Pse të marim borxh?! Konfiskojmë pasuritë e hajdutëve që përzumë!

redaktor

E nderuar “Dita”! Në çdo ndryshim sistemi, a zëvendësim të një qeverie nga një tjetër, njëra gjë që bëhet nga më imediatet është dhe marrja në dorëzim me inventarizim të rregullt gjendja financiare e bankave dhe e thesarit të shtetit, shpenzimet dhe mënyrat e harxhimit të të ardhurave publike, vihen përpara përgjegjësisë shpërdoruesit dhe bëhet sekuestrimi i pasurisë, e të gjitha llojeve, e grabitur në mënyra të ndryshme.

Zotërinj! S’keni përse të merrni borxh, konfiskoni të vjedhurat e të grabiturat nga qeveria kusare e përzënë me shqelma prej indinjatës popullore, me shpresën e madhe se: si përfundim, do të vendoset drejtësi dhe institucionet shtetërore do të çlirohen nga uzurpimi banditesk i Sali Berishës, klanit të tij dhe lobit serb të përbërë nga Fazlliç e të tjerë në prapaskena kombëtare e ndërkombëtare. Dashtë Zoti e nuk zhgënjehemi! Nderime ‘Dita’ e shtrenjtë! B. Xhelaj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *