Pse s’shkon OFL-ja në Gjirin e Lalëzit?!

Ornela

Nëpër dhjetëra vila,
jetojnë pranë e pranë,
edhe kriminelë,
dhe politikanë!

Gjithë bajgat e kombit,
aty janë mbledhur,
dhe para me thasë,
në atë Gji kanë hedhur!

Vilën më të madhe,
e ka Salë harbuti,
se ai në fakt,
është kryehajduti!

Dhe ngjitur me të,
njëlloj është muzika,
se aty jetojnë,
Likja dhe Monika!

Fiks për këtë vilë,
dhe zonjën e parë,
të gjithë kemi parë,
një dokumentar!

Mona numëroi,
dymbëdhjetë hale,
po tani kjo video,
është bërë virale!

Po dymbëdhjetë copë,
ç’u duhen-o lumë,
se hanë pa doganë,
edhe dhjesin shumë!

Përse OFL-ja,
poshtë e lartë vjen,
në Gji kriminelët,
shumë kollaj i gjen!

Pse nuk çon atje,
letër porosi,
tek shoku Ilir,
dhe shoku Sali!

Përse formularë,
atyre s’u lënë,
të thonë-kështjellat,
me ç’para i bënë?!

Këta të dy janë krerët,
dy yje karvani,
po vila kanë dhe të tjerët,
Noka dhe Ristani!

Kur OFL-ja të shkojë,
duhet të rrijë gjatë,
nëpër vila do zbulojë,
dhe para të thatë!

Këta mbledhin fukarenjtë,
dhe u qajnë hallin,
të grupuar maskarenjtë,
varfërinë e tallin!

Këta armiq të betuar,
të besës dhe nderit,
kanë ngritur dhjetra blloqe,
si “Blloku i Enverit”!

Po këtu i duhet vënë,
kokë muhabetit,
vilat e nomenklaturës,
qenë pronë e shtetit!

Enveri ngriti nga hiçi,
gjithë një Shqipëri,
dhe kur iku-për familjen,
nuk la një shtëpi!

Këta erdhën në pushtet,
me vrull të barbarëve,
dhe e bënë pronën e vet,
pronën e shqiptarëve!

E kam thënë me mijëra herë,
e them dhe tani,
në venat e tyre blozë,
u rrjedh gjak i zi!

Po shqiptarët s’do ta ndalin,
kurrë tatëpjetën,
gjersa ka mijëra që duan,
Berishën dhe Metën!

Ka mijëra që ende shkojnë,
pas kësaj mynxyre,
herë pas here promovojnë,
vrasësit e tyre!

A.DUKA

Share This Article
10 Comments
  • Kush te coje OFL ne Gjirin e Lalzit,
    or vjershetor Duka bedel?
    Ai qe ka Keshtjelle per vehte,
    mu ne mes te atij Surrel?
    Berish dhe Mete kush do ti denoj?
    ai duhet te jete nje i paster vet,
    por ky Rama yt katran me boj,
    eshte kok e kemb i dhjer lanet,
    Berish e Mete nje Mut te dy ata jane,
    por sot Rama eshte dyfish me ibret,
    Ujku, ujku, dhe Cakalli ben hatane,
    eshte Edi yt ky Mut+Shurr komplet.

  • o dukë
    shkruajte për pordhët e xhipit në emisionin e fevzo qerosit por nuk e paske dëgjuar “atë shikun që ju ka mbetur hatri”!!
    ai e tha fare mirë që kjo LOQja nuk ka të bëjë me tjetër përveçse me “LISTAT E MBYLLURA”pra me njerzit e dënuar në shqipëri ose BE!!
    pra këtyre njerëzve ju çohet formulkari dy nga dy!!jo më shumë se nuk kanë policë të mjaftueshëm për të çuar tre a katër në ditë!!kur shkojnë shkojnë 100 njëherësh me aftamatik gati për luftë!!kështu që ai tha,shpjegoi se për lalzin e palzin ka organizma të tjera që i kontrollojnë dhe kur gjejnë parregullsi i dërgojnë atje ku dërgojnë këta të LOQes!!
    o trimi i xha jahos!!
    përse nuk e dëgjon kur flet dobiçin e burgajetit??apo thjeshtë po bën shantazhin e radhës??
    po bën sikur nuk e di shpjegimin gjenihale të dobiçit,për të “sjellë zërin e popullit”(njëlloj si në kohën e enverit ku,sigurimi thoshte nuk ka veprimtari armiqsore,por populli e partia e zbulone atë dhe e dënonte me forcë)që ti vulosë gojën floririt të skraparit??
    sepse ai është rreziku hë për hë??
    o dukë,thuaji atij shokut “që të ka mbtur hatri” se mjafton ta lubrifikojë pak me “presidentin më të mirë që ka parë shqipëria”jonë,dhe ai e mbyll gojën!!
    eh mor duk mor duk!!
    një herë e një kohë më thoshte një shoku tim”i mënçuri mund të luaj rrolin e budallait!!budallai kurrë!!”!
    mos luaj atë rrol që e ke të pamundur o dukë!!

  • Disa media, duke perfshire ketu edhe “Diten” me Aladinin (!) plasen per të bërë njelloj Ramen me Berishen, Bashen dhe Meten. Kjo politike ka filluar qe nê vitin 2013 kur shume analë si me keqardhje shkruanin se Rama dhe Berisha jane thuajse binjake! Dmth qe nuk ka nevoje per rotacion! Por njerezit i kane sytë në balle. Ata jane lehtesisht në gjendje të dallojne kohen e rrametit dhe qametit të Sali Viçidolit me kete të sotmen. Eshte bere tashme e njohur boterisht aleanca e qelbesirave e perbere nga krimi i organizuar, mediat kazan, gjykatesit që lirojne kriminelet me politikanet e korruptuar. Kjo eshte klasa qe sundon sot Shqiperine. Nje mafie edhe më e rrezikshme se ajo e oktapodhit të Katanit. Qe atehere e shihnim në televizor, ndersa sot e prekim me dore. Dhe Tano Karridi i kesaj kupole eshte vete presidenti i republikes, hajduti i floririt dhe xhobvenesi 7 perqindsh, fshatari nga Cepani, Ilir Meta. Videoja e Priftit eshte aktakuze e pamohueshme. Njelloj si “Blloku” i pasunareve tê rinj të Lalëzit. Gjate ketyre 30 vjeteve u shit gjithe Shqiperia per të pasur nja 100 miliardere, bllokmenet e rinj dhe të paprekshem të kesaj epoke shkerdhatokracie. Sa bukur e thotë Duka:
    “Këta erdhën në pushtet,
    me vrull të barbarëve,
    dhe e bënë pronë të vet,
    pronën e shqiptarëve!
    Prandaj edhe “perplasja” e sotme ndermjet kupoles së mafias (krimi, media, gjyqesori dhe politika) me shumicen në pushtet ka në baze të saj friken per humbjen e “parajses”! Megjithese disa duan të na mbushin mendjen se nuk ka asnje ndryshim. Madje se Rama eshte edhe më i keq se Kupola!
    “Por shqiptarët s’do ta ndalin,
    kurrë tatëpjetën,
    gjersa ka mijëra që duan,
    Berishën dhe Metën”!
    Kjo eshte e verteta.

  • O Byroja Politike përse flet keshtu!
    Si duket edhe ty duhet te jeshe i dhjamosur me ndihmen e ketyre haleve qe ke shkruar këtu me larte! O tifoz i te djathtes, nuk je Shqiptare qe i pergjigjesh me këtë gjuhe Poetit Arben Duka! Ty po jesh Shqiptar duhet ti thuash bravo Arben Duka… O shqiptare ku jeni merrni keta keta bollok mene 30 vjeçare dhe arrestoni dhe merrjuni pronat dhe te vdesin ne burg qe ropen kete popull dhe i bejne karshillek se ky popull ka ngele qe çdo dite te degjojme pordhet e ketyre qelbesirave. Te futen ne burg se jane pasuruar duke vjedhur kombin e tyre, populli qe i beri me pushtet, ish ministra, ish hajdute ti fute ne burg, çdo nje njeri qe ka vjedhur edhe nga keta ministra qe jane ne pushtet sote…dhe ta mendoj mire që ç’do kush që do të marre nje detyre ti thirre mendjes se duhet të jetë i ndershem dhe ta kete per nder voten e popullit qe i ka besuar….se vetem atehere do te behet Shiperia o tifoz i Saliut!

  • i kan me “tapi” të kadastrës që u lanë trazhgim baballatët nga Viçidoli dhe Çepani Saliut dhe ilirit mbivendosjet ,me 5 euro m2.

    Ky është pushkatimi i ligjit që miratoi qeveria e Sali KRIMINELIT,dhe zv/kryeministrit ILIR META në v. 2010,që fshatrat turistik në udhën e bregdetit e ktheu “oazin” e politikanve ,deputetve ,gazetarve ,bythëlëpirsve ,nga të privilegjuar si
    -Argita Berisha,vajza e kryeministrit ,
    – Ilir Meta ,zv/kryeministri,
    -Ridvan Bode ,ministër i financave,
    -Jemin GJana ,deputet i PD,
    -Gerti Bogdani deputet i PD,
    -Mesila Doda ,deputete e PD,
    -Adrian Kumbaro deputete e PD,
    -Nikoll Lesi ishë deputet ,gazetar ,”koha jon”
    -Lulëzim Basha ,ministër i brenshëm,
    -Shaban Memia ,kreu i Aluiznit ,
    -Genc Pollo ,ministër pa portofol,
    -Fatos Nano,ishë kryeministr pianec,
    -Sali Berisha ,katalla i pronës që përpiu arkën e shtetit
    ndërto vilën tre katë në kundërshtim të ligjit vetëm 2k
    Flamur Noka vilë moderne ,Jozefina topaëlli ,fatos beja etj.. pronarë medjash Fevzo Çerozi ,e gazetar fundi kazanit.Këto shtëpi verore jan ble në konflikt intersi dhe nga shoqata e ish pronarve kur truallin e kan dhuratë gati falas dhe në tiranë për popullin e varfër e shesin me çmime shum të larta.Prandaj e falenderoim Poetin e madhë Arben Duka me këto satirë sensebilizon popullin ti dalë gjumi dhe të rrëmbejë pronat e veta që ju ka grabitur klasa politike më shkërdhate e historisë shtetit shqiptar që nga koha e mbretit ILIR.

  • Emo mirditori , nuk ka 30 vjet berisha qe drejton por ne kete 29 vjetor te demokracise 1 eshte i Ramiz Alise , 8, te Fatos Nanos ,7 , te Edi Rames..Llogarite beji vete

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *