Nga Shaban Murati
Botuar në DITA
Në qarqet diplomatike në Moskë ende nuk i kanë dhënë dot shpjegim rrufesë në ditën për diell që presidenti rus Vladimir Putin lëshoi në drejtim të Shqipërisë në 4 mars. Në bisedën telefonike për luftën në Ukrainë me kancelarin gjerman Olaf Sholc, presidenti i Rusisë i deklaroi kancelarit se “në Ukrainë ne po shohim gjithnjë më shumë mercenarë nga vendet e treta, përfshirë Shqipërinë”.
Menjëherë lindin disa pikëpyetje, të cilave logjika diplomatike e ka të vështirë t’u japë shpjegime. Është vështirë të shpjegosh përse presidenti i Rusisë vendosi t’i ankohet kancelarit gjerman në radhë të parë për Shqipërinë se ka dërguar mercenarë në Ukrainë, në një kohë kur sipas vetë shtypit rus në Ukrainë kanë ardhur mercenarë dhe vullnetarë nga 52 shtete të botës për t’u bashkuar me forcat ukrainase.
Është vështirë të shpjegosh që presidenti i Rusisë nuk përmendi pesë shtete të NATO-s, disa prej të cilave në kufi me Rusinë dhe të cilat ditët e fundit kanë hequr në parlament ndalimin ligjor për shtetasit e tyre që të shkojnë vullnetarë për të luftuar në Ukrainë, kurse Shqipëria dhe Kosova e kanë në fuqi ligjin që ndalon shtetasit e tyre të luftojnë në vendet e huaja.
Është vështirë të kuptosh që në kulmin e invazionit ushtarak rus për pushtimin e Ukrainës, të cilin presidenti Putin po e drejton personalisht, dhe kur gjithë shtetet demokratike të BE, të NATO-s, të Europës dhe të botës i janë vënë kundër agresionit rus, kreu i Kremlinit veçon dhe i bie ndërmend të ankohet në radhë të parë për Shqipërinë.
Pra në kohën që atij, siç thotë një shprehje e bukur e Shqipërisë së Mesme “i këndojnë 100 kumri në kokë” nga hallet e papërballueshme të luftës në Ukrainë dhe nga marrëdhëniet e acaruara maksimalisht me Perëndimin, presidenti rus në bisedimet me kancelarin e shtetit më të fuqishëm europian shfaq si shqetësim diplomatik dhe ushtarak Shqipërinë e vogël, që për Rusinë ndodhet në anën tjetër të botës.
Është një enigmë diplomatike të shpjegosh se përse presidenti i Rusisë iu ankua për Shqipërinë kancelarit gjerman, nivel që e bën akuzën më serioze.

Krijon një habi shtetërore pretendimi i presidentit rus për “mercenarët gjithnjë e më shumë nga Shqipëria”, i cili krijon përshtypjen sikur Rusia dhe armata e saj e pafund prej dyqind mijë forcash që po lufton për të pushtuar gjithë Ukrainën, qenkan shqetësuar nga disa mercenarë, që sipas presidentit rus kanë shkuar nga Shqipëria të luftojnë në Ukrainë.
Nëse dikush do të kërkonte një batutë të suksesshme komike mund të thoshte në një auditor se mercenarët nga Shqipëria po ndryshojnë fatet e luftës në sheshin e betejave në Ukrainë dhe presidenti rus si kryekomandant i forcave të armatosura ruse është shqetësuar nga kjo rrethanë.
Përtej disproporcionit diplomatik dhe hiperbolës së mendimit presidencial rus, pretendimi apo ankimi i presidentit Putin te kancelari gjerman se në Ukrainë po sheh gjithnjë e më shumë mercenarë nga Shqipëria, është një zhvillim i cili nuk mund dhe nuk duhet të kalohet me indiferencë në Tiranë nga zyrat qeveritare.
Nuk është ndonjë media ruse që po flet për Shqipërinë, nuk është as zëdhënësja e MPJ të Rusisë, e cila i ka qejf shakatë dhe sarkazmat në konferencat e saj të përjavshme të shtypit në ministrinë e jashtme ruse me shtypin e huaj.
Kemi presidentin rus Vladimir Putin, i cili në një situatë të jashtëzakonshme për shtetin e tij dhe në një nga bisedimet më të rëndësishme me kancelarin e shtetit më të fuqishëm europian, parashtron si ankesë emrin e Shqipërisë.
Vladimir Putin është shtetar serioz, që nuk e njeh familjaritetin publik me shakanë. Ndaj përmendja nga ai e emrit të Shqipërisë në 4 mars në bisedimet me kancelarin gjerman, në kulmin e luftës së armatës së madhe ruse për pushtimin e Ukrainës, nuk duhet parë në Tiranë si vërejtje kalimtare. Nuk duhet harruar që presidenti rus është president i qitjeve të largëta.
Në planin diplomatik dhe strategjik lëvizja e tij në drejtim të Shqipërisë tregon se presidenti Vladimir Putin ka krijuar një çështje artificiale me emrin “Shqipëria” dhe kjo duhet të krijojë shqetësim dhe reflektim në zyrat qeveritare në Tirane. Lidhur me Ukrainën presidenti Putin nuk i ka në refene as mercenarët nga Shqipëria dhe as mercenarët nga 52 shtete të botës. Pra përmendja e Shqipërisë nga Putini nuk lidhet me Ukrainën sot, por lidhet me Shqipërinë dhe me Ballkanin nesër.
Ndaj nuk mjafton vetëm hedhja poshtë si shpifje e pretendimit të presidentit rus për mercenarët shqiptarë, që gjoja po luftojnë në Ukrainë. Mos harroni se në 18 shkurt 2022 ishte ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov, që hodhi i pari pretendimin rus të nivelit të lartë për mercenarë nga Shqipëria në Ukrainë.
Në datën 7 mars qeveria e Rusisë me porosi të presidentit rus Putin hartoi dhe publikoi në faqen e saj zyrtare “government.ru” listën e shteteve armike të Rusisë, ku përfshihet edhe Shqipëria. Moska e klasifikon zyrtarisht Shqipërinë një shtet armiqësor për Rusinë.
Presidenti rus dhe shteti rus kanë krijuar një çështje me emrin “Shqipëria”. Është vërtet artificiale, por kjo ka pak rëndësi, sepse rëndësia dhe shqetësimi buron nga fakti se përse një shtet i fuqishëm si Rusia, me ambicie të pakufishme në Europë dhe në Ballkan, stis një çështje diplomatike të re në drejtim të Shqipërisë.
Dhe jo vetëm e krijon çështjen e re, por duket se ajo është projektuar për zbatim, përderisa shpallet në kulmin e një lufte të ashpër për pushtimin rus të Ukrainës, në kulmin e një fushate kërcënimesh ushtarake ndaj Aleancës Atlantike, të cilat kulmuan me kërcënimet bërthamore të presidentit rus, dhe në kulmin e një fushate shantazhi ndaj të gjitha shteteve atlantike, europiane dhe perëndimore, që po mbështesin Ukrainën në mbrojtjen e lirisë dhe të pavarësisë së saj nga agresioni rus.
Tirana duhet ka konsiderojë çështjen “Shqipëria”, të ngritur nga presidenti rus, si një kërcënim i ardhshëm direkt ndaj Shqipërisë. Tirana duhet të kthjellohet dhe të mos nanuritet me ëndrrat manilloviane se i ka NATO raketat dhe Shqipërisë i duhet vetëm gjumë.
Zyrat qeveritare të Shqipërisë duhet të shkundin nga kokat e tyre iluzionet infatileske se Rusia nuk është vend armik i Shqipërisë dhe i NATO-s. Le ta lexojnë me vëmendje komunikatën zyrtare të qeverisë ruse në 7 mars me listën e shteteve armike, ku është edhe Shqipëria. Në Tiranë duhet të shikojnë se çfarë i bëri Rusia Ukrainës, një populli vëlla të një race dhe të një feje, dhe me një histori të gjatë të përbashkët, ndaj së cilës brenda 8 vitesh Moska ndërmori dy agresione ushtarake duke i aneksuar territore, dhe të imagjinojnë se çfarë mund t’u bëjnë shteteve si Shqipëria, të cilën Moska historikist ua ka lënë kafshatë aleatëve të saj në Ballkan.
Nuk e di nëse ka ende mendje qeveritare të turbulluara në Tiranë që vazhdojnë të mendojë edhe tani, pas agresionit rus dhe pas raporteve të tanishme më të acaruara se kurrë që nga lufta e ftohtë midis Rusisë dhe NATO-s, si dhe pas shpalljes zyrtare të listës së shteteve armike të Rusisë, që të mendojnë ende se Rusia nuk është armik as i Shqipërisë dhe as i NATO-s, me të cilën Rusia i ka prerë zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike qysh në tetor të vitit të kaluar.
Nuk e di nëse ka ende ndikim në radhët e qeverisë ndonjë anëtar qeverie, i cili me mendjelehtësinë diplomatike që të japin pantallonat e shkurtra, afishonte filorusizmin e tij duke deklaruar se Rusia mund të jetë partner strategjik i Shqipërisë.
Presidenti rus Putin e krijoi tani çështjen artificiale “Shqipëria” në funksion të strategjisë për ta përdorur më vonë. Më vonë dontë thotë pas Ukrainës. Është çështje, që Rusia pritet ta përdorë pasi të pushtojë Ukrainën, të vendosë atje një qeveri proruse dhe pasi të realizojë objektivat, që presidenti rus i ka vënë ndërhyrjes masive ushtarake ruse në Ukrainë.
Pra bëhet fjalë për periudhën pasi të mbyllet për Moskën çështja “Ukraina” dhe Rusia do të përurojë serinë e dytë të luftës së saj gjeopolitike kundër NATO-s dhe Perëndimit. Kemi tashmë një përvojë të kodifikuar ruse. Pas agresionit të parë rus në Ukrainë në vitin 2014, të cilin nuk dihet përse disa qarqe diplomatike politike dhe mediatike europiane nuk e përmendin, ndonëse ai agresion rezultoi me aneksimin e Krimesë dhe me shkëputjen faktike të Donjeckut dhe Luganskut, Rusia e zhvendosi qendrën e përplasjes së saj gjeopolitike me Perëndimin në Ballkan.
Kjo zhvendosje e strategjisë gjeopolitike ruse në Ballkan prodhoi ndërhyrjen dhe implikimin rus në përpjekjen për grusht shteti në Mal të Zi në tetor 2016 për ta penguar atë shtet të anëtarësohej në NATO. Prodhoi ndërhyrjen dhe implikimin rus në përpjekjen për grusht shteti në prill 2017 në Maqedoninë e Veriut për të penguar anëtarësimin e atij shteti në NATO. Prodhoi për herë të parë ndërhyrjet e Rusisë në proceset zgjedhore në Bullgari, Moldavi, Greqi, Shqipëri, etj.
Në fushatën e parë gjeopolitike antiatlantike dhe antiperëndimore në Ballkan pas agresionit të parë rus në Ukrainë, Moska nuk shpalli zyrtarisht asnjë shtet armik. Tani Moska krijoi listën e shteteve armike dhe shteti i parë i angazhimit të posaçëm diplomatik të presidentit rus del Shqipëria. Në listën e shteteve armike ndaj Rusisë, që publikoi qeveria ruse në 7 mars, përfshihet edhe Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Rusisë i intereson veçanërisht i ashtuquajturi Ballkan Perëndimor dhe më konkretisht tre shtetet anëtare të NATO-s nga Ballkani Perëndimor, ku Shqipëria është shteti më i vjetër atlantik, që dikur ka qenë satelit i Moskës dhe ka pasur edhe bazë ushtarako-detare ruse në territorin e saj.
Presidenti rus sinjalizon aktin dhe të drejtën e Rusisë për hakmarrje ndaj Shqipërisë me pretekstin se ajo ka dërguar mercenarë të luftojnë kundër forcave ruse në Ukrainë. Nuk mund të parashikohet se si do të jetë hakmarrja e Rusisë, por e sigurt duket që në strategjinë ruse të ndërhyrjes dhe të tensioneve të reja në Ballkan pas mbylljes së çështjes “Ukraina”, Shqipëria pritet të jetë një target kryesor.
Presidenti rus nuk është nga ata udhëheqës, që harron apo që fal ato shtete dhe ata popuj, që i kanë shkaktuar inat. Forma të sofistikuara, direkte dhe indirekte, të ndërhyrjes ruse në Shqipëri duhen pritur dhe që do të formësohen në përputhje me strategjinë ruse të goditjes së interesave shtetërore dhe kombëtare të Shqipërisë dhe të Kosovës.
Presidenti rus për origjinë, formim dhe profesion është i apasionuar pas operacioneve subversive. Ndaj pas dosjes “Ukraina”, çështja “Shqipëria” mund të shndërrohet në një vale të re intensive të destabilizimit në Shqipëri. Duhet pritur gjithashtu një presion më i fortë rus mbi qeverinë dhe mbi shtetin shqiptar për dobësim lidhjesh me NATO-n dhe me BE-në dhe për forcim të lidhjeve me Serbinë. Moska e din se në planin strategjik një forcim i lidhjeve të Shqipërisë me Serbinë është zbutje dhe afrim i Shqipërisë me Rusinë.
Ndaj Moska e ka mbështetur fort projektin serb të “Ballkanit të hapur” si mekanizëm i distancimit të Ballkanit Perëndimor nga integrimi euroatlantik. Lidhjet ruse të Serbisë, si në planin ekonomik ku Serbia është anëtare e “Unionit Ekonomik Euraziatik” të drejtuar nga Rusia, ashtu dhe në planin ushtarak ku Serbia është vëzhguese në aleancën ushtarake “CSTO” të drejtuar nga Rusia, në një mënyrë ose tjetër do të bëhen qendra të tërheqjes së Ballkanit Perëndimor nga Rusia.
Rusia i ka idiotët e saj të dobishëm në Shqipëri, i ka në qeveri, në diplomaci, në ushtri, në institucionet shtetërore, në qarqet akademike, në mediat shqiptare, në rrjetet sociale, në të ashtuquajturën shoqëri civile, etj. Rusia e di se Tirana, megjithë atlantizmin e saj pompoz, e ka ruajtur në frigorifer Traktatin e saj të Miqësisë me Rusinë të sigluar në vitin 2004, dhe ministri i jashtëm rus Lavrov jo më kot i tha në vitin 2020 Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë, një shteti anëtar të NATO-s, se “Traktatin e kemi gati, le ta vemë në veprim”.
Moska e din që i ka dorëzuar Tiranës qysh në vitin 2015 marrëveshjen ruso-shqiptare që të bashkohet me bazën ushtarako-diversioniste të Rusisë në Nish të Serbisë dhe Tirana nuk e ka refuzuar zyrtarisht, por e mban në frigoriferin diplomatik. Edhe pasi Shqipëria është bërë anëtare e NATO-s, edhe pasi Rusia ndërmori agresionin e parë kundër Ukrainës dhe aneksoi Krimenë, ka propozime për partneritet strategjik me Rusinë. Rusia e njeh mirë këtë koniukturë të rrëshqitshme politike shqiptare.
Çështja artificiale “Shqipëria”, që krijoi presidenti Putin, duhet konsideruar sinjal i formave të reja të ndërhyrjes ruse në punët e brendshme të Shqipërisë pas mbylljes së çështjes “Ukraina”. Ndërhyrjet e reja ruse pritet të kenë pasoja të rënda negative për zhvillimin demokratik të Shqipërisë, sepse përbërja politike dhe sociale e partive kryesore shqiptare karakterizohet nga lidhje të vjetra okulte me Serbinë dhe me Rusinë.
——
©️Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Ne Ukraine po shkojne per te luftuar nga e gjithe Europa. Kushti eshte, qe ata te mos jene pjesemarres aktive ne forcat e armatosura te nje shteti. Psh, kane shkuar veterane te luftrave ne konflikte te ndryshme, por qe nuk jane forca aktive te nje shteti europian, pra jane ushtarake ne pension.
PSE MINISTRJA E JASHTME OLTA XHACKA KJO ZONJE E HEKURT NE THOJZA NUK JU DREJTUA RUSISE ME FJALET ………..LARG………….. DUART NGA … SHQIPERA… SIC BERI NE RASTIN E UKRAINES ????? APO VURI MEND SE GJITHE SHQIPERIA E TREGOI SI BARCALETE???? SHUME E ZONJA SKE CI THUA……
Edhe une e kam shkruar me pare per “shqetesimin” e Lavrovit dhe pas tij te vete Putinit lidhur me shqiptaret qe po “luftojne ne Ukraine”, nderkohe qe permendja e Shqiperise dhe Kosoves s’ka asnje lidhje me pretekstin fals, gje qe edhe kancelari gjerman, edhe çdo budalla tjeter e kupton. Thelbi eshte se ne rast se Putini fiton, radhen e kane kokat e shqiptareve qe te bombardohen nga avionet, tanket dhe raketat serbo-ruse. Xhafer Devët jane gati, Sala, meta dhe luli. Rama ka ende kohe te shpalle ne se do te jete pjese e qeverise kukull e Moskes.
Sa te kemi kryeministyer Edi Ramen,qe jo me kot e ka mik Vucicin,nuk na gjen gje!
Rama eshte edhe mik i Rusise dhe ne se Putini e kewrkon,Ramot Rama po ua nxin jeten shqiptareve duke i detyruar te ikin jasdhte,qe te viojne afganet,sirianet,bangladeshasit,sirianet etj qe nuk u behet vone per Shqiperine!
Shkurt:Rama eshte gatyi ta shese Shqiperine pa pyetur shqiptaret,ndersa shgqiptaret luten se,:Po iku Rama do vije Basha”etj!
Rama nuk eshte ase mik i Rusise dhe ase mik i Vuçiçit. Rame eshte munduar qe shqiperia te jete faktor stabiliteti ne Ballkan.
Edi Rama i ka treguar te gjithe Botes se Shqiperia eshte faktor Stabiliteti. Ne se vjen rrebeshet ato nuk vijne perfaj te shqiperise.,por per fai te Serbise e cilka dihet nga te gjith qe ne Ballkan dhe ne Evroop eshte mina me sahat ne duart e Rusise.
Evropa Shtrige e ka sjell nga stepat e Rusise dhe e beri shtet duke grabitur tokat Ilire dhe sote po kjo Serbi eshte koburja ne duart e Rusise.
Evropa pasi perfundoi lufta ne Kosove Shqipotaret i Carmatori ndersa Serbin si gjakatare e armatosen edhe Rusia edhe edhe Evropa e sote i sillen rrotull duke ju servilosure per ta afruar ne Evropdhe Serbia tallet me Evropianet here u thote jemi me ju e here u thote Jemi me Rusin.
Keshtu çfardo qe te ndodhe nuk ndodhe per fajne e Shqiperise por per fajne e Serbise .
Edi Rama u mundua duke bere te pa munduren per ta afruar me ta si fqinje pore me sa duket eshte e pa mundur
Ramen mos mundoheni per ta ber mik me Rusin se mik me Rusin eshte Berisha dhe Meta e jo Edi Rama.
Berisha e Meta si Mikte Rusise te cilet jan gati te kerkoj ndihme kunder Amerikes,kjo duket ashiqare.
Vetem dy gjera –
e para – Putin ne bisede me kanzelarin gjerman ka folur per vende te treta pa specifikuar Shqiperine ne vecanti, sic ka qejf ta besoje Shabani.
dhe e dyta qe e ben krejt nul fiksimin e Shabanit eshte super-Brrockulla e tij “…Rusia i ka idiotet e saj te dobishem ne Shqiperi, i ka ne qeveri, ne ushtri, ne institucione shteterore, ne qarqe akademike, ne mediat shqiptare etj, etj…”!!
Ose Shabani perfundimisht ka lajthitur, ose perfundimisht Shqiperia duhet ta pranojme se qenka nje domen i Rusise me shume edhe se Bjellorusia e Lukashenkos.
Keto ose oset e tua nuk jane krahasim paradoksesh.
Te lajthitur ka bota plot. Dhe te nendosh qe nhe kurve si puba jote merr e zgjedh cili do jete i lajthituri.
Shqiptari i shkrete qe do e haje katerkembeshin si sic e ka ngrene, apo Shabani qe ju thote hapni syte se po ju merr Ramuti me qafe. Dhe te mos shkoje mendha te krahasohesh me Bjellorusine.
Kesaj i thone te lajthisesh fare
mirela moj, qetesohu dhe perqendrohu! Me keq se Bjellorusia te ka bere ky Shaban Murati kur te shkruan se ne qeveri, ushtri, ekonomi, akademi e kudo paskemi idiotet e dobishem te Rusise ne krye. Kaq te mjafton te kthellohesh e ti drejtosh lajthuitjet aty ku duhet.
Ju patriotet e medhenj e dini me mire kete pune! Ne bagetia poshte nga ju presim, qe problemi kosovar -tani edhe ai shqiptar, dreqi e marrte- te mos shkoje deri prag te luftes! Por ani, edhe tek pragu i luftes po te shkoje, me te tille patriote sy-petrita dhe guximtare si ju, ne do te fitojme gjithmone!
Jo per gje, por ka nga ata maskarenj qe thone, se ju patriotet e medhenj te shpini deri tek pragu i luftes dhe pastaj zhdukeni nga mejdani!
@ (Kullufje shqipfolese)
DREQI MARRTË ANTISHQIPTARËT!
Fillimisht të përshëndes me Këngën e Bukur me Famë Botërore: GREKO MASKARA!
Nuk perben ndonje problem shqetsues per ne ankesa e Putinit .Putini ne fjalimin e tij, pas vendimit per te pushtuar Ukrainen tha se ai do qe ti kthej lavdin perandorise Ruse .E filloje qe nga Lelinin ,Stalini ,Hrushovi ,Gorbacovi e Jelsin ,qe paskan gabuar ne politikat e jashtme e kane demtuar interesat e popullit shumkombesh sllav.
Nga delkarata e tij ceshtja shqiptare nuk ze asnje vend ne synimet e Putinit .Po cila eshte arsyeja qe ju ankua Kancelarit Shouls.Ka vetem nje gozhde qe s’poi del ne shteg. Ceshtja Kosove- Serbi .Sa me shume te zgjas mos marveshja Kosove -Serbi aq me te lehte e ka Putini te justifikoje nderhyrjet ushtarake per te pushtuar ish vendet, qe ai i quan te tijat, Sllave .Deri me tani ika ecur .Krimen e aneksoje pa mete voglin rezistence ne syte e botes .Ne Gjeorgji dha nje sinjal qe tregon se e ka ne shenjesrten e aferme .Ne Ballkanin perendimor do qe pozicjoni i Serbise te jete dominues.Ka trazuar disa here Malin e Zi dhe se fundmin Bosnje-Hercegovinen.Te gjitha keto kane rreziqe nese pushtimi i Ukraines dote behet realitet.
Por edhe nese behet realitet Ballkani perendimor ,ku bejme pjese dhe ne ,kurren e kurres nuk bie ne duarte e Rusit vendet e Ballkanit perendimor ,perjashtuar vetem Serbine .Gjithe propaganda e Putinit ne keto momente eshte qe pervec Ukraines te siguroje Serbine e ndonje shteg tek Bosnje-Hercegovina .Me Shqiperine, Kosoven, Malin e Zi dhe Maqedonin e Veriut kapitulli eshte i mbyllur .
Pse zuri ne goje Shqiperine e jo vendet e tjera te Ballkanit perendimor .Po ti kthehemi pas historise se mardhenjeve SH.B.A -Rusi .Putini ka ne mendje ti kujtoje SH.B.A dhe Evropes kompromiset qe jane bere midis Kendeit dhe Hrushovit per zbutjen e konfliktit ushtarak midis tyre .Sic vendosen te largohen nga Shqiperija Ruset por te qendrojne ne Kube duan ta aplikojne dhe me disa vende fqinje ne Evrope . Me konkretishte te pakten te trehiqen SH.B.A dhe Evropa nga pranija ushtarake e politike ne Ukraine ,ne vendet e Balltikut ,Poloni e pse jo nga Rumanija e ndonje vend Skandinave . Per keto kompromise eshte zene ne goje Shqiperija e jo se dote mari mundimin te na sulmoje.
Ne jemi te rezikuar vetem nga sjelljet tona politike brenda perbrenda qe po i bejme lemsh mardhenjet brenda partive politike perball Aleatve tane strategjike. Ngjarjet e fundit, trajektorja qe mori Pd mbas zgjedhjeve te 6 Marsit, do te rendoje shume ne klimen politike brenda perbrenda si dhe ne mardhenjet e sforcuara me Aleatin tone SH.B.A.Keto si dhe angazhimet e SH.B.A, per te pastruar ata qe mbajne peng vendin tone, jane me te rrezikshme se shpallja armike e vendit nga Putini .Kjo klase politike e degraduar dhe e korruptuar ,bene qe Putini te realizoje ato qe kerkon ne Ballkanin perendimor .Paqartesit, qendrimet tolerante ndaj Serbise , jeta politke brenda nesh me devijime te theksuara per pushtet , shmangja nga ndeshkimiiDrejtesise ,jane ndihma me e madhe qe i jepet Putinit ne situaten e re gjeopolitike .
Nuk ka rendesi, rezultati i votimeve te pjesshme lokale ,se sa benefiti qe ju dha Berishes si person i shpallur Non Grata nga SH.B.A.Kshtu ne nuk sherojme ato qe per 30 vjete po e mbajne vendin ne nje kolaps qe nuk lejon ndryshimin qe kerkone nje shoqeri demokratike .Shkodren, ne cfaredo pozicjoni ta gjukosh, nuk mund ti ndryshosh qasjet politike me pozicjonin e saj tradicjonal .Ajo do ta ndryshonte nese Pd nuk dote ishte prone e Berishizmit qe tashme duket se ka rrenje te thella nenjuepjese te popullsise .Te mos harrojme se nuk eshte Shkodra ajo qe ne perfytyrojme. Shume faktore te brendshem politike, levizjet e popullsise , te intelektualve shkodran ,si dhe varferija e kane lene Shkodren ne krahune krahinor .Kjo nuk ndodh me bastjonet e Ps ,qe kur udheheqsi ka deshtuar, te mos ndeshkohet nga populli me vote .Ky eshte ndryshimi qe merr vlera per demokracine .Nese do ishte ndeshkuar Berisha nga Shkodra prespektivat, si brenda Pd por dhe ne shkalle vendi, dote ishin shume here me te pritshme. Objekt i gjykimit e ndeshkimit dote ishin te gjithe ata politkane qe kane mbi kurriz korrupsjonin dhe mega skandalet me fondet publike e te politikave ekonomike. I qete e pa u zerdhire nuk dote ishte dhe Rama.Ne kushtet e sotcme, te nje situate te krijuar nga lifta ne Ukraine, nuk dote fliste me gjuhen e justifikimit ku vendi yne nuk ka rezervat e mjaftueshme te perballoje nje krize ku perfshihen shume biznese .Ketu dote jemi e do te mesoni se te gjithe ata drejtues shtetesh, qe e lene popullin ne meshiren e krizave, dote dorhiqen .Po kur kemi nje opozite e popull te nenshtruar e te blere ,zgerdhitja dhe deklaratat pa pergjegjsi quhen normale. Me nje shprehje: Shterngoni rrypin e su…, drejtuesit ja kane hipur popullit .
Zilet bien per ata qe kane veshe, por shqiptaret ne te dy anet e kufirit i kane mbyllur veshet me muzike tallava.
PËRGËZIME, AMBASADOR I SHQUAR!
…“Krijon një habi shtetërore pretendimi i presidentit rus për “mercenarët gjithnjë e më shumë nga Shqipëria”, i cili krijon përshtypjen sikur Rusia dhe armata e saj e pafund prej dyqind mijë forcash që po lufton për të pushtuar gjithë Ukrainën, qenkan shqetësuar nga disa mercenarë, që sipas presidentit rus kanë shkuar nga Shqipëria të luftojnë në Ukrainë”.
…“Nëse dikush do të kërkonte një batutë të suksesshme komike mund të thoshte në një auditor se mercenarët nga Shqipëria po ndryshojnë fatet e luftës në sheshin e betejave në Ukrainë dhe presidenti rus si kryekomandant i forcave të armatosura ruse është shqetësuar nga kjo rrethanë”…
Këto deduksione, nuk lenë hapësirë për të lehur mediokrit që fshihen pas togfjalëshit “Ministria e Jashtme”.
Të cilët nuk përjashtohet fare mundësia, që të jenë me të vërtetë, vartës të rëndomtë, të ministreshës së rëndomtë.
Deduksionet e Ambasadorit tonë të shquar Profesor Shaban Muratit, janë vërtetuar ndër vite. I ka vërtetuar koha, dhjetëra vite më vonë, nga data kur ai i ka botuar. Për të zezë të shqiptarëve(qeverive antishqiptare), të cilat kurrë nuk nxorrën mësime.
Uroj të mos ndodhë, që ta provojmë shijen e vërtetë të “vëllazërisë” me Vuçiç-Putinin.
Sepse atëherë, nuk do gjejnë shtrua të futen, langot e ministreshës…
1. Nuk e kuptoj pse e ka futur Rusia vendin tone ne listen e armiqve te tij.
2. Shqiperia nuk ka forca berthamore te drejtuara nga Russia. Por Rusia po e tremb Shqiperine.
3. Shqiperia mund te kerkoje te instalohen forca te tilla ne territorin e saje per te shmangur nje sulm nga direkt ap indirekt nga Rusia.
4. Ne jemi me te sigurte po te kemi nje aleance ushtarake direkt me SHBA-ne.
4. Fakti qe Nato nuk kerkon konfrontim direkt me Rusine
dhe do qe ti dergoje aeroplanet luftarak Mig 29 nga Polonia ne Kosove dhe qe andej ne Ukraine tregon se
pergjegjesine e mer Kosova.
5. Shqiptaret jane shqiptare “kudo qe ndodhen ne Ballkan” Ne duam ta lidhim fatin tone me Ameriken, “per mire apo keq”. Amerika eshte prioriteti jone. Nato mund te ndryshoje por Amerika mbetet po ajo.
6. Pra ne duam e duhet te jemi pjese e nje familje pro Amerikane. Rusia po thote, ne njefare menyre, a do jeni me ne apo kundra nesh ne rast se…..
7. Europa na ka refuzuar gjithmone “per aresyet qe ajo i di me mire se ne”.
8. Zgjidhja me e drejte per Shqipetaret kudo qe jane eshte:
” Nje lidhje e sigurte, jo konjukturale”,me SHBA-ne”
9. Problemi eshte:
a. A e pranon Amerika vendin tone te bashkejetoje, bashkepunoj, ta ndihmoj, te jete krahas saje “pamvaresisht egzistences se NATOS”?
b. Cilat jane kushtet, priteshmerite, deshirat e saje?
Keto jane pyetje qe kerkojne nje pergjigje.
Murat Shaban vulhumburi kerkon t’ju fusi friken lexuseve te gazetes duke sajuar thenje te Putinit dhe si gjithmon ne fund fajin e ka Tirana zyrtare qe nuk ja var fare ketyre kshillave te vyera te tija.
Rusia edhe sikur ta kete kaq kunj me Albanine e madhe me shum se te jesh ne NATO c’duhet bere sipas mendjes se ndritur te diplomatit te shquar?
Te rihapim transhet ,te rimobilizojm njesite vullnetare? Aman o Murat coje keshillen deri ne fund na thuaj edhe zgjidhejn qe ta cojm qyfren deri ne fund!
Kurve e Dule Putan Vucicit
Mirela moos merr zjarr si pushka dules Po ik ne Ukraine dhe provoni sa te vlen lekura .
Rreziku serbo rus për Shqipërinë është real dhe i prekshëm.Nese ka mbet ndonjë lider me 2 pare mend në trojet shqiptare duhet ta bisedojë me liderët e tjerë shqiptarë me mendje të vonuar.Reziku është serioz dhe aktual.
KAMBANAT E UKRAINES PO BIEN SE PARI PER POPULLIN E KOMBIN E MADH RUS
– Ndal genocidit e kasaphanes ruse ne Ukraine! Sot. Neser eshte teper vone!
– Neser eshte kurre !
Vladimir Putin eshte perzierja e careve ruse me nacional- socializmin- nazizmin hitlerian dhe strategjia agresive e tij ndaj Ukraines…
Vladimir Putin nuk ka asgje origjinale, krijuese aq me pak risi pervec kopjimit vulgar te blickrigut- Adolf Hitlerit dhe propagandes geblesiane “ genje e genje se dicka do te mbetet” si brenda edhe jashte Rusise!
Serbia ka qene thjesht koburja e saj në Ballkan me nje egersi deri në genocid dhe terror shteteror kunder Shqiperise natyrale e shqiptareve si popull e si komb!
Ukraina eshte shembulli me i fresket, por jo i fundit i ketij fakti historik!
Permendja acik e nderhyrjes shpetimtare te SHBA-se dhe NATO-s per clirimin e pavaresine e Kosoves në mars-qershorin e vitit 1999 nga Vladimir Putinit në fjalimin e tij tipik gebelsian diten e fillimit te agresionit kunder Ukraines eshte deshmia me e qarte e kesaj strategjie agresive e luftenxitese cari-naziste dhe e propagandes gebelso- hitleriane.
Ajo nderhyrje shpetimtare e SHBA- NATO-s eshte shembulli me i shkelqyer i nje lufte te paster me shpirt, me qellime e me karakter 24 karat humanitar per te shpetuar nje popull e nje vend te vogel nga genocidi, terrori shteteror, nga “ toka e djegur” dhe holokausti mbi 125 vjecar serbo- rus kunder Kosoves dhe shqiptareve në Maqedoni, Mal i Zi, cka edhe vet nje nga baballaret e BRSS, rusi Leon Trocki ne vitet 1911-1915 e ka pershkruar me hollesi lebetitese në shtypin rus te asaj kohe.
Sic duket Cekisti rus Vladimir Putin nuk i ka degjuar e jo me lexuar kurre kronikat e tij kunder tmerrit serbo- sllav ne Kosove e trevat me shumice shqiptare perreth!
Rusia historikisht ka qene kryeqendra cdo komploti kunder Shqiperise e kombit tone dhe nje burg popujsh e kombesh te ish- BRSS-se, qe nga caret e deri sot!
Ndaj keto fakte historike e pamjet e sotme tronditese qe po shohim e perjetojme sot ne Ukraine jane nje kambane alarmi, nje kushtrim per vigjilence, syceltesi, gatishmeri kunder komploteve, intrigave dhe agresivitetit te pa asnje baze, te paaresyeshem, te paprovokuar dhe krejtesisht ala- nazist ne kundershtim me te gjitha normat, rregullat dhe ligjet, marreveshjet, konventat kombetare e nderkombetare te Botes se sotme dhe me vete Karten Themeltare te OKB-se.
Ajo eshte nje thirrje e kushtrim madhor edhe per popullin e kombin e madh rus, qe mbajti e mbarti mbi kurrizin e gjakun lume te dhjetra miliona bijeve e bijave te tij si dhe barren kryesore te Luftes se Dyte Boterore kunder nazi- fashizmit.
Historia, mbare njerezimi, brezat e ardhshem te popullit e Kombit te madh ruse nuk do tua falin kurre asnje tolerance e indiference te tyre sot ndaj nje kryenazisti e kryeaventurieri nacional- socialist si Vladimir Putin e rrethi i ngushte i tij ndaj vellezerve e motrave, foshnjave ne gjirin e nenave, pleqeve me nje kembe në varr, niperve e mbesave te tyre ukrainas e kujtdo populli e kombi tjeter.
Kambanat e Ukraines po bien sot se pari per popullin e kombin e madh rus … e per mbare Boten:
Ndal kasaphanes ruse ne Ukraine! Sot.
A nuk ishin Rusvelti- Stalini Churchilli qe se bashku i dhane fund kasaphanes nazi-fashiste dhe shpetuan mbare Boten …hapen nje epoke te re !?
Sot Vladimir Putin tund para popullit te tij e mbare Botes gogolin e armeve berthamore e zbaton politiken e “ Tokes se Djegur” në Ukraine!
Ndal kasaphanes në Ukraine!
Neser eshte kurre !
“Nga shkendija lind flaka!”eshte nje shprehje filozofike e popullit te madh rus.
Behet fjale per nje flake qe mund te djegi mbare Boten !
Enough it’s enough !
Boll me !
Perditesim
KAMBANAT E UKRAINES PO BIEN SE PARI PER POPULLIN E KOMBIN E MADH RUS
– Ndal genocidit e kasaphanes ruse ne Ukraine! Sot. Neser eshte teper vone!
– Neser eshte kurre !
Vladimir Putin eshte perzierja e careve ruse me nacional- socializmin- nazizmin hitlerian
Strategjia agresive kunder Ukraines e Vladimir Putin nuk ka asgje origjinale, krijuese aq me pak risi pervec kopjimit vulgar te blickrigut- Adolf Hitlerit dhe propagandes geblesiane “ genje e genje se dicka do te mbetet” si brenda edhe jashte Rusise!
Serbia ka qene thjesht koburja e saj në Ballkan me nje egersi deri në genocid dhe terror shteteror kunder Shqiperise natyrale e shqiptareve si popull e si komb!
Ukraina eshte shembulli me i fresket, por jo i fundit i ketij fakti historik!
Permendja acik e nderhyrjes shpetimtare te SHBA-se dhe NATO-s per clirimin e pavaresine e Kosoves në mars-qershorin e vitit 1999 nga Vladimir Putinit në fjalimin e tij tipik gebelsian diten e fillimit te agresionit kunder Ukraines eshte deshmia me e qarte e kesaj strategjie agresive e luftenxitese cari-naziste dhe e propagandes gebelso- hitleriane.
Ajo nderhyrje shpetimtare e SHBA- NATO-s eshte shembulli me i shkelqyer i nje lufte te paster me shpirt, me qellime e me karakter 24 karat humanitar per te shpetuar nje popull e nje vend te vogel nga genocidi, terrori shteteror, nga “ toka e djegur” dhe holokausti mbi 125 vjecar serbo- rus kunder Kosoves dhe shqiptareve në Maqedoni, Mal i Zi.
Edhe vet nje nga baballaret e BRSS, krahu i djathte e Leninit, rusi Leon Trocki ne vitet 1911-1915 ( ne ate kohe kronikan rus) e ka pershkruar me hollesi lebetitese genocidin e “token e djegur”, masakrat mesjetare serbe ne trojet shqiptare në shtypin rus te asaj kohe.
Sic duket Cekisti rus Vladimir Putin nuk i ka degjuar e jo me lexuar kurre kronikat e tij kunder tmerrit serbo- sllav ne Kosove e trevat me shumice shqiptare perreth!
Rusia historikisht ka qene kryeqendra e cdo komploti kunder Shqiperise e kombit tone dhe nje burg popujsh e kombesh te ish- BRSS-se, qe nga caret e deri sot!

Kercenimet, shantazhet, intrigat e komplotet e Vladimir Putaninit dhe Lavirovit nuk duhen nenvleresuar, por duhen marre seriozisht.
Njekohesisht ato nuk duhen mbivleresuar e kthyer në sirena alarmi e paniku.
Shqiptaret por as miqte e aleatet tane strategjike nuk duhet te harrojme se ishte Shqiperia e para ne Evrope e në Bote qysh në vitin 1960 e ne vitin 1968 ia vuri kufirin te thana dhe perzuri me bisht nder shale ish- BRSS dhe ish- Traktatit te Varshaves duke perzene floten e saj ushtarake, nendeteset dhe minat e neujshme te KGB-se e GRU-se ne Pashaliman e mbare vendin dhe mbijetoi jo vetem bllokaden sovjetike e komplotet e Kremlinit dhe Traktatit te Varshaves, por edhe karantinen, thatesiren e jashtezakonshme dhe krizen e urise te viteve 1960- 1964…
Sot Shqiperia eshte anetare e NATO-s dhe në aleance strategjike me SHBA-ne e Perendimin në teresi.
Kosova eshte shtet i lire e i pavarur!
Faktori shqiptar eshte me me shume peshe se kurre me pare ne Ballkanin Perendimor.
Ndaj duhet maturi, gatishmeri, syceltesi dhe bashkerendim i co hapi e veprimi me aleatet tane strategjike.
Kambanat e Ukraines po bien sot se pari per popullin e kombin e madh rus … por edhe per mbare Boten:
Ndal kasaphanes ruse ne Ukraine! Sot.
A nuk ishin Rusvelti- Stalini Churchilli qe se bashku i dhane fund kasaphanes nazi-fashiste dhe shpetuan mbare Boten …hapen nje epoke te re !?
Sot Vladimir Putin tund para popullit te tij e mbare Botes gogolin e armeve berthamore e zbaton politiken e “ Tokes se Djegur” në Ukraine!
Ndal kasaphanes në Ukraine!
Neser eshte kurre !
“Nga shkendija lind flaka!”eshte nje shprehje filozofike e popullit te madh rus.
Behet fjale per nje flake qe mund te djegi mbare Boten !
Enough it’s enough !
Boll me !
Nje rast unikal në historine boterore
KAMBANAT E UKRAINES PO BIEN SE PARI PER POPULLIN E KOMBIN E MADH RUS
– Ndal genocidit e kasaphanes ruse ne Ukraine! Sot. Neser eshte teper vone!
– Rast unikal ne historine boterore per nje popull, shtet e komb te vogel si yni.
– Neser eshte kurre !
Vladimir Putin eshte perzierja e careve ruse me nacional- socializmin- nazizmin hitlerian
Strategjia agresive kunder Ukraines e Vladimir Putin nuk ka asgje origjinale, krijuese aq me pak risi pervec kopjimit vulgar te blickrigut- Adolf Hitlerit dhe propagandes geblesiane “ genje e genje se dicka do te mbetet” si brenda edhe jashte Rusise!
Serbia ka qene thjesht koburja e saj në Ballkan me nje egersi deri në genocid dhe terror shteteror kunder Shqiperise natyrale e shqiptareve si popull e si komb!
Ukraina eshte shembulli me i fresket, por jo i fundit i ketij fakti historik!
Permendja acik e nderhyrjes shpetimtare te SHBA-se dhe NATO-s per clirimin e pavaresine e Kosoves në mars-qershorin e vitit 1999 nga Vladimir Putinit në fjalimin e tij tipik gebelsian diten e fillimit te agresionit kunder Ukraines eshte deshmia me e qarte e kesaj strategjie agresive e luftenxitese cari-naziste dhe e propagandes gebelso- hitleriane.
Ajo nderhyrje shpetimtare e SHBA- NATO-s eshte shembulli me i shkelqyer i nje lufte te paster me shpirt, me qellime e me karakter 24 karat humanitar per te shpetuar nje popull e nje vend te vogel nga genocidi, terrori shteteror, nga “ toka e djegur” dhe holokausti mbi 125 vjecar serbo- rus kunder Kosoves dhe shqiptareve në Maqedoni, Mal i Zi.
Edhe vet nje nga baballaret e BRSS, krahu i djathte e Leninit, rusi Leon Trocki ne vitet 1911-1915 ( ne ate kohe kronikan rus) e ka pershkruar me hollesi lebetitese genocidin e “token e djegur”, masakrat mesjetare serbe ne trojet shqiptare në shtypin rus te asaj kohe.
Sic duket Cekisti rus Vladimir Putin nuk i ka degjuar e jo me lexuar kurre kronikat e tij kunder tmerrit serbo- sllav ne Kosove e trevat me shumice shqiptare perreth!
Rusia historikisht ka qene kryeqendra e cdo komploti kunder Shqiperise e kombit tone dhe nje burg popujsh e kombesh te ish- BRSS-se, qe nga caret e deri sot!
Ndaj keto fakte historike e pamjet e sotme tronditese qe po shohim e perjetojme sot ne Ukraine jane nje kambane alarmi, nje kushtrim per vigjilence, syceltesi, gatishmeri kunder komploteve, intrigave dhe agresivitetit te pa asnje baze, te paaresyeshem, te paprovokuar dhe krejtesisht ala- nazist ne kundershtim me te gjitha normat, rregullat dhe ligjet, marreveshjet, konventat kombetare e nderkombetare te Botes se sotme dhe me vete Karten Themeltare te OKB-se.
Ajo eshte nje thirrje e kushtrim madhor edhe per popullin e kombin e madh rus, qe mbajti e mbarti mbi kurrizin e gjakun lume te dhjetra miliona bijeve e bijave te tij si dhe barren kryesore te Luftes se Dyte Boterore kunder nazi- fashizmit.
Historia, mbare njerezimi, brezat e ardhshem te popullit e Kombit te madh ruse nuk do tua falin kurre asnje tolerance e indiference te tyre sot ndaj nje kryenazisti e kryeaventurieri nacional- socialist si Vladimir Putin e rrethi i ngushte i tij ndaj vellezerve e motrave, foshnjave ne gjirin e nenave, pleqeve me nje kembe në varr, niperve e mbesave te tyre ukrainas e kujtdo populli e kombi tjeter.
Kercenimet, shantazhet, intrigat e komplotet e Vladimir Putaninit dhe Lavirovit nuk duhen nenvleresuar, por duhen marre seriozisht.
Njekohesisht ato nuk duhen mbivleresuar e kthyer në sirena alarmi e paniku.
Shqiptaret por as miqte e aleatet tane strategjike nuk duhet te harrojme se ishte Shqiperia e para ne Evrope e në Bote qysh në vitin 1960 e ne vitin 1968 ia vuri kufirin te thana dhe perzuri me bisht nder shale ish- BRSS dhe ish- Traktatit te Varshaves, Internacionalen Komuniste… duke perzene floten e saj ushtarake, nendeteset dhe minat e neujshme te KGB-se e GRU-se ne Pashaliman e mbare vendin dhe mbijetoi jo vetem bllokaden sovjetike e komplotet e Kremlinit dhe Traktatit te Varshaves, por edhe karantinen, thatesiren e jashtezakonshme dhe krizen e urise te viteve 1960- 1968 duke i bere nje sherbim strategjik e multimiliarde dollaresh SHBA-se, NATO-s Perendimit demokratik, paqes e sigurise në Evrope e mbare Boten!
Rast unikal ne historine boterore per nje popull, shtet e komb te vogel si ai shqiptar me me pak se 2 milione banore.
Sot Shqiperia eshte anetare e NATO-s dhe në aleance strategjike me SHBA-ne e Perendimin në teresi.
Kosova eshte shtet i lire e i pavarur!
Faktori shqiptar eshte me me shume peshe se kurre me pare ne Ballkanin Perendimor.
Ndaj duhet maturi, gatishmeri, syceltesi dhe bashkerendim i cdo hapi e veprimi me aleatet tane strategjike.

Rast unikal ne historine boterore per nje popull, shtet e komb te vogel si ai shqiptar me me pak se 2 milione banore ne ate kohe.
E jo vetem nuk ra por arriti zenitin e saj ekonomik, financiar, gjithefushore ne historine e saj bashkekohore brenda 15 vjetesh kur shtriga komuniste pasi hengri kokat bijve te saj hengri edhe veteveten per te mos u ringjallur kurre me.
Sot Shqiperia eshte anetare e NATO-s dhe në aleance strategjike me SHBA-ne e Perendimin në teresi.
Kosova eshte shtet i lire e i pavarur!
Faktori shqiptar eshte me me shume peshe se kurre me pare ne Ballkanin Perendimor.
Ndaj duhet maturi, gatishmeri, syceltesi dhe bashkerendim i cdo hapi e veprimi me aleatet tane strategjike.
Kambanat e Ukraines po bien sot se pari per popullin e kombin e madh rus … por edhe per mbare Boten:
Ndal kasaphanes ruse ne Ukraine! Sot.
A nuk ishin Rusvelti- Stalini Churchilli qe se bashku i dhane fund kasaphanes nazi-fashiste dhe shpetuan mbare Boten …hapen nje epoke te re !?
Sot Vladimir Putin tund para popullit te tij e mbare Botes gogolin e armeve berthamore e zbaton politiken e “ Tokes se Djegur” në Ukraine!
Ndal kasaphanes në Ukraine!
Neser eshte kurre !
“Nga shkendija lind flaka!”eshte nje shprehje filozofike e popullit te madh rus.
Behet fjale per nje flake qe mund te djegi mbare Boten !
Enough it’s enough !
Boll me !
Bjeri bythes ti Hamdi Dega aty ne NY ku je, por mos u lodh kot me carcafe propagande si te Zeri i Popullit dikur, se as ja ndjen e as ti lexon njeri.
Njerezit jane zgjuar tashme. Keep it simple Stupid, if you want to say something of real value!
Amen
O ti i Ministrise ,po te jeni kaq
Patriote pse flitet ne media aq pro Putin? pse doli sot populli ne rruge kunder qeverise ne vend te protestonte per paqe? Cfar e keshilloni qeverine ju patriotet e medhenj.Apo je ndonje kone e paguar e rrjeteve sociale???