Pse Shpiragu njihet si Mali me Vija

anazapta

Shpiragu, i njohur ndryshe si Mali me Vija është mal në perëndim të qytetit të Beratit, me shtrirje veri-jug dhe lartësi 1198 m.

Ana veriore dhe lindore e tij janë gërryer nga një rrjet përrenjsh paralelë, që shtrihen pothuajse në të njëjtën largësi nga njëri-tjetri dhe që lënë përshtypjen e vijave.

Nga kjo ka marrë edhe emrin Mali me Vija.

Ka kurriz të ngushtë dhe shpate asimetrike (shpati perëndimor është më i pjerrët se ai lindor).

Shpiragu është pothuajse i zhveshur nga bimësia drusore.

Fshatrat që shtrihen rrëzë tij përbëjnë edhe krahinën e Shpiragut në skajin perëndimor të Beratit.

 

—-

Marrë nga rubrika Enciklopedi e gazetës DITA. Materialet e kësaj rubrike bazohen në të dhënat e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar, botim i Akademisë së Shkencave

 

Share This Article
11 Comments
  • Me pelqen pershkrimi,por do te ishte me me shume kuriozitet ,po te shpjegohen edhe shkaqet e nje peizazhi te tille kaq interesant e kaq simetrik qe rrall e ndesh ne Shqiperi dhe me gjere.Une kam mendimin se shkaku mund te jete perberja gjeollogjike dhe shtrirja e shtresave tokesore ne kohen e formimit te ketij formacioni shkembor.Por nuk kam siguri ne hipotezen time pasi nuk kam qene aty ne ate vend.

  • Sipas gojdhanes ishin dikur dy vllezer qe njeni quhej tomorr e tjetri shpirak. Shpiraku kishte topuz nje lloj arme shume e vjeter dhe Tomorri kishte shpate.Aty ku po rrinin kaloj nje femer.Ata per fat te keq kerkuan ta merrnin te dy.Per ta zgjidhur u caktue dy lufimi.Ata mbeten te dy te vrar.Vajza qe u be shkak kur ndigjoj per ndodhin u ule e vajtoj.Aty ku vajtoj Zoti krijoj nje burim uji dhe edhe sot mban emrin e saj[ju kerkoj te falur qe i kam harruer emrin] Kurse te dy malet muaren emrat e te dyve.Tomorri qe perdori shpaten Perendija e beri malin e Shpirakut me vija Kurse mali Tomorrit u be me gropa nga perdorimi i topuzit.Varrezat e tyre jan edhe sot siper ures se Gorices.Po ti vini re pllumat marrin lule nga te dy malet e hellin ne varret e tyre.Kjo eshte gojdhan e trashiguar bres mbas brezi..

  • Malet e Rimit.Këjo fjalë,(emërtim), “Rimi’ (nese nuk egziston nje fjalë e vjeter qe mund te kete humbur nga leksiku i shqipes), mund të ketë kuptimin që pason në vijim:

    Në fjalorin e gjuhes të sotme shqipe,ka fjalën që mund t’a shpjegojnë ndoshta më sakt këtë emërtim:
    RIM,që do të thotë,vijë e hapur nga ujërat e shirave,lë një vijë,një rim,ndoshta këjo fjalë mund të jetë në themel te emërtimit të malit të RIMIT,mbasi ky vargmal shumë i gjatë,është veçanërisht me lugina të shumta të pjerrëta që përcjellin poshtë mbi fushë ujrat e shirave të shumtë të cilat i mbledh për në gjirin e Pashalimanit, Përroi i Gjimarës,dhe fshatarët banorë të kohëve të largëta,e kanë emërtuar atë vargmal tamam siç e kanë pare-mali me Rima-d.m.th. mali me vija,me rrëke,te cilat janë jo më pak se 23 perrenj ose rrëke.

    Një pamje e tillë si mali i Rimit në Dukat,pra pamje me lugina, është gati identik mali i Shpiragut në Berat,dhe për habi,pra për një mentalitet të njejtë në toponimet tek Shqiptarët,ata, këtë mal të Shpiragut popullsia aty e quan “ MALI ME VIJA”.
    Shifeni vetë ngjajshmërinë.

    Në sfond pamje e malit me vija SHPIRAGUT

  • Pra, në vetem 6 nderhyrje morem vesh se Shqiptaret kane nje kontuinitet emertimesh per dukuri te njejta.Ne rastin konkret mali me vija(ima) emertohen tre male në Shqiperi:Në Juge Mali i Rimit Dukat Vlore, me ne veri -Berat-mali me vija i Shpiragut dhe në Veri të vendit Mali i Taraboshit Shkoder.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *