Pse Spartak Braho ka të drejtë kur parashikon krimet e Berishës?

Ornela

Xhevdet Shehu

Kur Spartak Braho më tha nja tri ditë para protestës së Berishës dhe grupimit të tij para selisë së PD-së më 8 janar se atë ditë do të vritej Enkelejd Alibeaj, qesha. Ik, o Taku, i thashë. Nuk merrem me hipoteza unë dhe nuk dua ta mbingarkoj situatën. Mjaftojnë këto që po ndodhin… Mirë, tha Taku. Dhe… e plasi bombën një ditë para protestës në një ekran TV-je.

Të nesërmen, ndodhi ajo që ndodhi dhe e panë të gjithë drejtpërdrejt. Hata e madhe dhe një turp i madh. Por Alibeaj nuk u vra. Ruhej nga katër bodigardë…

Dje Spartaku shkoi edhe më tutje. Paskan qenë planifikuar për t’u vrarë jo vetëm Alibeaj, por edhe nja katër të tjerë…

– Je në vete, -i thashë Spartakut dje pasdite pasi mbaroi intervistën në Report TV. – Si guxon që thua gjëra të tilla të frikshme dhe monstruoze? Nga i merr vesh këto?

Ma ktheu Spartaku me atë qetësinë e tij olimpike:

– Se nga i marr vesh unë këto gjëra, është tjetër punë. Por një gjë ta them me bindje: Këto krime janë planifikuar në detajet më të hollësishme dhe unë e di se ku dhe nga kush. Në optikën e Sali Berishës nuk ka asnjë skrupull. Tre a katër jetë njerëzish janë hiçgjë për të. Ai ngazëllehet po të bëhet tym e flakë i gjithë vendi dhe gjysma e Shqipërisë të vishet në të zeza. Duke e parë veten në fundin e jetës dhe të karrierës së tij politike, ai kërkon të shkojë i ngopur në botën tjetër me fatkeqësitë e këtij kombi…

Nuk kisha si ta kundërshtoja. Sidomos kur më tha se do të nxirrte dhe fakte të tjera dhe vrasje potenciale jo vetëm brenda PD-së…

M’u kujtua një bisedë e disa viteve më parë me Izet Haxhinë. Bëhej fjalë për momentet dramatike që po kalonte vendi pas grushtit të shtetit më 14 shtator 1998. Për të shpërqendruar vëmendjen e opinionit vendas dhe të huaj nga ajo që sapo kishte ndodhur, Sali Berisha urdhëroi vrasjen e Shaban Memisë. Që nuk ndodhi vrasja, ishte fati i Shabanit, tha Izeti…

I dhashë të drejtë Spartakut. Nuk flet kuturu ish-kryetari për Sigurinë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë. Çanta e tij emblematike fsheh dhe ruan shumë të vërteta të hidhura. E ka një metë, gjithsesi, nëse do ta quajmë kështu, nisur nga padurimi që kemi ne si shqiptarë: Nuk i thotë të gjitha të vërtetat që di përnjëherësh, por i zbulon pjesë-pjesë…

E di ai pse vepron kështu. Ne do kultivojmë një durim të mjaftueshëm deri sa Spartaku të na i thotë të gjitha. Të paktën ato që di ai.

Share This Article
4 Comments
  • Fallxhori Taku parashikon krimet!Kush eshte e perbashketa e morracakut Taku me idjotin Izet Haxhia?Te dy perdoren si zagare nga Rama vetem per te lehur, asgje nuk kan arritur konkretisht deri tani,asgje.Xhevdet Shehu e ka zakon te lehi si miku i tij Idajet Beqiri,njeri me budalla se tjetri.

  • “, Meqënëse Spartaku i ka te vërtetuara ato që deklaron dhe unë i besoi , atëherë Saliu është “vrasës serial”!Ka vrarë ne 2 Prill , në 21 Janar, në Gërdec, vrau Trebickën, Remzi Hoxhen e te tjerë që ndoshta do t’i thotë në gjykatë! Po edhe sa. do vrasë akoma që të “bindet gjykata”!

  • Taku nuk e ka marre vesh akoma se Sali Berishes nuk i intereson cereku i PD-se qe ka Luli, se do te rithemeloje Partine republikane te Shqiperise, aleate me homologen e Donald Trupm-it!?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *