Një ekip shkencëtarësh në Korenë e Jugut ka zbuluar se njerëzit që hanë vetëm kanë tendencë të shtojnë në peshë më shumë se ata që konsumojnë vaktet të shoqëruar, sipas një studimi të publikuar në faqen e internetit Obesity Research & Clinical Practice, shkruan Dita.
Specialistët kanë analizuar rezultatet e një pyetësori, ku u përfshin 7,752 njerëz, dhe llogaritën se sa shpesh të anketuarit hanin vetëm.
Sipas statistikave klinike, ata që hanin vetëm ishin më të prirur për të pasur sindromën metabolike dhe si pasojë një rritje të masës yndyrore rreth belit, të vuanin nga gjendja para-diabetike, presioni i lartë i gjakut dhe kolesteroli i lartë.
Meshkujt që konsumojnë të paktën dy vakte në ditë vetëm, gjasat për të pasur sindromën metabolike ishin 64% më të larta se ata që preferonin të hanin të shoqëruar. Tek femrat kjo shifër ishte 29% . Në të njëjtën kohë, rreziku i obezitetit tek meshkujt rritet me 45%.
Hulumtuesit shpjegojnë se mungesa e një shoqëruesi bën që njerëzit të ndihen më pak të motivuar për të ndjekur qëllimet e tyre, siç mund të jetë ushqyerja e shëndetshme.
“Njerëzit që hanë vetëm kanë më shumë gjasa të hanë ushqime të shpejta, ose të pasigurta, (të ngrira ose të paketuara). Kush do të gatuante vetëm për një person?”, komenton asistent profesori i Departamenti të Psikologjisë Rutgers të Universitetit Shtetëror të Nju Xhersit, Andrew Abeyta, për NBC News. /DITA
