Nga Bedri Islami
Botuar në DITA
Zgjedhjet përfunduan. Tashmë dihen 140 deputetët e ardhshëm të Shqipërisë. Më parë se të ketë pasur parregullsi, ka patur fitues e humbës. Me më shumë se 140 mijë vota plus ndaj opozitës, PD-AN, Edi Rama po vazhdon mandatin e tretë, një rast i rrallë ky në Shqipëri.
Si është pritur, sepse kështu ka ndodhur gjithnjë pas humbjeve, opozita, tani për tani, nuk i pranon zgjedhjet e verdiktin e dhënë, megjithëse të dielën në darkë ishte e bindur për fitoren. Zërat për lëvizje radikale do të shtohen në ditët e ardhshme, deri sa të shuhen. Edhe thirrjet për një „dekret të posaçëm presidencial“, që do të çonte drejt anulimit të zgjedhjeve janë zëra në shkretëtirë. Ilir Meta, hë për hë, duhet të kujdeset të çojë poturet e veta. Pastaj të shohë poturet e Edi Ramës.
Pas 8 viteve në qeverisje dhe i konsumuar nga pushteti, ku solli jo vetëm gabime të mëdha, por edhe faje, të duket e habitshme që Edi Rama ruan të njëjtën pjesë të parlamentit.

Por, kjo ndodhi. Ajo që, nuk pranohet sot, do të pranohet nesër. Opozita do të kthehet me një këmbë në parlament, edhe pse Berisha e Mark Marku nuk duan. Nëse nuk kthehet, do të asfiksohet. Nëse kthehet me një mendim tjetër, mund të sjellë ndryshimin e saj.
Ndryshe, edhe në vitin 2025 Edi Rama do të ketë mandatin e katërt!
Kush mund të largojë Edi Ramën nga pushteti? Të gjitha shpresat se kjo mund të ndodhë në prillin e vitit 2021 tani janë shuar. I futur në betejë që në shtatorin e vitit të shkuar, duke ngritur një korpus të tërë strukturash, ai shikonte se si kundërshtari i tij do të priste muajin shkurt për të bërë lëvizjen e radhës. Si përherë, i vonuar.
Qëndrimi i gjatë në pushtet sjell autokracinë e, më pas, oligarkinë. Autokracia e pushtetit është e dhimbshme, por përtej saj, e dëmshme. Por, edhe autokracia e liderëve të opozitës është njëlloj e dëmshme dhe e pa fryt.
Janë katër vite para deri në zgjedhjet e ardhshme. A do të ketë një figurë politike që do e përballojë autokracinë e Ramës, pushtetin e tij dhe strukturën e ngritur furishëm?
Kandidati i parë ishte Lulzim Basha.
A mundet ai ta bëjë këtë, qoftë edhe pas katër viteve?
E vështirë, në mos e pamundur.
Në zgjedhjet e 25 prillit Basha kishte sigurinë e verbër të shigjetës, që nuk shikon asgjë tjetër veç Nishanit.
Në politikë nuk ka gjë më të gabuar se siguria e verbër. Basha ecte para, por në mënyrë fatale. Ndryshe nga të tjerët, ai dinte gjithçka dhe mohonte gjithçka. E dinte humbjen, por e mohonte dorëheqjen. Ai e ktheu PD-në në një mishmash politik, ky është gabimi i atyre mendjeve që zëvendësojnë arsyen dhe logjikën me përkohshmërinë dhe cektësinë.
Asnjëri prej atyre që e rrethon nuk është më i aftë se sa ai; meskiniteti rrethues bëri që dishepujt e tij të ishin “revole në xhepa”, por jo mendje. E ktheu PD-në, edhe më tej, në një sallë ku është e pranishme gjithçka: padija, budallallëku, pritshmëria, zemërimi, mëria, përbuzja ndaj vlerës dhe pritja. Më tej, gjumi.
Dalja e tij nga parlamenti, duke lënë sheshin e lirë për kundërshtarin ishte budallallëku më i madh që mund të bëjë një drejtues partiak. Ende, as sot, askush nuk e di pse dolën, si lindi kjo ide një mbrëmje dhe u bë fakt në mëngjes. Basha, edhe pse më i afirmuari, nuk është njeriu që mund të prijë gjatë, pasi gjithçka e ka fituar lehtë, nga miqësia me bijën kryeministrore dhe pazaret e radhës.
Në PD ka burra të denjë për Shqipërinë, por më shumë burra të denjë për burgun. Të denjët për Shqipërinë, me përjashtime të veçanta, u braktisën, të denjët për burgun u afruan.
Basha u emërua kryetar, por nuk u bë lider. Ai mund të mbetet kryetar, por karrigen e liderit e ka dikush tjetër. Nuk mund të jesh gjithkush, kur nuk të do askush. Ai hyrë në zgjedhje për të qenë Njëshi i vetëm, por ngeli vetëm aq. Shtesa e votuesve në zgjedhjet e fundit nuk është gjë tjetër veçse rikthimi i plangprishësve të katër viteve më parë. Të mburresh se t’u kthyen njerëzit në shtëpi, do të thotë se deri asaj dite ke pasur portën e mbyllur.
Basha është njeri që mendon se është i pagabueshëm, kur gabimet ia kanë zënë frymën forcës së tij politike. Jo braktisja, por të qenurit i pranishëm është vlerë. Ikja nga parlamenti e bëri atë burracak, kur mendoi se po trimërohet. Përbetimi i tij ishte i shurdhër dhe shikimi i tij ishte i mangët.
Basha nuk do e mundë asnjëherë Edi Ramën. Nuk ka stofin e njeriut që fiton, por të atij që ankohet. Nuk është virtyti, por shpirti i munguar. Viti 2017 tregoi se është lehtësisht i manovrueshëm dhe i thyeshëm. Lakmia e tij është dobësia e tij. Viti 2021 tregoi se , megjithë zërin e prerë dhe këshilltarët izraelitë, ai nuk bëhej dot Jezusi i demokratëve. Izraelitët “e vranë” që në çastin kur e mësuan të hipte mbi makinë. Ai është dendy, jo prijës. Hipja në makinë nuk të bën prijës e as lider. Idetë të bëjnë. Forca të bën. Vizioni të bën. Nuk mund të jesh i madhërishëm kur rrëzohesh dhe ai është rrëzuar katër herë.
Berisha është i vetmi që mund të krahasohet me Ramën. Ai mund ta rrëzojë Edi Ramën, ashtu si Edi Rama e rrëzoi atë.
Por Berisha ka kundër vetes dy gjëra: moshën dhe konsumimin e aktit të tij politik. Ai është i furishëm, por jo i besuar. Ai të indinjon kur mohon gjithçka dhe nuk besohet kur pohon gjithçka.
Por ai ka në anën tjetër dy gjëra që i mungojnë Bashës: është i furishëm dhe e njeh lojën e politikës me mirë se bisturinë.
Për Berishën nuk ka rrugë të mesme. Ose të gjitha, ose asgjë. Ai nuk do e kishte bërë kompromisin e vitit 2017 dhe vështirë se do e besonte se hipja mbi makinë dhe përbetimet e dhuratave të shtojnë votat.
Berisha i njeh njerëzit, ai e beson se një popull praktik e di se nga kumbullat e tharta, të mpihen dhëmbët. Ai ka një mënyrë të foluri të prerë, plot zjarr dhe pasion, theksin të vendosur dhe e gjithë fytyra e tij ka pamje të indinjuar. Edhe kur mashtron, edhe kur thotë të vërtetën, nuk skuqet.
Është i vetmi që e di se nuk mund të fitohet me Edi Ramën përmes votave, por me dhunë. E predikon dhunën tash 30 vite dhe kjo e ka bërë të pabesueshëm për shumicën, por idhull për pakicën.
Ai ishte dikur shërbëtor i gjinisë njerëzore, për t’u bërë më pas demoni i saj.
Ai e trajton partinë si fëmijën e tij, ndërsa Luli si njerkë! Berisha i sheh asaj pushtetin, Basha i sheh pasurinë! Berisha është tragjik në qëndrimin e tij, Basha anon nga komikja.
Berisha do të kishte shansin, nëse do të ishte 30 vite më i ri. Ai ende e di se në PD nuk ka asnjë tjetër më të mirë, më besnik dhe shpërbles se sa Basha. Përmes tij, tani për tani, mbron veten, fëmijët dhe të shtuarit e familjes. Nëse mendon se Basha nuk e bën më këtë, ai do e largojë dhe do të zgjedhë një tjetër, që t’i ngjajë, ta rritë vetë katër vite dhe të jetë alter egoja e tij.
Basha e sheh katastrofën në lindje,kur ajo është në perëndim. Basha, edhe në janarin e këtij viti , nuk e dinte se kush do të ishin drejtuesit politikë, ndërsa Berisha do i kishte caktuar një vit para. Edi Rama gëzohet me pleqërinë e Berishës dhe me parritjen e Bashës.
Shakun e humbjes shpesh herë njerëzit e gjejnë në mos-hapjen e opozitës. Nuk është kjo. Humbja është në filozofinë e saj, në perceptimin e së keqes si mundësi dhe afishimin e saj si rrugë qeverisje.
Një opozitë që nuk shkëputet dot nga ngjarje tragjike që ka mbjellur në qeverisjen e saj, si 21 janari, Gërdeci etj nuk mund të rivijë në pushtet, pasi është krrusur nën peshën e fajit. Aq më tepër, kur nuk shkëputet dot nga filozofia e tërheqjes pranë vetes të strukturave të dhunës dhe moskundërshtimit të së keqes, sa herë që ajo shfaqet.
Opozita mund të ketë Lulzim Bashën drejtues, ose ta largojë atë, por kjo nuk e ndryshon dhe nuk e afron me fitoren. Ai, në fakt, megjithë mëkatet, sundon mbi ato që ka pranë dhe , megjithëse do të ndjejë shpejt peshën e sulmeve kundër tij, mund t’i përballojë. Askujt nuk i vjen largimi nga mediokriteti.
Atëherë, kush do e mundë atë?
Meta tashmë kërkon shumë kohë që të merret seriozisht. Pasi përfundoi pajtimin në familje, tani do i duhet shumë kohë të gjejë rrugën për t’u menduar se ka ndryshuar.
Sa të bëhet ai i besueshëm, Rama ka marrë mandatin e katërt!
Meta iku nga trualli i rritjes së tij, nga socialistët, për të ngrënë në çanakun e të djathtëve, të cilët humbën edhe prej tij.
Askush nuk i ka sjellë më shumë dëm PD-në në këto zgjedhje, se sa ngërdheshjet politike dhe britmat çjerrëse të Metës. I rrethuar nga dallkaukë, të cilët mendojnë se të flasin brutalisht janë të fortë, ai është në pikën më të ulët të popullaritetit të tij.
Ka shumë që mendojnë se lista e përbashkët e opozitës, PD-LSI do u sillte fitoren. Do të kishte ndodhur e kundërta. LSI ishte në këto zgjedhje „delja e zezë“ dhe humbja do të kishte qenë më e madhe. Ata që votuan PD-në, duke u kthyer në traditën e tyre, do të kishin munguar , nëse lista do të kishte qenë e përbashkët. Është e vështirë t’ia mbushësh mendjen një demokrati se votimi i Kryemadhit është vlerë.
Po sjell shembullin e mëposhtëm : një institucion tejet i rëndësishëm ndërkombëtar, i cili monitoroi me kudes fushatën zgjedhore, në fillimin e nëntorit vuri re rritje të besimit ndaj PD-së në një qark të njohur si bastion i së majtës, në Vlorë. Përqindja luhatej nga 32 deri në 34 përqind dhe, në tri javët e mbetura do i duheshin edhe rreth 2200 vota plus që të arrihej mandati i pestë. Ndërhyrja e Ilir Metës, takimet e tij me drejtuesin politik të opozitës në Vlorë, shpallja e tyre hapur, nuk e di nëse kjo ndodhte me dëshirë të dyanshme, loja e fjalëve etj, bëri që përqindja të ulej, dhe balanca të kthehej aty ku kishte qenë. Po të kishte ndodhur kjo në gjithë vendin, abstenimi do të kishte qenë i ndjeshëm.
Meta ,megjithë përbetimet, ndihmën e Petrit Vasilit dhe deklaratat e forta, nuk e mund Edi Ramën.
Atëherë kush?
E para gjë që mund të sjellë ndryshimin e duhur dhe të bëjë që edhe Edi Rama të jetë më i përgjegjshëm është një lëvizje e re politike, brenda sistemit. Është e domosdoshme të ndodhë, por jo në çastin e fundit dhe me frymëzim qeveritar.
Shenjat e para janë dhënë. Shumë deputetë të rinj , thuaj në të gjitha qarqet , u votëbesuan me më shumë vota se sa brezi i vjetër. Njerëzit janë lodhur prej tyre.
Kjo është një shpresë.
Një mundësi.
A mund të ketë një lëvizje të furishme politike, e cila, edhe pse duket tani për tani e pafuqishme, mund të jetë opozita e vërtetë, ose, më saktë, krahu i domosdoshëm i opozitës. Por, jo të kësaj që kemi, kështu si e kemi, e cila është në fakt opozita e vilave dhe resorteve luksoze.
Një opozitë e dhunshme nuk sjell mendim e as vizion të ri. Nuk mund të jesh qeverisës duke shkallmuar dyer qeverish, si bëri dhjetë herë rrjesht Basha e dështoi dhjetë herë.
Një komb prosperon përmes mendjes dhe qytetërimit. Përmes të tërës dhe jo pjesës!
Nëse do të luftojmë për Krahinën, do të harrojmë Atdheun!
Mendimi e çon shpirtin tek idetë e përgjithshme; mbyllja dhe aneksimi i ideve pjellin vizione shtatanike.
——
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Analize perfekte.Si gjithenje i kandeshem ne lexim e sidomos arsyetim.Traktat mesimi per gazetarin e opinionistat opozitar “elitist” si Shkullaku apo Zekthi(si mund te jete ky person lektor??)
Edhe nje here :bravo Bedri
Po flet budallai Bedrana , Nje karagjiz e medioker qe di vetem te serviloset
Ka mbushur nje carcaf ne shkrim per te treguar se cfare krijese langaraqe esht ky dreq
Dinjiteti i Presidentit Meta ju vret syte sklleverve te PS
Ne fakt PS-ja tani duhet te quhet Partia e Sklleverve ,
sepse
jane komplet krijesa rrembythje qe i servilosen hajdutit te Surrelit qe po i vjedh po i kerdis me cmime super te larta ne karburant , drita , taksa rugesh , tendera koruptiv etj etj
Unë nuk jam plotësisht dakort me ju z. Bedri. Vlerëson Berishën dhe thua se po të ishte 30 vjet më i ri do të kishte mundur Ramën, sikur të dy do të bënin mundje dhe ne do të ishim spektatorë! Haron se çfarë i ka bërë Shqipërisë ky kriminel, që po të ishte jashtë Shqipërisë do të ishte dënuar me të një miliontën pjesë të veprimeve të tij. Ardhja e PD-së dhe LSI-së në fuqi me të njëjtët fajtorë të pandëshkuar do të ishte fatkeqësi për Shqipërinë dhe me këto votime Shqipëria shpëtoi për katër vjet. Kjo është thelbësore dhe jo të paraqitet si një ndeshje futbolli se kush fiton dhe kush humbet.
