“Pse s’i grumbullon armët o shteti im…?”

redaktor

Edhe më parë të jam lutur, por ti s’më ke dëgjuar! Dhe nga ajo ditë janë vrarë dhjetëra e qindra bijë nënash. Në dy ditët e para të vitit 2016 u vranë pesë vetë. Dy në Sarandë, dy vëllezër në Shkodër e një polic në Lezhë. Të gjithë me armë. Armët që i kishe ti o shtet, por tani i kemi ne. Mblidh armët. Shpëto jetën e njerëzve që të kanë votuar e kanë besim e shpresë vetëm tek ty. Ky është shqetësimi jo vetëm i imi. Vetëm ti ke forcë ta bësh këtë punë. Ti ke një forcë të madhe, o shteti im. Po e shohim në luftën që po zhvillon kundër drogës, që të tjerët e quanin të pamundur. Preve mijëra lidhje të parregullta të energjisë elektrike nga hajdutët që të kanë rrënuar gjithë kohën. I detyrove ata të zënë radhën me orë të tëra për të pagur lekët që të kishin borxh. E këtë vetëm me një fjali: “Burg për ata që kanë vjedhur energjinë elektrike”. Shumë janë munduar ta “dredhin”. Si me energjinë, taksat, tatimet, ndërtimet pa leje, por në fund ti i ke detyruar të dorëzohen e të paguajnë. Këto e të tjera tregojnë forcën tënde të paparë, o shtet. Në fakt shumë “interesa” ke prekur. Shumë “dëme” i ke shkaktuar individëve të veçantë, që mendonin se ti nuk ekzistoje. Por para forcës tënde, ata kanë heshtur.

Të parët tanë thoshin: “Me zjarrin, ujin, qeverinë, mos bëj shaka”. Kështu thuhej e kështu ishte. Nga uji e zjarri kemi frikë, por nga qeveritë, për 17 vjet për armët s’kemi patur frikë. Jo, se edhe po të të kapnin vendimet ishin qesharake. Thonë se: “Qeveria e zë lepurin më qerre”. Ka 17 vjet që qerrja ecën e nuk po kap gjë. Si s’kuptohet se grumbullimi i armëve do të sjellë qetësi aq të kërkuar e të dëshiruar? Këtij vendi do t’i ulen vrasjet e kriminaliteti. Do të pakësohen vjedhjet e plot të mira të tjera.

 

Letër e nënshkruar

Evdal Nuri

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *