Faktikisht, situata parazgjedhore e perceptuar nga publiku ngjan prane nje barazimi. Elektorati shqiptar ka preferuar alternancen ne pushtet, mosbesues nga politika e nen moton vetjake te moslejimit shume te gjate te majmjes se pozites me pushtet (sepse ne 19 vjet tranzicion pak ose aspak ka besuar se partite e politika ne pergjithesi “bejne per popullin”).
PD ka elektoratin e vet bazë, PS i ben gati-gati karshillek ne fuqi numerike terheqjeje te votuesit por ka meriten se ofron alternance ndaj nje qeverie qe deshtoi ne zbatimin e “Duarve te Pastra” dhe madje vrau për të mbrojtur korrupsionin.
PS arriti te largoje (revolucion ne “Jurassic Park”-un e Evropes!) një kryetar humbes që 8 vite më parë dhe ofron një menaxher të provuar me sukses në administrim pushteti si Rama. Skandalet e shumices shtojne terheqjen per te. Per mendimin tim, koalicioni i PS-se i fiton bindshëm zgjedhjet e qershorit.
Letër e nënshkruar: Gjergj Kajana

Mos ia fut kot o Gjergj, ku ka perceptim te publikut per barazim kesaj radhe. Mendjet e njerezve jane kthjelluar, vjedhjet do te ulen ne maksimumin e mundshem, eshte e veshtire te genjehen
njerzit nga perrallat e Sales dhe Metes (koketul e pa tru, si thote Noli i madh); nuk ka me lufte “rrote me rrote”.Edhe PS eshte pastruar nga sharlatane e njerez te tjere te poshter, qe shiten per “30 aspra” si Islam e Malaj e ndonje tjeter i kamufluar aty brenda. Njerezit ne shumice absolute votojne subjektin e majte PS dhe jo emra te vecante, se na plasi ne per Malen e Islam me shoke, se te shkolluar si puna e tyre, xhaxhi ka pergatitur me shumice, por jane aq te ndershem sa nuk mund te behen pjese e kesaj politike felliqesire e te poshter e perpiqen te sigurojne jetesen e tyre e te familjeve me ndershmeri e djerse.