Kjo punë e Azemit,
më çudit vërtet,
pse s’u bë dëshmor,
kur mbushi dhjetë vjet?!
Pse s’u bë dëshmor,
në dymijë e tet’,
kur Sala me Bashën,
ishin në pushtet?!
Ata nuk kanë pasur,
kurrë ndonjë pengesë,
s’e di pse kaq gjatë,
e lanë në harresë?.
Sa ishte i gjallë,
Azemin e gritë,
po tani ju duhet,
prapë për opozitë.
C’farë nuk i punuat,
ne ishim këtu.
akuza për vrasjen,
ka selia blu.
Pesëmbëdhjetë vjet,
vërtetë kanë kaluar,
vrasësit e vërtetë,
ende s’janë zbuluar.
S’dihet kush hetimit,
i ka vënë kapak,
vrasje politike,
nuk ka dalë aspak.
Po dhe mund të dali,
nuk sosen Shtatorët,
nëse do të dalin,
vërtetë autorët.
Vrasje politike,
s’na del faktikisht,
dhe pse është përdorur,
krejt politikisht.
Krejt politikisht,
nga “miku” Sali,
dhe do té përdoret,
përsëri tani.
Basha sa ka nisur,
tani nga përpjekja,
nuk i duhet jeta,
po i duhet vdekja!
Po i duhet vdekja,
e Azem Hajdarit,
thjesht’ për ta përdorur,
kundër kundërshtarit.
Ndofta këtë nder,
azemi ka hak,
po s’di të jetë mbledhur,
Këshilli Bashkiak.
Realisht Lulashi,
s’ka asgjë në dorë,
se vetëm Këshilli,
mund të shpall dëshmor.
Duhet të shpjegojë,
si dhe pse e shpalli,
mund té shpallë dhe Salën,
dëshmor për së gjalli.

të lumtë pena…është shkop nën rrota qeverisë së re ky vendim i antishqiptarit Sali, Azemi u vra në oborr të PD, s’ishte duke luftuar diku, le që ndonjë hyjner nuk ka bërë joooo, të rrijë atje që të mos e lëvizin prapë. Lërjani ti pushojnë kockat në varrin që ja hapi pushteti i Salës, hipokrizi nga mëngjezi deri në darkë. Para Azem Hajdarit, ka të tjarë koka që meritojnë atë vënd.
Sipas meje merita e Azemit shkon deri tek trimeria ,por nuk mundem ta klasifikoj ne intelektual.Te tille trima ka me mijra Shqiperia,nga Tropoja e Kukesi, ne Laberi . e kudo.Nderi me i madh per te eshte zbardhja e vrasjes, dhe rolit te Berishes.. ..Kete duhet te kerkoje e shoqja e tij, dhe jo tu beje hosanara bashkepuntoreve te vrasesve,per qellime pragmatiste.
shume e vertet bravo
bedel gjalle e bedel vdekur- do thoshte noli.Mbi azem hajdarin hipi berisha per te marre drejtimin e partise demokratike e te pushtetit,Kam qene me azemin ne mbledhjen e sindikatave ne dhjetor 1996,i refuzuan sallen,fjalimin e mbajti tek shkallet.Horrat e berishes gerthisnin pas dere,azemi therriste;une skam dash tja di nga sigurimi shtetit,jo nga ju! E vrane si e vrane su gjind kurre e verteta ,me trupin e tij shqyen dyert e kryeministrise dhe e hodhen ne rruge.Po prape nuk u ngopen me Azem hajdarin?Po a ka nene,babe,vellezer,motra ky njeri,se per ate fatmira doskun,asaj i lexohet dhimbja ne surrat
Dhoma _zyra e F, Nanos ne K,Ministri te mos perdoret me per zyre, por te behet muze per te kujtuar veprat “heroike” te Sali Berishes,( Pushtimin e krye Ministrise dhe Vrasjet e 21 janarit,
Azem Hajdari,me profesion kepucar ndihmes i Gjeloshit, pastaj me pseudo universitet , anarkist_populist duhet perfunduar si figure se bashku me figuren e Saliut, njehere e mire,sepse sic shprehet Frroku te Koha me zero argumenta per te bemat pozitive te PD-se dhe Sala e Azemi nuk kane pasur asgje pozitive . Perkundrazi e shkaterruan Shqiperine e shqipetaret ne maksimumin e mundeshem.
