Pak radhë, si ca shpulla turinjve

anazapta

Ja vlen të veçohet një deklaratë e ish-ambasadorit danez Karsten Jensen, dhënë para zgjedhjeve të 23 qershorit, dhe që DITA e ribotoi dy ditë më parë. Pa asnjë përkujdesje diplomatike, gjuha e tij ka qenë sqepar, për ta ndarë muhabetin qartë; dhe jo thjesht për të na sqaruar se përse nuk e meritojmë statusin, por për të na e thënë saktë, qartë, shkurt e pastër së ku jemi katandisur. Janë fraza historike, pa dyshim. Janë fraza që kanë zënë me lapra turinjve jo vetëm politikën, por dhe gazetarinë që ushtron debatin politik paneleve. Lexojini dhe njëherë vëmendshëm:

“Shqipëria gjithashtu, duket sikur është e mallkuar, me një gen vetëshkatërrues. Nuk di si ta përshkruaj ndryshe. Kjo është menjëherë e dukshme për shumë të huaj. Nocioni se për të fituar vetë duhet të shkatërroni armikun, se shkatërrimi është rruga e duhur, mendoj se është një mendësi tepër unike e klasës politike shqiptare, e cila po bllokon përparimin. Në shumicën e vendeve përparimi vjen nga ndërtimi mbi arritjet e të kaluarës; nga kuptimi i të mirës së përbashkët dhe interesit kombëtar; nga të pranuarit se, nëse kontribuoni për ta bërë tortën më të madhe për shoqërinë, edhe feta juaj do të jetë më e madhe. Megjithatë, koncepte të tilla, edhe nëse janë dëgjuar ndonjëherë, janë të rralla në debatet politike shqiptare…”/ Ermir Hoxha

 

Share This Article
6 Comments
  • Ke thene esencen e problemit shqiptar zoti Ambasador. Kjo eshte kultura qe mbolli Berisha dhe PD-ja qe nga fillimi i viteve 90-te dhe do ta paguaje per nje kohe te gjate, jo vetem brezi i sotem por edhe ata qe do te vijne.

    • Jo, s’jam dakord Arli. Berisha vetem sa vazhdoi denjesishte vepren e sh. Enver te te filluar qe kurse u themelua PKSH-ja….lexoje pak historine tone te ketyre 100 vjteve te fundit dhe do ta kuptosh se vertet e kemi ne gen vetshkaterrimin. Ambasadori danez e ka thene kete troc, ndryshe nga diplomacia formale qe gjithmone i bie anes.

    • eh mor tru thare, vashdo me Berishen ti se e ke hak te jesh jashte Evropes dhe perparimit, pse ky i riu cfar po ben.
      Hapi syt mor derdimen se na late ne vend nemero.

  • Bete mire qe e sollet ne vemendje kete vezhgim te ambasadorit. Besoj se ka te drejte ne pergjithesi dhe ky vezhgim qe nuk eshte i vetmit duhet te jete objekt diskutimi serioz sikurse edhe eshte sjelle ne artikullin e Mustafa Nanos lidhur me zgjerimin.
    Mbase do te jete rasti qe shoqeria jone te sjelle ne vemendje te metat me teper se ” virtytet” dhe ” trimerite” qe qemtohen me shumice dhe ku ne vihemi ne qender te botes. Mbase kjo do te vleje me shume qe te sillemi si te tjeret dhe te tolerojme bazuar ne paradigmat e dhena mjaft konciz nga ambasadori i ndershem.

  • OPO KETO DIHEN EDHE PA I THENE KY ZOTERIA,

    ISHTE RASTI QE BE-JA SI “MIKE TE MIRE” QE E KEMI TE NA JEPTE NJE IMPULS NE KETE “RRUGE” QE KEMI NISUR PAS ZGJEDHJEVE.

    POR REZULTOI QE BE-JA NUK ESHTE MIKE AQ E MIRE SAC DUKET PER NE.

    TE TJERAT JANE LLAFE KOT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *