Dërguar me sms
në numrin e redaksisë
DITA! Kam shkruar për probleme negative, por s’ke sesi të mos reflektosh ndaj atij rregulli dhe asaj disipline tek ajo ndërmarrje ku cilësia e produkteve është e harmonizuar jo vetëm me një drejtim, organizim e kontroll rigoroz nga drejtuesit e kompanisë, por edhe me respektimin e vlerave më njerëzore prej tyre. Për aty ku më parë të tregojnë e të japin të drejtat, sesa të trembin me detyrimet dhe flakjen nga puna, ku prevalojnë humanizmi e besimi për këtë mund të flasin më shumë vetë punëtorët e ‘Elkës’ në Gjirokastër. Dhe pse vallë të mos jetë në të gjithë bizneset shqiptare kështu? Faleminderit Dita, nga Y.Hajdini.
