Dërguar me Email
Në adresën e redaksisë
Po shohim protestën e opozitës që kërkojnë sovranitetin e Kosovës! Të kërkosh atë që e ke, më duket absurde. Sovraniteti konsiston në atë që shprehin shumica e qytetarëve. E vetmja mënyrë për të përcaktuar këtë është vota. Nuk e kuptoj padurimin e z. Kurti. Sovranitet do të thotë të jesh zot i vendit tënd, por brenda ligjeve të vendit e konventave ndërkombëtare të pranuara. Unë mendoj se të drejtat minoritare janë ligje ndërkombëtare e pikërisht të atyre ligjeve që i dhanë këtë sovranitet vetë Kosovës. Nuk po analizoj problemet qeverisëse. Korrupsioni në shumë aspekte, por jo vetëm në Kosove, është problem madhor që kërkon zgjidhje. Por absolutisht nuk besoj se ai do të zhbëhet brenda një a 100 qeverisjesh. Ai ekziston edhe në Amerikë. Pikërisht këtu qëndron gënjeshtra. Folësit e mitingut “premtojnë” me be e rrufe se do të bëjnë parajsën kosovare. Gënjeshtër me bisht! Duhen mund e djersë rrëke për të mbërritur diçka. Profeti