KRIMI I GJALLE NE PARLAMENTIN E POPULLIT,KRIMI I VDEKUR NE VORREZAT E KOMBIT
Ska vend asnje kriminel i p.d. ne varezat e deshmorve te luftetarve te popullit.
Thirri mendjes o e veja e te ndjerit !!!!!!!!!!
Arbeni dhe Mero Baze, e kanë analizuar në detaj , vendimin e fundit qeverritar dhe të dy figurat e PD së : Azemin dhe Berishën . I fundit e ka çfrytëzuar të parin , me jetën dhe vdekjen e tij . Naivitetin familjar të Azemit , nuk ka burrë , që e kupton . Në vend që të kërkojnë një rigjykim të saktë , merren me ambicjet e stërzgjatura të Berishës , që e ka nga qejfi . Mjek mizor , që e përdor vdekjen e njeriut , për ambicjet misqine , që do ta shoqërojnë edhe këtë pjesë jete , që i ka mbetur . Rrasti Berishë , është një fenomen i izoluar shoqëror , që nuk njef çift , nën kupën e qiellit . Illo
o ti qyqar .ai eshte deshor i shpallur, po varroset ne varret e deshmoreve. Po ku kupton nga logjika ti, o bejtexhi
bravo arben mire thuati kujt ja thua saliu me mendjen qe ka do do veje ne varrezat e deshmoreve dhe hajdutet e kriminelet qe kane punuar per hasap te tij kina ti vije hakut me liber shtepie
Poeti yne i dashur , gurra e pashtershme , muza frymezuese ,bilbili i epokes demonkrate dhe demonkomuniste , keni shume te drejte .
Pse tani A.Hajdarin ???
Si guxojne ??? Ne po lotojme kemi tash e shume vite qe Komandati i forcave te leckosura ,
i paharruarri ne mendjet tuaja shoku Enver ,po na dergjet ne sharre ,ku dhe gurin e varrit po ja permbysin dhe kta guxojne te na nderojne cubin e pardesyve gri ???
Jo po kjo nuk durohet !
Tani qe pushtetin e kemi ne ,me propozim te ish oficerit dhe bejtexhiut te nderuar kerkojme rikthimin e Komandantit ne varrezat e deshmoreve .Atyre qe beri deshmore vete heroi yne dhe K.Hazbiu !
Byroja politike te miratoje me vendim te posacem kte akt historik . Te vendoset dhe fotografia e tij ne cdo zyre shteterore .
Neni 55 te fuqizohet !
Aleatet te na mbeshtesin ne kte aleance te re .
Kush eshte kunder nesh eshte armiku i kllases !
Kush do behet deshmore ose armik qe sot e tutje e vendosin bejtet e A. DUKES dhe pushteti popullor , ai me i nderuari ,pushteti i ngjales !
RROFTE PARTIA !
Azemi do shkoje atje ku i takon deshmor e Kryedeshmor por juve qe jeni pjese te klaneve te vrasesve socialistet e kriptokomuniste s’ka si t’ju vije mire.
Sa per Duken nuk me duet njeri normal nje njeri me urrejtje kaq te madhe.
Çu dive xhaxha rexho, si muti kaka zylo… janë njësoj si kuadrot e shtëpisë me kulpër apo me gjethe siç i pëlqen të reformuarit edi ta quajë, ashtu edhe disidentët e rremë që i nxorri xhaxhi ramizi nga sqetulla e nënës parti ndaj dhe demokracia që na prunë doli muta-muta.