Mero Baze
Edi Rama padyshim që do të përbënte një skandal real në një vend perëndimor, me qëndrimin qortues ndaj një institucioni të drejtësisë si SPAK. Edhe pse ai është kryeministri më i përmbajtur në historinë e 30 viteve në reagimin ndaj drejtësisë, duke mos komentuar vendime gjykatash edhe për bashkëpunëtorët e tij më të afërt, nuk është se ka të drejtë t’i soset durimi një ditë dhe të shpërthejë. Një nga dënimet e të qenit pushteti i parë është dhe të durosh pushtetet e tjera. Sidomos ato për të cilat ke kontribuar vetë.
Dhe në këtë pikë jam dakord me reagimin e SPAK, që thotë se ne reagojmë kryesisht mbi dosjet e ofruara dhe faktet që i çojnë drejtësisë. Me disa përjashtime të vogla jo për çështje shumë të ndjeshme, të gjithë ministrat e Edi Ramës dhe vetë Edi Rama, e kanë konsideruar si punë të bezdisshme denoncimin me fakte të paraardhësve të tyre.
Nën parimin se nuk është mirë të denoncosh paraardhësit, thuajse nuk ka asnjë denoncim serioz për çështjet më të bujshme korruptive të administratës së Berishës, ndërkohë që familja Berisha vazhdon pastron paratë në sytë e të gjithëve, me mediat e tyre, me bizneset e paverifikuara që presin fatura sikur shesin boronica dhe brekë të shtrenjta në Bllok. Administrata e Edi Ramës është gardiane e tyre, gjë që nuk do ndodhte qoftë dhe për arsye primitive në kohën e Berishës.
Por SPAK ka dy standarde në këtë qëndrim. Ka standardin me te cilin reagon ndaj retorikës së çmendur të Ilir Metës dhe Sali Berishës në rastin Dvorani, dhe standard tjetër ndaj bashkëpunëtorëve të Edi Ramës dhe vet deklaratave të tij.
Ardian Dvorani u fut nën hetim jo vetëm pa asnjë fakt, por vetëm se SPAK ishte i kompleksuar nga retorika e Sali Berishës dhe Ilir Metës kundër tij.
Sali Berishën e kuptoj. Vëllai i Ardian Dvoranit është një nga 26 të vrarët në Gërdec në biznesin e maskuar të djalit të Sali Berishës, që mori 26 jetë njerëzish dhe plagosi rreth 350 të tjerë. Dhe në logjiken primitive të Sali Berishës, tani ai është në gjak me fisin Dvorani dhe mendon se nëse Dvorani qëndron në sistemin e drejtësisë, do marrë gjakun e vëllait.
Dvorani është një gjyqtar shembullor dhe natyrisht që nuk ka ato kritere, por armiqtë e drejtësisë në Shqipëri kanë kriteret e tyre.
Nga ana tjetër, ai ka qenë gjyqtar në pakicë kundër shfajësimit të Ilir Metës në çështjen e përgjimit bërë publike nga ish- ministri i tij Dritan Prifti. Pra thjesht ai është një armik personal i Sali Berishës dhe Ilir Metës, për shkak të detyrës dhe jo për shkak të ndonjë gjesti të tij personal.
Me kriteret e tyre ata e kanë klasifikuar si armik të rrezikshëm, që duhet hequr qafe. Edhe pse SHBA e kanë shpallur një nga 12 kampionët e drejtësisë në botë, Ilir Meta dhe Sali Berisha e kanë masakruar në ligjërimin e tyre publik, dhe për fat të keq SPAK është vënë në veprim jo për shkak të ndonjë fakti, por për shkak të sulmeve të tyre.
Pra SPAK ka dëshmuar totalisht mungesë profesionalizmi dhe komplekse inferioriteti ndaj dy politikanëve të rëndësishëm në vend, por të afishuar si armiq të reformës në drejtësi.
Dhe përderisa SPAK e ka demonstruar këtë standard, Edi Rama ka të drejtë të përdor ndaj tyre të njëjtën gjuhë për t’u vënë në lëvizje. Nëse ata nuk vihen vetë në lëvizje nga faktet që dalin në publik apo që njihen publikisht, le të vihen nga gjuha kritike dhe sulmet ndaj tyre, siç janë vënë në rastin Dvorani.
Ata nuk mund të jenë krenarë dhe profesionistë kur flet Edi Rama dhe me “bisht në shalë” kur flet Sali Berisha dhe Ilir Meta. Ata duhet të vendosin standardin e tyre në raport me drejtësinë dhe standardi që kanë vendosur deri tani, është se kush i sulmon i hapin rrugë dhe kush sillet korrekt, siç sillet shumica, i trajtojnë “profesionalisht”.
Ndaj sot, kur Edi Rama me standardin e një shoqërie perëndimore e ka tejkaluar të drejtën e tij, SPAK sikur të ishte sjellë deri më sot si një institucion i pavarur, kishte të drejtë të reagonte. Por nuk është sjellë si i tillë. Ndaj më mirë të kishin heshtur.Të paktën të ruanin standardin që kanë krijuar vetë.
Shume sakte………na duhen 30 vjet te tjera per te krijuar nje drejtesi pak a shume indipendente.Sepse perfeksioni nuk egziston
Më se e drejtë !
Rama si kryeminister komplet i pa afte ,duhet tja mesojne juristet prane tije dhe i ka me shumice ,e qe paguhen me taksat tona .Se :::
DREJTESIA ESHTE KOMPLET E PA MVARUR NGA POLITIKA , POR ESHTE E VARUR KOKE E KEMBE NGA LIGJI .
Nuk ka turp me te madh dhe fatkeqesi qe s’ka fjale ta pershkruash per ate vend, ku kryekrimineli Sali Berisha vegjeton ne malin me fekale qe ka ndertuar per 32 vjet dhe askush nuk eshte ne gjendje t’i jape kesaj monstre denimin e merituar.
Doni nje spak qe funksionon ??
Çojeni te punoje ne hage si gjykata e kosoves por a eshte dakord rama me nje spak aq larg dhe jashte cdo lloj influence???
Un them jo
Ju desh 8 vjet per ta ngritur pse kaq shume
Kurti u mjaftua me lene prokurorine te lire rezultati 260 zyrtar te arrestuar per nje vit
Kete numer shqiperia se ka per 30 vjet pluralizem sepse jane te tone te krimbur
Qe te thuash se Dvorani është një gjyqtar shembullor , atehere ose nuk ke informacion ose mban ane , te gjithe e dime se Dvorani gjate vetingut nuk i justifikoi dot 100 miljon leke , atehere ku eshte integriteti i tij ?????
Sa per ulerimat e Rames se SPAK duhet te fuse ne burg Salen me Like floririn duket silur ai shpreh deshiren e shumices se popullit dhe keshtu eshte opinioni , por ju ka dhene nje arme te fuqishme te dy sivellezerve te tij , qe neser ata ta perdorin si nje justifikim per perndjekje politike te drejtesise ndaj tyre njesoj sic e perdori Beketi ne fitimin e gjyqit kunder qeverise Rama ( dhe ky precedent mund te perdoret edhe nga Sala me Meten ) dhe kjo do t ju jape te drejten te pakten morale per tu shfaqur si viktima te nje gjuetie shtrigash me konotacion politik , ME PAK FJALE RAMA NUK ESHTE BUDALLA QE I SHPETOI ASHTU KOT AJO RETORIKE DHE SI PASOJE AI E KA BERE ME KOSHIENCE QE ATA MOS DENOHEN , SEPSE AI E DI SE PAS TYRE E KA RRADHEN AI
Ka rene morali ne Shqiperi. Kur antari bandes Rama akuzon antarin Berisha gjithe gjerat jane kokeposhte.
E mendoni dot dhe ju te gazetes qe me moral kokeposhte sbehet kurre Shqiperia?
Keshtu do vazhdojme akuzon hajduti hajdutin?
Pavarësia e Gjyqesorit do të kërkonte natyrshëm zgjedhjen e Presidentit të një juristi konstitucionalist me votim direkt nga populli. Meqenese nuk ka burrë nëne e grua babai që t’i mbushë mendjen “Mbretit të Pakurorezuar” Edi Rama të heqë dorë nga ushtrimi i pushtetit personal autokratik, të paktën Kuvendi i Shqipërisë, ose Opozita Zyrtare e PD-së të këmbëngulë për të zgjedhur në postin e Presidentit një jurist me integritet profesional dhe moral, si Ardian Dvorani i cili do të kete si objektiv të përforcojë të gjitha hallkat e Pushtetit Gjyqesor dhe ta shndërrojë Kontrollin e Lartë të Shtetit në një institucion me atribute penale.
Dhe ti qe shkruan kete paçavure nuk ve as emrin. Ke frike edhe ti nga Sali Berisha dhe Ilir Meta, apo i jep te drejten vetes te gjykosh cilindo person, apo organ? Dukesh pak si MEGALLOMAN PORDHAC.
Edi Rama ka thene ate qe mendojne te gjithe shqiptaret e thjeshte,qe nuk kane mundesi te shprehen ne shtyp.SPAKU sillet me dy standarte nje ndaj shqiptareve qe nuk kane akses tek prokuroret e tij dhe nje tjeter per gjitonet e Arben Krajes ne Lalez.Kraja po e mban “fjalen e burrit” per te mos e tradhetuar ish shefin e tij te viteve 2000-2001,tamam si anetaret e grupeve mafioze shqiptare qe ndertohen mbi baze fisnore dhe vdesin e shefin e tyre nuk e japin.Ndaj ne kot presim qe Spaku i Krajes te hape ndonje dosje te Likes e shefit te tij qysh nga viti i larget 1991,Berishe Serbit Vicidolas!
Rama,kot na rokanis koken.
E ka vete fajin qe Bandite si Berisha Meta e co.nuk jane denuar.Me mijra vete te punesuar e specializuar dhe qe e kane per detyre.Ndjekin kontrolli e dokumentimi,e veprimeve kriminal.Si ne MB MF auditi e kontrolli ne cdo dikaster,deri ne baze.Nuk kane levizur gishtin dhe nuk kane punuar,per te forcuar provat kriminale ne ngarkim te grupeve te SB IM e per ti kallzuar,ne SPAK.Cila eshte aresyeja pse Rama vepron keshtu.Duke pare edhe veprimet e pasurite kriminale te socialisteve si Beqaj Gjiknuri Bllako drejtoret e ndermarjeve elektrike ujesjellsa karburante nafte etj.qe levizin emerohen,nga ministret,e qe pasurohen nga njera tek tjetra.Sikur I ka pjelle Nena vetem per ne ato vende.Te gjitha keto ngarkojne me dyshime vete Edi Ramen qe gjoja distancohet kur ve dore SPAKu mbi ta.Kjo eshte nje shprehje e paftesise pet te drejtuar.Per te mos thene me shume.
Shqiperia ka shembuj ekselente te kryeministrave qe kene patur kerkese llogarie e kontrolli,per pjesen,kunder korupsionit e vjedhjeve.
Pse nuk lexon historine e qevetisjes ne Shqiperi mor Edi.
Vleresoj pjesen e pare te komentit tuaj ne lidhje me mosveprimin e SPAK ndaj Sali Berishes, ku ju shkruani se
” në këtë pikë jam dakord me reagimin e SPAK, që thotë se ne reagojmë kryesisht mbi dosjet e ofruara dhe faktet që i çojnë drejtësisë. Me disa përjashtime të vogla jo për çështje shumë të ndjeshme, të gjithë ministrat e Edi Ramës dhe vetë Edi Rama, e kanë konsideruar si punë të bezdisshme denoncimin me fakte të paraardhësve të tyre.
Nën parimin se nuk është mirë të denoncosh paraardhësit, thuajse nuk ka asnjë denoncim serioz për çështjet më të bujshme korruptive të administratës së Berishës, ndërkohë që familja Berisha vazhdon pastron paratë në sytë e të gjithëve, me mediat e tyre, me bizneset e paverifikuara që presin fatura sikur shesin boronica dhe brekë të shtrenjta në Bllok. Administrata e Edi Ramës është gardiane e tyre, gjë që nuk do ndodhte qoftë dhe për arsye primitive në kohën e Berishës. ”
Pra, per mbi 9 vjet ne krye te Qeverise, kryeministri dhe ne rresht pas Tij edhe ministrat, Drejtoret e deri tek pergjegjesi me i vogel (ne hierarki) nuk kane dorezuar sikur nje akuze ne Prokurori, ne SPAK. Kete fakt ju e justifikoni me arsyen se “nuk eshte mire te denoncosh paraardhesin”.(!) Per here te pare po lexoj shkakun e mungeses se ndonje akuze drejtuar Sali Berishes, bashkepuntoreve te tij apo familjareve te tij, sikur ta kete nxjerre nga blloku avokati mbrojtes i Rames dhe i bashkepuntoreve te tij. Vertete kjo te jete arsyeja apo shkaku i mosberjes pra edhe i mosdorezimit ne Prokurori te ndonje akuze drejtuar Sali Berishes me te tijte ?
Edi Rama me te tijte, ne keto 9 vjet ne pushtet, kane bere me qindra akuza ne Parlament , ne media dhe dalje publike drejtuar Sali Berishes dhe beshkepuntoreve te tij. Perse te mos i dergonin edhe ne SPAK. Keto ditet e fundit po degjojme edhe nxjerrjen non grata te Berishes jo vetem nga ShBA por edhe nga Rama me te tijte, pasuar se fundmi me thirrjen e djeshme drejtuar SPAK. Pra, Rama eshte ne kulmin e perpjekjeve te tij qe “geshtenjen” e djegur Berisha ta nxjerre nga zjarri i Politikes jo me duart e tij por me duart e SPAK kryesuar nga ambasadorja KIM.
Pra, nuk e mirekuptoj arsyen e shkruar nga ju per mungesen e akuzes zyrtare me subjekt Berisha dhe personave me te afert te tij, akuze qe Rama me te Tijte duhej ta kishin dorezuar ne Prokurori qe me ardhjen e tij ne krye te Qeverise. Mbi te rendonin jetet e 26 te vrareve ne Gerdec, si edhe te 4 protestuesve te thirrur ne proteste nga vete Ai. Cfare e pengoi K/M qe te mos shkruaje nje akuze ne keto 9 vite ?
Jo, Ai nuk ka te drejte te beje presion ndaj SPAK sepse nuk ka derguar ne zyrat e SPAK asnje akuze . Ndaj nuk e vleresoj kete dalje publike me qellim dergimin e nje lumi te pakenaqsive ne drejtim te SPAK. Deri dje jepte vleresime maksimale per SPAK dhe Drejtesine e re qe po “rilindete” ndersa sot nxin ne adrese te tyre.
Eshte e qarte se :
– vete Edi Rama ashtu sic edhe Sali Berisha me te tijte, ashtu sic edhe Drejtesia e Saliut dhe ajo e “rilindur” ne keto vitet e fundit, jane produkte te Sistemit te pas 90-es, jane njesoj te ndotur ne syte e Popullit te ndershem – te varferuar si viktime e sistemit te pabarazise, teper te deshiruar dhe perfitues prej jush.
….
Gjithmone e kam besuar Mero Bazen, qe ahere kur ka ster-shkruar se – ” Edi Rama ne gjygjin e divorcit me Matilda Makocin, atesine e Grigorit ja faturoi bab Kristaqit…”
Ulurimat fallco te Rames si ne Kongres,por sidomos tani,nuk kane te bejne me ate se kete njeri e ha meraklu i madh per fatin e drejtesise ne Shqiperi!
Vete Rama eshte ARMIKU ME I MADH I DREJTESISE!
Doni fakte?
Ja faktet:
1-Rama i ftoi investititoret italiane,qe te vijne ne Shqiperi se “Ketu nuk ka sindikata,qe te bejne greva dhe protesta”!
Me kete pohim Rama pranoi boterisht se ai ka VRARE demokracine dhe shtetin ligjor duke sunduar si DIKTATOR te gjitha pushtetet ne doren e tij!
2-Ne gazeten italiane “La Stampa” Rama deklaroi se “Ne Shqiperi edhe reformat me antipopullore konsiderohen si popullore”!
Me kete deklarate Rama pranoi boterisht se ai jo vetem ka vrare demokracine dhe shtetin ligjor,por edhe se ka shtypur dhe shfrytezuar egersisht nje popull te tere me korrupsion!
Nje kryeminister i tille,ne se do te deklaronte keto veprime monstruoze, ne ndonje shtet tjewter demokratik,jo vetem do te ishte shkarkuar nga detyra,por do te kisdhte dale para drejtesise minimalisht me akuzen “Shperdorim detyre”!
3-Ne Konferencen Antikorrupsion Rama deklaroi se “Ne Shqiperi kokat e korrupsionit nuk jane dhe nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”!
Me keto fjale ai amnistoi te gjithe politikanet e korruptuar qe nga Berisha dhe ai vete,por edhe KERCENOI HAPUR TE GJITHE GJYQTARET DHE PROKURORET E MBETUR NGA VETIONGU,QE TE MOS GUXOJNE TE MERREN ME POLITIKANET,POR ME KOLEGET E TYRE!
Pas ketyre fakteve me autor Edi Ramen,a ka fytyre morale e juridike ky njeri t’i kerkoje SPAK-ut llogari se cfare duhet te beje?
A nuk eshte kjo edhe nje kundervenie e hapur e reformes ne drejtesi te drejtuar nga SHBA?
Cfar i ke keto z.Mero..?
E paska bezdi Rama te denoncoi paraardhesit? Te babait e ka shtetin Rama? Po ti me kete llogjik perverse te kujt i ke lexuesit? Edhe ti te babait????
“Edi RAMA ne gjygjin e divorcit me Matilda Makocin, atesine e Grigorit ja faturoi baba Kristaqit…”
(fjalet e mesiperme i ka ster-shkruar me pare kur i sherbente Sali Berishes, pikerisht autori i ketij shkrimi me lart)
O kujtim! a ke ti grua,femije,motra vellezer? A je shqiptar? Apo je nje berishist i ndyre,genjshtar dhe i poshter! C’jane keto komente qe nuk jane me kulturen shqiptare por ndoshta eshte normale per malesoret!
Kujtimo, ashtu eshte or taj, por edhe maskarenjte e thone nga nje here te verteten dhe ky eshte tamam nje nga ato raste. Gregu eshte vellai i vogel per babe i ketij karministrit tone.
Shkurtimisht, “shteti” gjoja demokratik 30 vjeçar shqiptar eshte absurd dhe inekzistent sidomos per shkak te dy BANDAVE TE MEDHA
dhe nje BANDE TE VOGEL.
1.
BANDES ME TE MADHE GRABITQARE TE BALENES SE BUKUR PULLA-PULLA EDI RAMA (Orcinus Orca).
2.
BANDES SE PESHKAQENIT TE BARDHE AKTUALISHT PLAK SALI BERISHA (Carcharodon Carcharias).
Midis Bandes 1 dhe Bandes 2,
ESHTE EDHE BANDA E VOGEL E KACHALOTIT KOKEMADH QE BIOLOGJIKISHT QUHET SPERM WHALE,
HERE ALEATE ME BANDEN 1 DHE HERE ALEATE ME BANDEN 2, ILIR META ( Physeter Macrocephalus).
Duan apo nuk duan zagaret shqupisa ndyresira, me ne fund KM po ben gjene e duhur, nxitjen e SPAK per te hetuar Salikadavren.
Po ti mirela – pidhikela, mos ishe shtruar gje ne spital me zakone nga bytha? Se u vonove shume kete rradhe, apo po i fusja noi dopio me shqupistat ndyresira. Te qifte Saliu me bilet e Xenit, se te vetat nuk besoj se i bejne.