Pse Shqipëria nuk aplikon testet e shpejta Covid-19?

redaktor

Shtetet e Bashkuara kanë miratuar prej javësh përdorimin e testeve të shpejta për Covid-19 duke i dhëne përparësi analizimit të sa më shumë njerëzve.

Administrata e SHBA-ve ka aprovuar përdorimin e një pajisjeje të quajtur GenExpert, e cila përdoret kryesisht për të analizuar teste për turbekulozin.

Përmes kësaj pajisjeje testet mund të analizohen për 45 minuta dhe me një volum prej 96 testesh në 24 orë.

Testet e shpejta kanë bërë të mundur që SHBA-të të diagnostikojnë rreth 450 mijë te infektuar me koronavirusin.

Shqipëria ka një pajisje të tillë dhe nuk është e qartë se përse nuk po përdoret.

Në një intervistë për gazetaren Ilva Tare në Euronews, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico u shpreh të enjten se për mënyrën e testeve po punohet për të implementuar shembujt e ngjashëm të SHBA-ve.

“[…] ka një seri kitesh, janë rapid-test [teste të shpejta], ngjajnë me ato testet e shtatëzanisë dhe për 5-6 minuta merret përgjigjie. Ky test po shikohet me kujdes.”

Megjithatë Fico nuk saktësoi se në çfarë konsistonte shqyrtimi nga ISHP-ja dhe çfarë lloj testi bëhej fjalë konkretisht.

Në 1 muaj autoritetet shqiptare kanë kryer rreth 3200 teste për Covid-19 me një mesatare prej rreth 100 testesh në ditë.

Nga ky numër kuptohet se pajisja GenExpert, për kitet e së cilës autoritetet shqiptare të shëndetësisë mund të furnizohen direkt në kompaninë amerikane, nuk po përdoret.

Numri i vogël i testeve ka ngjallur debate të shumta duke përfshirë opozitën, qeverinë, Presidentin, por edhe Komitetin e ekspertëve, pjesë e së cilit është dhe drejtoresha e ISHP-së, Fico.

Drejtoresha e ISHP-së tha se debati vijon në të gjitha vendet e tjera. Ajo përsëriti deklaratën e Komitetit te Ekspertëve se strategjia e testimeve nuk ka arsye pse të ndryshojë.

“Gjatë kësaj periudhe, ky testim ka qenë i vlefshëm deri sa jemi duke folur. Askush që i është dashur apo që duhej të bënte testin nuk i ka munguar. Nuk mund të ndryshojmë gjëra me qejfra dhe të pa argumentuara”.

 

e.k. / dita

Share This Article
3 Comments
  • Pajisja eshte e shtrenjte,. Testi ikushtueshem. Pajisja qe eshte nje “cartridge”, apo nje njesi e mbushur me sensore mangetike dhe komponente biokimike qe veprojne kur futen ne aparatin mates, GeneExpert. njelloj si baterite. Aty injektohet mostra e pacientit dhe karikohet ne aparat ku testi behet per 32 min.
    Ne Amerike shumicen e ketyre testimeve e paguajne siguracionet, ose shteti. Ketu shteti i ka dhene qindra miliona per sterilizmin e pincace. Akoma eshte te faza e sterilizimit. Mendoni te tjerat.

  • Familja e koronaviruseve ka me mijera lloje Virusesh. Keto jane viruse qe shkatojne Gripin dhe ftohmen e zakonshme te njerezit. Gjithashtu ADN-ja e ketyre viruseve ekziston ne organizmin e shumices se njerezve, dicka qe eshte teper normale.

    Per c’fare lloj testesh po flitet, kur dihet qe nje test PCR per koronavirus te nxjerr pozitiv edhe sikur te kesh kaluar nje grip para 10 vjetesh. Shumica e njerezve kane ADN virale ne gjak. Keta testojne kot, testet jane kot. Jane sa per te mbushur listat dhe fryre propaganden e nje virusi te shpikur Covid-19 per te mbjell friken dhe shtyre axhenden e tyre per te bere ate qe duan te bejne, nderkohe qe kasta satanike Iluminati po merr nen kontroll lirine dhe mendjen e njerezimit.

    Dikush thoshte qe do testojme per antitrupa te sistemit imunitar. Po a ka organizem pa antitrupa ne nje njeri te shendetshem, dhe sidomos te familjes se madhe te koronavirusit i cili eshte tipi i virusit me te perhapur ne natyre.

    Shkencetaret dhe Mjeket e vertete, nuk flas per sharlatane tip Pipero e dine kete, por po censurohen e kercenohen qe ta qepin.

    Po ju matufjepsin dhe tallin keta perbindsha ( Iluminati ) dhe veglat e tyre me fytyra njeriu, qe ndodhen nderkombetarisht ne Politike, media, mjekesi, universitete etj etj.

  • Qe te shtoj edhe dicka tjeter, meqenese e shkruan dhe artikulli me siper. Shumica e Shqiptareve jane te vaksinuar kunder Turbekulozit, qe do te thote ata kane antitrupa te sistemit imunitar ne organizmin e tyre, te cilat te mbrojne nga Tuberkulozi ne reast infektimi. Neqoftese se keta idiotet qe shkruajne artikuj te tille, testojne per antitrupa, do te gjejne antitrupa Tuberkulozi te shumica e njerezve te vaksimuar kunder Tuberkulozit. Pastaj do na thone se jemi te infektuar me Covid-19. Hajde merru vesh me keta palaco.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *