Nga Edona Llukaçaj
Me rastin e 84-vjetorit të Kadare u ndërmorën disa nisma për të nderuar këtë shkrimtar kult të vendit tonë.
Edhe në rrjetet sociale grupe e individë iu referuan figurës së tij këto ditë.
Ndër të tjera, ndjekësve iu drejtohej pyetja se cili ishte libri i tyre i preferuar nga ky autor.
Ndonëse për punën time kërkimore të fokusuar gjerësisht mbi letersinë e Kadaresë kam lexuar me shumë ëndje librat e tij, kësaj pyetjeje nuk kam arritur kurrë t’i përgjigjem.
Kur një libër mund ta dashurosh për një paragraf, për një fjali të vetme, si mund të kesh vetëm një roman të preferuar nga Kadareja, ky shkrimtar ekol i kohërave tona? Të gjithë kemi mbledhur eshtra me “Gjeneralin”; te “Kronika” kemi zbuluar sekretet e qytetit të gurtë, si fëmijë që rendin në “sokakun e të marrëve”; kemi qëndruar e rezistuar te “Kështjella”; kemi heshtur si përkthyesit fjalë-prerë “Dimrit”; jemi vërvitur në zyrat makth-ndjellëse të “Pallatit” e kështu me rradhë.
Por këtë herë pyetja më tundoi t’i pergjigjesha: “Piramida”.
Nëse librat do kishin stinë, ky mot angushtie politike me struktura të premtuara ultra-moderne dhe me breshëri “anti-shpifje” padyshim se do kishte këtë roman si strehë.
Simbolika shumë- përfshirëse e piramidës së Keopsit rrëfyer në romanin e para disa dekadave, në fakt, është krejt e prekshme edhe sot. Teksa i servirte lexuesit të tij paralelizmin letrar të nje tjetër regjimi, Kadareja, si në shumë prej veprave të tij skiconte portretin e vetë shtypjes.
Në libër, autori i referohet arsyes së ndërtimit të piramidës. Kryekëshilltari i thotë faraonit famëlartë se ai duhet të urdhërojë ndërtimin e një piramide aq të madhe e që duhet të marrë aq shumë kohë, energji e fonde sa populli i preokupuar me këtë qëllim të paarritshëm dhe me varfërinë që ndërtimi i piramidës do mbilltë, do të harronte të mendonte për sundimin e tij.
Në fakt, ndërtimi i piramidës do të shërbente kryesisht që njerëzit të harronin të mendonin e të flisnin.
E një populli që i ndalon mendimin e fjalën, në kohë, e kthen në një komunitet të bindur, dritëshkurtër e memec, meqë thjesht është i paaftë edhe për të kundërshtuar të keqen që e pllakos.
Sigurisht bota e përparuar nuk udhëhiqet nga faraonët. Por edhe liderët ambiciozë të dalë nga vota e lirë kanë mënyrat e tyre të kontrollit të mendimit dhe fjalës, që në thelb janë shumë të ngjashme me ato të lashtat për të cilat Kadare shkruan.
Për shembull, ligji bërë i famshëm aq mjeshtërisht si anti-shpifje është veçse një kyç modern mbi simbolin e fjalës së lirë, e kryesisht mbi median. Me një etiketë të stisur, a thua se të gjithë gazetarët dhe intelektualët e vendit vec shpikin e përflasin punën e mirë të udhëheqjes, ligji i detyron ata të heshtin, ose të paguajnë haraçin (si Kadare dikur për disa prej veprave të tij).
Kjo, rrjedhimisht, të bën të mendosh se pse puna e mirë e për të mirën e kombit do kishte kaq frikë fjalën, edhe sikur kjo të ishte vecse një shpifje e ulët? Vërtet, kë tremb kaq rëndë kritika hipotetike?
Në kohët moderne, po ashtu, njerëzit nuk mbajnë më mbi kurriz gurë për piramida gjigande a struktura impresive.
Por secili prej nesh e ndien mbi supe, ashtu si do e ndjejnë brezat e ardhshëm, barrën e privilegjeve të disave, si mund të përkufizohen edhe koncesionet bujare dhe aspak strategjike, këto piramida bastarde të së tashmes. E barra e mundësive të kufizuara dhe të nesërmes së pasigurt nuk lë shumë vend për mendime: ose merr arratinë ose shtypesh nën peshën e pamundësisë.
Si Kadare sugjeron, simbol-piramida duke kërrusur mendimin e prerë gjuhën, mbi të gjitha vret kulturën e elementet që mbajnë një komunitetet gjallë dhe kompakt.
Prandaj shqetëson katërciperisht shembja e vendosur e teatrit dhe ndërtimi në vendin e tij të një piramide të standarteve moderne.
Ashtu i vjetër, me materiale të këqija e me çdo mangësi që mund të ketë, teatri është i joni, ndoshta i përshtatshëm vetëm për t’u bërë muze e për të ekspozuar të brendshme aktorësh a poture të fenomeneve të fundit të filmit shqiptar, që qëndrojnë si piramida në rërë…
****
Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Aq me shume ne kapitalizem te fuqishmit mbi kurriz do ti mbajme.
Xhungla demokratike permban te gjitha speciet, te cilat jane te detyruara te zbatojne ligjet e saje.
Deri me sot kemi pare vetem piramida “luanesh”!
Edhe po nuk i ngriten vet luanet jane kafshet e tjera qe i ngrejne ne te gjalle te tyre…
Edhe Malua ka vendosur ndonje gure ne piramiden shqiptare…
Ku t’i kërkoj rrënjët e tua, Parti?
Si një rrap madhështor mbi këtë vend të lashtë
Ke mbirë ndanë udhës ku shkojnë shtrëngatat
Ato rrahin të të shkulin,
Por ti veç vaditesh
Prej shqotës së tyre
Dhe mes shqotave rritesh
Jete te gjate dhe suksese gjigandit Kadaré i cili e ngriti shqipen ne eliten e letersise boterore.Kontributi i tij per permiresimin e imazhit te Shqiperise ne bote eshte i pakrahasueshem dhe nuk ka idiot qe e nxin figuren e tij,gjithesecili t’i beje pyetje vehtes se çfare ka bere per vendin e tij perveçse baltes qe hedh perdite dhe shan e nxin te miren ,te madherishmen,qe ben letra anonime kunder Kadarese etj.FALEMINDERIT I MADHI Kadaré.
Pyetja qe do te beja une eshte se pse edhe sot autori i “Piramides” vazhdon te heshte e te mendoje me shume per xhinglat e minglat personale sesa per interesat kombetare? Si nuk beri nje kritike qy “gjeniu” as kunder bemave te Saliut e as kunder bemave te Ediut. Kaq lire e ka shitur “gjenialitetin” e tij! Kulmi i uljes se vetes ishte momenti kur u ankua
Pyetja qe do te beja une eshte se pse edhe sot autori i “Piramides” vazhdon te heshte e te mendoje me shume per xhinglat e minglat personale sesa per interesat kombetare? Si nuk beri nje kritike qy “gjeniu” as kunder bemave te Saliut e as kunder bemave te Ediut. Kaq lire e ka shitur “gjenialitetin” e tij!
Edona si gjithmone sakte thjeshte dhe shpreh mendimin e shumices se qytetareve shqiptare
Autoren e uroj te mos bjere kurre viktime e shpifjeve te tipit alla berishiste!
Shkrim i perçartur dhe i hallakatur. Pa nje bosht qendror dhe nje llogjike koherente. Autorja ngaterron qellimisht ligjin per antishpifjen me të drejten per te kritikuar. Pastaj merret me koncesionet dhe e mbyll me teatrin! Thjesht mendime personale te dikujt. Të ankohesh sot per lirinë e shtypit, siç i thonë nje fjale popullore, te vret Zoti. Le te kujtojne kohen e Berishes më parë keta qe u eshte hapur sot goja sa nje kamare. E verteta eshte se media eshte mesuar keq keto kohe te shaje dhe te shpifë. Disa kane arsye ideologjike qe i dalin kunder Rames, disa te tjere pasi u eshte mbyllur rubineti i parave te pista me te cilat ishin mesuar etj etj. Rama duhet kritikuar nga mengjezi deri ne darke, por shpifjet dhe sharjet nuk duhen lejuar. Por mediat sot kerkojne liri totale dhe tê papergjegjshme. Pra te mos marrin pergjegjesi per ato qe shkruajne. Eshte njelloj sikur neser te kerkohet qe individet te mos marrin pergjegjesi per ato qe bejne! Ku shkojme keshtu?!
Ndërsa unë po mendoj ta lë “…punën time kërkimore të fokusuar gjerësisht mbi letersinë e Kadaresë…” pasi mendoj kaloj në studimin e poezisë popullore:
Pika vreshtit që s’bën “koqe”,
Vit për vit nga një karroqe!
Çfarë analogjish, ngjashmërish apo paralelizmash gjenden në këtë shkrim midis qëllimeve e veprimeve të faraonëve dhe qëllimeve e veprimeve që janë materializuar në ligjin kundër shpifjes apo edhe rreth piramidës që do të ndërtohet mbi gërmadhat e teatrit kombëtar të kalbur!
Është fakt i pranuar që metafora përbën identifikim përmes ngjashmërisë.
Kurse alegoria gjen ngjashmëri e heq paralelizma identifikuese, veçse midis realitetesh më të gjera, sikurse në këtë shkrim!
Dhe nuk e di se përse tani po më vjen një përfytyrim “alegorik” që gjen ngjashmëri të madhe midis midhjes së Butrintit dhe seksit njerëzor të femrës!
“” …Në fakt, ndërtimi i piramidës do të shërbente kryesisht që njerëzit të harronin të mendonin e të flisnin “”.
Mund te shpjegohesh me qarte per kete konkluzion te shkruar, prej jush, Edona ? Si mundet qe Piramida te kete efekt magjik afat-gjate mbi Popullin, mbi Qytetaret ?.
A e di Ti, Edona, se me gjallje nuk u kerkua te ngrihej Piramide ? Te ishte gjalle Ramizi, do te gjeje pergjigje per arsyen e ngritjes se Piramides.
A eshte e drejte dhe njerezore qe mbi personin qe me Sistemin qe udhehoqi , ngriti ne nje kohe te shkurter nivelin arsimor dhe kulturor te popullit te vet, te hidhet balte e t’i mohohet ky kontribut ?
Vete Ismaili – kulti yt, e dini ku u arsimua ? E ndaloi kush ?
Vetem nje gje Ai nuk arriti te ndreqte ne karakterin e Ismailit, etjen e Tij per fame dhe Para. Kete nuk ia korrigjoi dot Enver Hoxha, pra qe Ismaili te ishte me prane halleve te Popullit, sic bene Driteroi, Llazar Siliqi Xhevahir Spahiu etj poete e shkrimtar te shquar te asaj periudhe. Ismaili-kult ishte sikur shkrimtar i “oborrit” qe shkruante me piksynime te qarta per karieren e vet si edhe per perfitime po te qarta personale.
Ndersa verejtja ndaj, Faraonit Edi R., mendoj se qendrojne dhe imponimet e Tij jane te kritikueshme, deri ne mospranim.
Morali njerezor duhet te jete i…KOMANDUAR, natyrisht ne menyre DEMOKRATIKE . Njerezit e dijes, artit e kultures te organizua ne AKADEMI SHKENCASH, duhet te prodhojne ligje; politike, morale e kulturore dhe askush nuk duhet, ne nje stad te dhene, te maredhenijeve shoqerore, te beje “sipas kokes se vete” mbeshtetur tek maxima idiote “jam vetevetja” ..Ne kete vend, qe kur E . HOXHA diktoi parimin;: “zeri i mases”, te gjithe u bene “oratore” spiun e intrigator . Me nderrimin e sistemit toleruar nga “teoria” e fjale se lire, gjuha (ne fakt llapa) u shfrenua deri ne ate mase sa; cdo individ gazetar publicist “artist” (sidomos artist) politikan e zyrtar; NXJERR nga goja, cdo gje qe i VJEN nga B..YTHA ….dhe tani S’ DIME, kush eshte e VERTETA..as per kadarene, as per SPAK-un, as per minimumin jetik, te te ardhurave te perditeshme .