Të dy jemi shqiptarë, nga Veriu apo nga Jugu, nga Perëndimi apo nga Lindja, ku fle e fluturon shqiponja, ku flitet e këndohet shqip, mbi tela lahute e sharkie, mbi kacekë gajdeje e iso Labërie….
Na u desh të ikim, secili duke mbajt në shpinë trastën e mbushur me hallin e vet. Na u desh të hedhim rrënjë, në fillim si gruri kur nxjerr rrënjëzën që bujku e quan të rreme, sa për t’u mbajtur në tokë e formuar tufën e rrënjëve të vërteta xhufkore e lartësuar lastarin e nxjerrë kallirin…
Kohë e gjatë përpjekjesh për mbijetesë…
Mua më ra të kaloj maleve…
Ty të ra të kaloje deteve…
Atij i ra të lëkundej në krahë avionësh…
Të gjithë shtrimë duart për një copë letër “të gjelbër”…
Kështu më duket se gjen përkthim në shqip nga të gjitha gjuhët ajo copë letër e dëshirueshme deri në skaje …
Tash, pas një çerek shekulli qëndresë, përballjesh të lodhshme, udhëtimesh “shtigjesh të pashkelura”, pa busull nga vendlindja, mund të them se jemi qetësuar.
Kemi filluar të kërkojmë më shumë.
Të kërkojmë nënshtetësi…
Të bëhemi “grekë”, “italianë”, “gjermanë”, “anglezë”, “amerikanë”…e deri “australianë”.
Unë jetoj në Greqi tash 22 vjet. Kam letra 5-vjeçare që më lejojnë të udhëtoj, madje edhe të punoj në të gjithë Bashkimin Evropian.
Dua të marr nënshtetësi greke, të bëhem “grek”.
E dua po me ato motive që e do ti që jeton në Itali, Gjermani, Angli, Amerikë, Australi…
Mos i radhisim motivet…
Secili i di se i ka kaluar mbi palcën e kurrizit nga qafa në të ndenjurat e në fijet nervore nga truri tek gishtat e këmbëve…
Meditova mbi rreshta sepse Greqia ku jetoj po përmirëson kuadrin ligjor për dhënien e nënshtetësisë, duke nxjerrë rregulla të reja që u japin mundësinë mijëra emigrantëve që ta marrin atë.
“Duam, tha ministri i Brendshëm grek, që me qëndrimin tonë të dërgojmë mesazhet e duhura në të gjithë botën kundër ksenofobisë dhe racizmit.Duam t’i japim shanse të gjithëve, pavarësisht origjinës së tyre. Po përmirësojmë kuadrin ligjor për dhënien e nënshtetësisë.Vendosëm dhënien e mundësisë për fëmijët e lindur në vend, por që për arsye të ndryshme nuk përfitonin, si u jepet mundësia edhe shumë të tjerëve të marrin nënshtetësinë”.
Ministri i Brendshëm tha se po bëhen ndryshimet e duhura ligjore, për të mundësuar dhënien e nënshtetësisë tek:
personat që kanë mbi 12 vite që qëndrojnë në Greqi,
grup moshat mbi 65 vjeç,
personat me aftësi të kufizuar,
pjesëtarët e komunitetit rom të lindur në Greqi…
Sipas ministrisë së Punëve të Brendshme greke, në Greqi jetojnë 850 mijë emigrantë.
Statistikat tregojnë se 174.394 nënshtetësi janë dhënë në 2011-2017.
93 për qind e përfituesve të nënshtetësisë janë nga Shqipëria.”
Në “të thënë e në të bërë” ka gjithnjë “një det të tërë”.
Këtë e kam përjetuar fort në shpinë si gjithë të tjerët këtu e ma do mendja edhe atje ku mërgimtarët shqiptarë janë shpërndarë sa nuk ka qytet (nuk po e ekzagjeroj e të them fshat) në botë ku nuk flitet shqip.
Vendosa që sapo të miratohet ligji (gjithnjë me demonstrata para parlamentit e grushte brenda tij) të aplikoj edhe unë për nënshtetësi greke.
Pse mos ta bëj kur e ke bërë ti në Itali, Gjermani, Kanada, Australi, Kolumbi…
Një lutje kam për lëçitësit e këtyre radhëve: Mos më quani grek thjesht se do të marr nënshtetësi greke ashtu siç nuk do t’u quaj unë italian, gjerman, anglez, amerikan, kanadez…
Jam shqiptar në gjak e gjini, ashtu siç jeni edhe ju shpërndarë si fara e hithrës.
Ama një gjë mesazh dua t’u përcjell:
Fëmijëve, nipërve, mbesave u flisni shqip, kudo që jeni, në shtëpi apo në shëtitje. U mësoni të lexojnë, shkruajnë e këndojnë shqip…
Kërkojini me të gjitha mjetet demokratike shtetit që ta shtrijë mësimin e gjuhës shqipe kudo ku jetoni e punoni…
*Abdurahim Ashiku – Gazetar, Greqi

te mesoni,te punoni
te beheni te mbare
me nder te jetoni
te nderoni vatane
gjuhen tene te mesoni
Shqiperine mos e harroni
Abdurrahim bej Frasheri
As une dhe asnjeri nuk mund te te veje faj ty Z. Ashiku. Nje gje ama duhet t’jau kerkojme qe ta keni si pergjegjesi si komuniteti shqiptar ne vendin qe ka asimiluar me shume shqiptare se cdo vend tjeter.
Ne duam qe komuniteti shqitptar ne Greqi te rritet e te forcohet por edhe te organizohet dhe te bashkohet per te mbrujtur identitetin dhe gjuhen e tyre, sic kane bere shqiptaret ne Kosove dhe Maqedoni. Keni pergjegjesi qe ne shekullin e 21 mos humbni si arvanitet e qemoti po te luftoni qe te njiheni si minoritet i mbrojtur nga shteti, sic e njohim edhe ne minoritetin grek ne Shqiperi.
Ke shume te drejte or mik
— Ne kuptimin e pergjithshem, pyetja juaj eshte normale. NE VECANTI PER TY, QE MUND TE JESH NGA SHKODRA APO TIRANA ,[me sa e kuptoj nga mbiemri qe ke] mbase nuk perben shume problem
— Por, ..duke pare lidhjen e kufitare ,—- pretendimet e vjetra teritorjale,—- politikat greke per ndryshimin e kufijve, te zonave minoritare — per ndryshimin e emrit, –per ndryshimin e toponimeve — per ndryshimin e besimit fetar —- pengesat , veshtiresit e shkollimit shqip dhe te ushrtimit te gjuhes, — frymen naconaliste dhe ate anti shqiptare qe ekziston tek disa qarqe te brendeshme e te jashme, —- frymen anti shqiptare tek nje pjese e popullsise vendase dhe administrates shtetrore, — menjanimin [tjetersimin] e KOASH –disa masa te dukshme e te pa dukshme me rreze te larget ose kamufluar ‘….
—Keto ,.. e te tjera FORMA MANIPULIMI, PRESIONI, SHTRENGIMI E KOMPROMENTIMI ….. BEJNE QE DHENIA E SHTETESISE GREKE , NE VECANTI SHQIPTAREVE TE JUGUT DO TE NXJERE MJAFT PROBLEME ..DERI NE TJETERSIMTE SHQIPERISE JUGORE.
— MUND TE KETE DISA SKENARE TE NENDHESHE QE E BEJNE SHUME TE RREZIKSHME PUETJEN TUAJ, NE DUKJE TEPER NORMALE.
Tomor Voda
Zoti Tomor, qendroni i qete, sepse kur nuk arriti ta asimiloje popullin shqiptar pushtimi 500 vjeçar otomat, nuk mund te beje ate dhenja e nenshtetesise nga fqinji, biles sipas meje, ne kete situate rrezikon me shume kombi Grek.
Dakordohem me gjithcka cfare komenton z. T. Voda si dhe i kujtoj atorit te shkrimit nje poezi popllore te Jugut tone: “Greqine e kisha moter / Ajo s’me ka pasur kurre / Ma ka bere me te pa bese / Sa here kam qene e semre”
me kete emer qe ke ti abdurrahim,vetem arabo turk mund te behesh
Ne vemendje te karamahmutit te albanise: AUTORI I KETIJ SHKRIMI ESHTE SHQIPETAR, ESHTE DIBRANE NGA JE FSHAT SHUME AFER PESHKOPISE, ME UNIVERSITET, PEDAGOG,DHE PER RRETH 20 VITE GAZETAR I ZERIT TE POPULLIT. TANI SIGURISHT PENSIONIST,SHUME AKTIV NE KOMUNITETIN SHQIPETAR TE GREQIS. ESHTE NJERI QE E RESPEKTON EMRIN QE I KA VENE NENE DHE BABAJ I TIJ. NUK ESHTE BESIMTAR I THEKUR PER TE MOS THENE QE ESHTE ATEIST. KA QENE PROFESOR I NDERUAR NE PESHKOPI. TANI AI KA NENSHTETESINE GREKE,UNE ITALIANE. UNE JAM KATOLIK AI ESHTE MYSLIMAN POR EMERUESI I PERBASHKET ESHTE SE JEMI SHQIPETAR,NDERSA ME TY I NDERUAR karamahnut JEMI TE NDARE NE EDUKATE.
Po pse orè Abdurahim Ashiku e ke gjithe kete preokupim e hall !!! Ti po kerkon te drejten tande simbas PARIMEVE EUROPIANE ashtu si te gjithe emigrantet e tjere shqiptar.
Kur ta marrish shtetesine greke dhe te bejsh betimin se do te respektosh ligjet e Greqise, ta gezofsh me gjithe familjen tande dhe falju nderes Greqise qe te jep mundesi te bejsh ti dhe familja jote nji jete ma te mire dhe ma te qytetnueme se ne Shqiperi.
Mos u ve ne siklet kot se me kete emer s’ke shanse te marresh nenshtetesi greke. Provojr nje here ne Turqi,ose dhe ne France.
FATI JUAJ ESHTE I PARACAKTUAR.. DO TE SHNDROHENI NE ARVANITAS DMTH ME GREK SE VET HELENET zoti ashiku
Po te jesh “shqipetare”zoti Abdurrahim dakort,500 vjet nuk jane pak me krush-qira me Pashsllare, Sulltaner,me vellezerit tuaj Vezire,Bejlere,Agallare.
Po pse kini frike nga Vorio Epiri i Prijesit te Tij Jeorgios Kastriotis?
A nuk eshte nder te quheni dhe ju Epirote?
Ju jini jo tradhetare pir hipokritet me te medhenj te Balllanit.
Shqiponja dhe vendi i Shqiponjave ishte,eshte dhe do te jete Epiri i ndare nga barbaret,eshte simbol Greke i Bizantit dhe flamurit te Kastriotis dhe nuk eshte simboli juaj i Allahut Ekber.
Sa per Greqine,te gjithe e kane patur zili qe nga koha e Pirros qe Romaket i shkaterruan rreth 80 qytete Greke Epirote,Turqia po ashtu barbare,Gjerm amia naxidte dhe ty zoti Abdurrahim duhet te dish se kush eshte Greqia per boten dhe kush jini “ju”.
Ju jini njetex pa histori,pa dinjitet,pa nder,duket nga emri qe ke dhe ma quan veten “shqipetare”.
Fatkeqesisht njetezit nuk dine ceshte nderi.
Nuk kam deshire te replikoje me ty o grekofil i semure, por po e perserit vazhdimisht duke e bere grek Gjergj Kastriotin. Mesoje historine qe ka patur dy emertime, Epiri I Ri dhe Epiri i Vjeter. Ne Epirin e Ri futej edhe veriu I Shqiperise se sotme. Ne dokumentat e mesjetes Skenderbeu permendet si prijes i Epirit te Ri me qender ne Kruje. Pra Jeorgios Kastriotis dergoja sateme!
Pellazgos, meqenese ben ca rremuje ne shtjellimin e mendimeve dhe behesh i pakuptueshem, po te ndihmoj me nja dy pyetje ne menyre qe te shprehesh me qarte.
sipas teje;
1)shqiptaret e greket jane e njejta race apo raca te ndryshme?
apo
2) Shqiptaret jane greket e dikurshem dhe greket e sotshem jane abdurrahima?
apo
Shqiptaret e trojeve shqiptare jane abdurrahima dhe greket e greqise jane shqiptaret e vertete?
Ju falemnderoj paraprakisht per pergjigjen.
Drejt!!
Qe ke te drejte te marresh nenshtetesine e vendit ku jeton prej 20 vjetesh, kjo nuk vihet ne dyshim.Dhe nuk ke pse t’i marresh leje njeriu apo te te vije zor. Se njeriu ka vetem nje jete. Dhe ne Greqi ti dhe femijet e tu do jetoni shume me mire sesa ne Shqiperine e kaplluar nga varferia, krimi dhe korrupsioni. Ku njerezit e ndershem nuk gjejne vend. Por mendoj se do te kesh disa probleme ne vendin qe do te te adoptoje. A do mund te integrohesh plotesisht ne ate vend?! Apo do behesh si arabet ne Europen Perendimore qe nuk shkartisen me vendasit dhe formojne atje nje shoqeri paralele, me te tjera rregulla dhe zakone! Si person me origjine myslimane qe je a do te pranosh qe femijet e tu te martohen me greket vendas?! Dmth a do te jesh dakort qe pasardhesit e tu te asimilohen apo e thene ndryshe te shkrihen dhe te njehsohen me vendasit, siç ka ngjare me pare me arvanitasit?! Dhe çfare zakonesh do ndjekish ne Greqi? Ato te vendasve apo ato te Shqiperise? Pra kur te kete festa fetare ne ate vend ti do te marresh pjese, apo do te rrish menjane! Per shume nacionaliste do te dua tu kujtoj se thuhet qe ne Turqi jetojne rreth 3 milione shqiptare. Por te gjithe ata jane asimiluar ne shoqerine vendase! Pra ke zgjedhje te veshtira perpara. Qe vene ne prove ndershmerine tende ndaj vendit prites si dhe patriotizmin ndaj vendit ku ke lindur etj etj.
…Per te gjithe karamahmutet, karahelenet dhe karasllavet,…çdo kush ka te drejten e ZOTIT ti dale per zot familjes se vet…Por kurre te beje krahasimin e koleres turko-greke-sllave , me asnje vend te botes, aq me pak europiano-perendimor…Asnje vend i botes nuk ka pretendime territoriale dhe gjaku si kjo kolere shekullore…Asnje pushtues tjeter nuk kishte qellim zhdukjen e ketij kombi, si e kishte kjo kolere…!!!
…Per te gjithe karamahmutet, karahelenet dhe karasllavet,…çdo kush ka te drejten e ZOTIT ti dale per zot familjes se vet…Por kurre te beje krahasimin e koleres turko-greke-sllave , me asnje vend te botes, aq me pak europiano-perendimor…Asnje vend i botes nuk ka pretendime territoriale dhe gjaku si kjo kolere shekullore…Asnje pushtues tjeter nuk kishte qellim zhdukjen e ketij kombi, si e kishte kjo kolere…!!!..
…Per te gjithe karamahmutet, karahelenet dhe karasllavet,…çdo kush ka te drejten e ZOTIT ti dale per zot familjes se vet…Por kurre te beje krahasimin e koleres turko-greke-sllave , me asnje vend te botes, aq me pak europiano-perendimor…Asnje vend i botes nuk ka pretendime territoriale dhe gjaku si kjo kolere shekullore…Asnje pushtues tjeter nuk kishte qellim zhdukjen e ketij kombi, si e kishte kjo kolere…!!!….
Qe te jem realist,duhet te kthej nje pergjigje te hidhur.Jemi nje Komb,dy rraca,Geg dhe Tosk,te cilet dallojn nga fizionomia e tyre.Tosket nuk kan asnje dallim Greket apo Turqit,dhe per kete nuk mund te themi me siguri se cili ishte shkaku? Ulja kembekryq e Osmnllijve per 500 vjet ne Trojet Arberore apo keni te njejten ADN me “Ipiriotet”Greket?Un jam Geg,me tipare te dallueshme jo Mesdhetare,dhe kam jetuar disa vite ne Greqi.Kisha nje problem jashtezakonisht te madh per tu harmonizuar me Greket,nuk e honepsin dot qe nje Shqiptar ta dergonte Firma per tju ber nje Pun,saqe me ka rastisur ta degjoj me Veshet mi duke then:Shqiptarin gjeten per te na derguar!Pamvaresisht se nga Zanati isha me i miri ne ate ndermarrje.Pata Fatin qe ne 2003 mu ndalua hyrja ne Greqi,nga autoritet Greke(megjthse kisha dokumentacion te rregullt)duke me then:Gruaja me dy Femijet mund te kaloj,por Ju jo!!! Jemi rritur ne Vendin ton,duke degjuar shpesh shprehjen:Ma paske inatin si inat Greku,dhe kte inat te tyre,megjithese kan kaluar shum vite un po e perjetoj edhe sot ! Qe nga koha e ndalim hyrjes ndodhem ne nje vend tjeter,dhe e gjith Familja ime ka nenshtetesin e atij vendi,perveq Djalit 20 vjeqar qe ka lindur ne Greqi.Me lindjen e Djalit e regjistrova ne gjendjen civile te Greqis dhe te Shqiperis.Gjate gjith Jetes se tij Nikita(Djali) eshte pajisur me pasaport Shqiptare,dhe ne momentin e aplikimit per Pasaporten e vendit ku Jeton,Shqiperia kerkon Certifikaten e lindjes nga Greqia,(megjithse Nikita qe nga momenti i lindjes ndodhej i regjistrua edhe ne gjendjen civile Shqiperi).Ne Greqi kerkuam certifikaten e Lindjes dhe pergjigja e tyre ishte absurde ! Esht i regjistruar me Emrin e Nenes dhe te Babait ,por vet Femija nuk ka emer! Pergjigja jone ishte:Si ka mundesi qe ky Femi paemer (si ne Mitologjin Greke,ku Odisea thonte qe emri im esht Askushi) ka qen i paisur me dokumentacion te rregullt na Qeveria Greke,dhe ka disa hyrje dhe dalje nga pika Doganore e Kakavias dhe sot i mohohet Emri ! Pergjigja me bukur ishte e Ambasadorit Grek ne vendin ku jetoj,tek i tregonim hallin ton para dy vitesh:Hera e par qe degjoj qe nje 18 vjeqar nuk ka Emer ?! Per hallin ton i kam shkruajtur edhe ish Ministrit Tahiri.duke i ber nje pyetje te shkurter por te qart:-Kur ka gabuar Ministria e Rendit,kur Femijen tim e paiste me Pasaport Biometrike,apo sot,qe nuk pranon certifikaten e gjendjes civile Shqiperi,por kerkon ate Greke?Pergjigje nuk mora asnjeher,por sot e kuptoj;dhe nuk i paragjykoj si te Shqiperis po ashtu dhe te Greqis.Nga ato qe lexoj,cdo Dit per Vendin tim,arrij ne konkluzion se detyra e atyre qe na qeverisin nuk jan hallet e Popullit por SHOU Mediatik.Per Greqin e ka then ish Kryepeshkopi Grek Anastasios ne Miitingun me madheshtor qe eshte mbajtur ndonjeher ne historin Greke ne vitin 2000(ne mos gabohem)-Perpara se te jemi Europian,jemi Ortodoks Grek-.Kjo thenie,qe e pati vazhdimesin e saj ne Paraden Ushtarake te Selanikut,para Presidentit dhe Qeveris,se Zorret e Shqiptareve do ti bejm lidhese Kepucesh,dhe me von,me krijimin e Partis,Agimi i Arte,e bejn pranin time,dhe te shum bashkekombesve te mi,qe nu kan tipare Zeshkane Greke,te jet e paberballueshme Jetesa ne ate Vend.Me pranimin e Pasaportes Greke,jam i vet dijshem,se kam firmosur per te ardhmen time,dhe te Femijeve,ndjenjen e te qenurit INFERIOR perball atij Kombi qe mendon,se Toka rrotullohet rreth Greqis.
ky eshte thjesht nje “muhabet”, se ne te vertete Dyshtetesia nuk te ben automatikisht bensik te shtetit prites dhe tradhetor te vendit eme. Psh, ka nje kriter te vogel qe shumekush nuk e di, kur te pyesin per shtetesine primare, shtetesine e pare, se eshte ajo qe prevalon mbi te tjerat, je shqiptar. Te tjerat vlejne per lehtesime, per te mos u ndjere inferior nga te tjeret, por edhe perputhet me kuadrin ligjor, se po ndejte x vjet dhe je rezident, ke te drejte te votosh, te zgjidhesh, zgjedhesh, te grumbullosh kontributett e pensionit, te perfitosh nga sistemi i kujdesit social, shendeti, papunesia, invaliditetit,etj. Pra, ne kete prizem, me shume, por me shume vonese Greqia, anetare e Bashkesise Evropiane, po rregullon kuadrin ligjor. Ne fakt, kur Greqia ka nenshkruar anetaresimin ne BE, nje prej kritereve baze eshte e drejta e nenshtetesise per plotesim x vitesh rezidence ne kete vend. Duke e pemguar kaq e kaq vjet, ose duke e aplikuar sipas midese per nje komunitet te quajtur “vorioepirotesh”, Greqia ka shkelur kriterin e respektimit te te drejtave baze te njeriut. Por edhe i ka hedhur benzine zjarrit, psh, nuk ka pasur asnje ambasador apo minister te jashtem shqiptar qe para se te ulet me nje homolog grek ti thote qe ne krye se Shqiperia nuk e njeh termin “Vorioipiro” dhe çeshtjen vorioipirote nje çshtje qe nuk ekziston. Sa per nenshtetesine greke, ta merrni me te dy duart, por kujdes, siç thote latini, kujdes nga greku edhe kur te ben dhurate. Une njoh shume familje ne Greqi qe kane nderruar emer dhe mbiemer dhe ne regjistrat shqip nuk i gjen me me emrat qe u ka vene nena dhe babai. Kjo nuk eshte bere per mode, po nga halli dhe kur te kaloje nje kohe jo relativisht e gjate, per greket keta jane vorioipirote te ardhur nga Shqiperia e duke i futur ne listat e tyre shoviniste e shiko z. Abdurrahman, ka frike se do zhgenjehesh nese te japin si kusht per nenshtetesine greke te nderrosh emrin edhe ti, ne mos e ke nderruar. sa per kete trangullin qe komenton ketu, ky pellazgu, Gjergj Kastrioti vetquhej vertet kryezoti i Epirit dhe pasardhes i fiseve epirote, por me nje ndryshim te madh. Qe Epiri ishte territor i fiseve iliro-epirote dhe Aleksandri i Maqedonise ishte nip tek princet epirote, dajat e tij, te cilet edhe e mbajten per mjaft kohe kur nuk shkonte me te atin, Filipin. As maqedonet dhe as epirotet nuk jane helene, dhe interesante se nuk benin as krushqi.
Duhet te jesh “Njeri” . S’ka rendesi….rraca . Ndersa shtetesi, eshte. …fenomen gjeografiko-pragmatik, nisur nga epoka e…… neolitit . Lerini idiotizmat me gjuhe e “patriotizma”, o…derra .
O idjot , në fuqi të 12 , pse nuk ua drejton kërmave greke , që fshihen nën veladonin e kishës bizantine këtë thirrje , por ua drejton shqiptarëve ?!
Ashtu kot të pyeta , se nga idjotë si ti , nuk mund të presësh ndonjë përgjigje njerëzore .
Fain ore mik ta ka qeveria shqiptare . Nuk interesohet fare ,dhe nuk e mer mundimin as edhe per nje pyetje ,grekeve,nga 91 e deri me sot.
Une para 20 viteve mora nenshtetesi ne nje vend ne Europen Perendimore ,ku me dhane pashaporte dhe me lan 3 vite afat, simbas ligjit te tyre ,per heqjen e nenshtetesise Shqiptare .A e dini cfare me ndodhi ,shteti i korruptuar shqiptar me gjithe se i derozova dekumentat brenda javes ,ku ja mora me shkrim ,policise shqiptare (Zyres pranimin e kerkes sime me Date e vit )Me gjithe interesimin ne shqiperi ne Presidence as edhe nje sma varte ??Donin ryshfet ,e thjeshte per tu kuptuar .Nuk dhashe para ,dhe zyrtaret shqiptare ,shejtan budallenj e dinin ligjin per tre vjet .Kaluan tre vjet ,me theriten ne Bashkine e qytetit ku banoj ne Perendim dhe me thane.” Kane kaluar tre vjet ,dhe simbas ligjit na bjere shkeputjen e nenshtetesise shqiptare . Nxora pashaporten time te ketij shteti perendimor te dhene prej tyre ,dhe u pergjigja ,urdheroni mereni mbrapsht dhe ju faleminderit ,por nuk eshte fai i im ,kerkojne leke ne dore ne Presidencen Shqiptare ,ku i dhashe edhe daten e dorezimit te dekumentave ne shqiperi ,per korektese .Per cudi, shume i qete dhe njerezor, zyrtari perendimor duke qeshur ,me permendi fjalen RYSHFET ,me mire si ne shqitaret , e tha . U habita dhe e pyeta ,ku e dini ju kete fjale (ryshfet),pergjigja ishte ,kam qene 26 vite ambasador ne vendet arabe ,atje e kam mesuar ,por mos u merzit qetesohu , mere kete pashaporte, se te takon ty ,dhe fute ne xhep ,,me edukate shtoi ai , i njohim keto korrupsione ,me keqeardhje shtoi ai , ,tani jam me diabet te larte dhe ministria e jashtme e jona me ka ndihmua te kurohem me mire ketu ,e zoti faleminderit shtoi ai .me kane lene ne kete zyre te nderuar ,te merem me nenshtetesite .Me fal se ju lodha gjate ,Por ,mbasi kaloi mbi tre vite e gjysem ,me erdhi nga Presidenca Shqiptare lenia e nenshtetesise shqiptare ,e pane te korruptuarit ky qenka peme pa kokrra ,sdel gje ,haruan ,se une kisha kaluar kufirin ilegalisht me toke , ku mund te me vrisnin ne ate kohe .I uroj me gjithe zemer shqiptareve ,qe jetojne jashte shqiperise ,shendet dhe sa me pak probleme te kene ,dhe kam nje te lutur serjoze. . Per interes te shqiperise ,shkolloni femijte tuaj te vazhdojne dipllomaci ne keto shtete perendimore ,ku zbatohet ligji ,dhe kur te mbarojne universitetin ,mos u gezoni ti emnojne ,trup dipllomatik ne PARIS , BERLIN, WIENE, SIDNEJ , TOKJO e LONDON ,por te gezoheni ti emerojne AMB ne TIRANE dhe te ndihmojne kete popull te mjere shqiptar , qe i eshte mare komplet dinjiteti ,dhe te vene me shpatulla pas murit , mafjen e ketij tranzicioni te pa fund post komunist ne shqiperi .
JU LUTEM BEHENI KETE ,.NDIHMOJENI ATDHEUN TONE TE BUKUR .
KEMI DETYRIME NDAJ ATDHEUT , besoj sinqerisht qe eshte kenaqesia shpirterore me e madhe ne jete , . :
O ashik
Në turqisht dashnor
Në shqip kockë në kyçi i këmbës
Mo u lodh kaq shumë se nuk ke as moshën as vendin
Njeriu zbriti nga pema që mos ishte me majmun
Ti merr ate që do dhe ajde ngjitu në peme
Do quhesh majmun grek
Nuk të pëlqen rri aty ku je as majmun as njëri
Ashik plastik llastik
Si duket ky Abdurahimi e paska nje siklet me veten, dhe per te hequr sikletin i ka leshuar nje top te gjate me kete artikull duke menduar se me krahasimin qe ben midis Shqipetareve qe kane nenshtetesine Italiane,Gjermane,Angleze,Amerikane,Australiane,vendos shenjen e barazimit se dhe grekqiret kane zbatuar dhe zbatojne te njejta praktika si keto shtete,a mund te na thote Abdurahimi se cila nga keto shtete ka vepruar ne ate menyre sic kane vepruar grekqiret kur behej fjale thjeshte per te punuar nuk te pranonin neqoftese nuk deklaroheshe te ishe vorioepiriotis dhe emrin te ishte grek e jo me te pretendoje te beheshe me letra dhe aq me teper te merrje nenshtetesine,si ka mundesi qe nga 4.500 000 Shqipetare qe ishin para 90_es ne rajonet e policise greke figuronin te deklaruar 6 000 000 vorioepiriote? a jane ndjekur keto politika ne vedet tjera ku kane shkuar emigrantet?sa po kuptoj Abdurahimi po pret pergjigjen per nenshtetesine greke,dhe nese nuk e ka ndryshuar emrin qe besoj e ka bere dhe mendon se me kete shkrim mund ta ndihmoje sadopak duke barazuar shtetin pusht greke me shtetet me demokratike ne bote,Abdurahim nese nuk quhesh Jorgaqi harroje nenshtetesine.
Zoti Abdurahman Ashiku , në pamje të parë duket se e trajton drejt problemin , por ajo që ti e anashkalon dhe bën sikur nuk e kupton është :
Politika thellësisht armiqësore dhe ekspansioniste e qeverive greke , me një qëndrim strikt të pa ndryshueshëm që prej 3 shekuj , në akord të plotë me atë sërbe , na kanë bindur thellë deri te thonjtë e këmbëve , për rrezikun e pa prerë , që i qëndron mbi kokë si shpata e Damoklwut Shqipërisë nga hijenat bizantine mesjetare greke . Ky rrezik është permanent edhe pse në dukje , kohë mbas kohe merr trajta të ndryshme e sofistikohet , por kurrë nuk ndryshon asgjë në thelb .Një rrezik i tillë , aktualisht nuk na vjen as nga SHBA , apo Britania , Franca , Austria , vendet e Beneluxit , apo dhe Italia . Edhe sot mbas 100 e kusur vjet shtet i pavarur , Greqia fqinje nuk i ka njohur zyrtarisht kufijtë tanë shtetërorë as me tokë dhe as me det . Me ligjin “fantazmë” te luftës , një ditë të bukur , ata do të rivendikojnë kufijtë tanë dhe , pse jo , firmosjen e “traktatit të paqes” , që do të “mbyllte” gjendjen e luftës kaq të zgjatur midis nesh !
Ti zotni , je burrë i “kënduar” dbe mësuar nëpër shkollëra dhe duhej ti dije mirë këto gjëra , që tek ne i kanë të qarta edhe fëmijët ! Të gjitha ato argumente që përdor më lart , dhe që duken si të drejta , ti i fëlliq qysh në titullin e artikullit dhe bie në pozitat e arvanitasit famëkeq Venizellos e të Zervave… !
FALENDERIM !
Falenderoj gjithë komentuesit, ata që fluturojnë dhe ata që janë me këmbë në tokë. Shkrimi, për ata që kanë sadopak kulturë publicistike është i gjinisë fejton çka kërkon ta lexosh mes rreshtave duke tundur kokën.
Kur e mbarova desha të ve firmën si pseudonim. Nuk e vura. Desha të testoj lexuesit si do të reagojnë. Më vjen keq që disa reaguan duke lakuar emrin tim, emër që e kam kujtim nga gjyshja ime e mirë dhe nuk e kam ndërruar dhe as nuk e ndërroj. Për të gjithë ata që hamendësojnë se e kam ndërruar emrin po ju them se në të gjitha dokumentet e mija në Greqi, Shqipëri e publicistikë, emri im figuron ABDURAHIM ASHIKU. Deri sot askush nuk më ka kërkuar të ndërroj emrin. Në Greqi e ndërron emrin vetëm ai që donë ashtu si edhe në vendet e tjera të botës ku emrin Gjergj shndërrohet në Xhorxh etj. Vetëm një njeri më ka pyetur për emrin, pedagogu kur dhashë provimin e greqishtes në moshën 69 vjeç. Ia përktheva në Greqisht nga arabishtja dhe u mirëkuptuam. Jam dibran nga qendra gjeografike shqiptare dhe nga treva ku lindi Skënderbeu dhe korri 18 nga 25 beteja fitimtare të tij në trevën e tij që u dogj dhe u masakrua barbarisht nga pushtuesit osmanë. Unë jam 77 vjeç dhe as kam bërë dhe as nuk do të bëj kërkesë për nënshtetësi greke apo ndonjë lloj nënshtetësie tjetër. Fejtonin e përcolla si shaka. Komentet e disave nuk më shqetësuan sepse aq dijnë e aq bëjnë
Me respekt
Abdurahim Ashiku
Më 8 maj mbush 61 vjet nga shkrimi im i parë dhe nga rruga ime e gjatë publicistike.
Te uroj nga zemra vite te qeta dhe mundesisht te gezuara,ne token helene,qe ti shtohen jetes tuaj te pasur ne vite.
Dhe vec te tjerave,te meditosh qete dhe me paaneshmeri,si u mboll,si u zhvilluan dhe si vazhdojne te vegjetojne emra si ky i juaji ne token arberore te Gjergj Kastriotit.
Si nuk u ngop njehere duke ngrene mut ky pelosgoskosi O plehre SHqiperia gjalle ka qene e do te jete njerezi sa te kete -sa per greqiine qofshi vete
-.Ooooo… zoti …”Mon ….”
Krahasimi ka vlere moralo-historike , por realitetet e te sotmes kane hecur shume larg , gjithashtu edhe format e metodat as qe mund te krahasohen me sot ,dhe as sot me neser. e jo me ate kohe…
— Atehere, luften e bente BORIJA e bririt kaut, SHPATA e SHIGJETA dhe MBUROJA per tu mbrojtur. Me vone doli pushka e mitrolozi, , tanku e avjoni , dhe tani ka arritur tek RRAKETA dhe KUNDER RRAKETAT NDER KONTINENTALE .
— zoti ”Mon…” . Para 30 vjetesh , u permbys nje sistem i tere me shtete te mire organizuara e te fuqishme , pa ber cak e pa ber bam. .
— Dikur ,,dikur , familjet kishin nje ze te perbashket po
keshtu ne fis, ne krahinn , sot edhe burri mr gruan , femija me prindin nuk rrine apo te kene nje mendim te perbashket. .
— –E MIRA e do te hecim me kohen , por kushtet ne te cilat eshte katandisur shqiperija bejne thirrje per kujdes sidomos per brezin qe po rritet dhe ata qe vine pas tyre ,
???
zoti Pellasgos!Teuta te beri ca pyetje.jam kurioz te di pergjigjen tuaj.
Un e kam pashaporten greke qysh 13 vjeqe . Edhe beku qoft ajo pashaport . Jm duke jetuar ne gjermani si mretnesh . Love for Greece ❤❤❤