Është një film uestern, “I miri,i keqi dhe i shëmtuari”. Për të shëmtuarin s’besoj se është e vështirë të përcaktohet në politikën tonë. Për dy të tjerët sipas veprës që kryejnë ka dënime apo “gradime” të sanksionuara me ligj e kushtetutë. Po ç’ndodh tek ne? Kush është i miri? Po i keqi? Askush nuk vë dorën në zjarr për t’u përgjigjur. Ama Shqipëria këto 25 vjet ka patur nga të dyja.
Ligjërisht Shqipëria e mbushur me të këqija (e thonë vetë liderët) nuk ka asnjë të keq përveç ndonjë doganieri. Atëherë kush, po ligjërisht, i ka bërë zullumet?
Frika se duke i përmendur burgun Saliut nuk do të votojë reformën, për mua është gabim. Nuk e tremb fjala atë farë burri por vepra. Në fund të fundit reforma për atë bëhet: Të dënohet me vepra e keqja e padënuar deri më sot. E natyrisht që edhe fjala “burg” është pjesë e saj. Përse duhet ta heqim nga fjalori? Respekt e nder DITËS! Profeti.
Dërguar me sms
Në numrin e redaksisë
