Sikur të mos mjaftonin gjithë të tjerat, një burim diplomatik u raportoi Gojëve të Liga se janë përgjuar gjithë këtë kohë edhe vetë debatet e organizimit të “fushatës së përgjimeve” në PD.
Aty kishte një entuziazëm të madh për të gjetur një model organizimi për ta kopjuar – thonë Gojët e Liga.
Në mendje u shkoi Maqedonia, si më afër.
“Po, ta bëjmë si në Maqedoni”, tha Luliu pa e zgjatur. Po e frenoi Saliu.
“Prit pak”, i tha, “në Maqedoni opozita përgjoi disa biseda me pozitën dhe i publikoi. Mua avokat Ngjela më përgjoi një herë, botoi përgjimin dhe u bë nami. Prandaj dhe e ngriva. S’bën, gjej diçka tjetër”.
Rumania, – u hodh Ristani, – aty po bëhet nami.
“Mos kërce si gjel, o Ben”, ja ktheu Saliu, “në Rumani kallëzuan penalisht ish presidentin për ca vrasje në vitin 1990. Je dakord ti me këtë?”
Ristani u gëlltit.
“Në Rumani”, vazhdoi Saliu, “parlamenti votoi kundër kryeministrit pas akuzave për vjedhje fondesh. Je dakord ti Lulo me akuzat për vjedhje fondesh?”
Luliu ngeci, pastaj mërmëriti, “jo jo, Rumania nuk bën”.
“Duhet pra, ti gjejmë modelet brenda vetes”, shtoi Saliu, “ne i kemi aq fuqi krijuese. Kemi bërë dhe herë tjetër revolucione”.
Luliu dhe Ristani u hodhën përpjetë: “Po, të përsërisim dhjetorin 90!”
“Shumë mirë”, i përgëzoi Saliu, “u desh të më hanit një orë kohë, për ta gjetur atë që dukej që në fillim. Kështu e bëjmë. Tek e fundit Lulo, në dhjetor 90 më vunë mua, në dhjetor 2015 unë të vë ty dhe kështu jeta vazhdon”.

nji studim i muajve te fundit ne gjermani,
ka vertetuar se njerzit agresive dhe me pikpamje te djathta ,
jane te rrezikuar shume nga tumoret ,pra kaceri
numri i politikaneve dhe aktivisteve te djathte ,naciolisteve qe,
vdesin ose jane te prekur
nga kanceret ,sa vijn e shtohen ne europe e mbare boten
Amin per Sali Kriminelin qofte ashtu sic thua ti baron.
Ne ferr vafte ky kriminel I ndyre,ky monster se edhe atje zor se e pranojne.
Une sonte po e bej nje lutje (tek zoti) per kete ngjarje.