Z .Bedri Ju lexojme me kenaqesi si perhere, por per dicka nuk jam dakort me Ju.Qe opozita te fitoje duhet te ikin te tere nga i pari tek i fundit, sepse te tere i kane duart me gjak dhe ju i dini mire , dhe te zhytur ne zullume qe bota nuk ka te dyte..nuk mund te lahen kollaj me nje fjale goje ato cfare i kane bere ketij vendi .Ata do i shlyejne deri ne brezin e katert hakat e ketij populli.Prandaj jo se Edi eshte ai qe ne do donim te kishim ne krye, por perball ketyre kriminelve patjeter qe do fitoje.
Votuan, punën dhe djersën e derdhur Bedri në 4 vitet, përjashto punën për ccovidin, e tërmetin që nëse do të kishte një klasë tjerë qeverisëse do të kalonin mbase dhjetra vjet.
Për të tjerat je në rregull.
kur flitet pet autokcraci e oligarki, si nuk u shkon mendja ketyre “korifejve” te mendjes se politikes se, monarkia (psh) britanike, mendon per pushtetin perveç karlos uiliamit xhekut (qe e diskrediton) dhe te..gjergjit (giorgit) te vogel, hala bythen me m..ut ?!.
po edi, si enveri deri dje, ndaç edhe putini apo ndonje tjeter, jane te vdekshem dhe do nderrohen pa tjeter . por jo te nderrohen sa pa vdekur me; berishen, prap me berishen, qe shoi çdo forme fshati qyteti e raoni me parimin “toke e xanun”, ose me navalnin (putini), qe do t’a beje rusine, germadhe ku te hedhin valle, raketat Amerikane .
Per bla-bla-bla bedrinjve s’ja u kalon njeri se fundja per zanatin e letrashitsit paguhen, por a na shpjegon dot me dy fjale ky qerata se cfare ceshtje thelbesore ka trajtuar sot, qe s’e ke trajtuar dje, pardje, para nje jave, para nje muaji, apo para nje viti?
Ku jeshe? Kerkund !
Cfare bere? Nje vere ne uje!
LULEZIM BASHA NJE POLITIKAN SERASH I ARGITA E SALÍ BERISHES
– Berisha i dha gjjthcka edhe PD- ne qe ai e ktheu ne nje miniere floriri, fabrike millionash, vilash per Kunatin dhe vetveten.
– Basha e dha asaj e Berishes 5 disfata elektorale e 55 beteja te humbura politike
Ky desshtak I shumefishte, qe vodhi edhe votat e families se vet politike , PDSH-se, nuk pati aftesi jo vetem te fitoje asnjehere as zgjedhje e asnje beteje politike por as aftesi e as burreri te pranoje as humbjet pas humbjeve.
Pse!?
Sepse edhe rrenat e mashtrimet i ka 7×6= 49 ose electricitetin me kile….
Lulezim Basha eshte nje politikan ala kastravec i serave Made in KOP i Argites dhe Sali Berishes pa asnje kontribut per ate parti.
Berisha i dha gjithcka Lulezim Bashes gati ne tepsi
Lulezim Basha ua shperbleu me pese pale zgjedhje te humbura e mi 50 beteja politike ala Cadra e ala goma te djegura makinash….
Kontributi me i madh per PDSH-ne i Lulezim Bashes ishte se si e ktheu ate ne nje miniere floriri, vilash dhe milionash per Kunatin dhe vetveten.
LULEZIM SALA RREN
EDHE RRENEN…..
E ndrite
me Autostraden
Nje per rrugen
Tri per Lul- Salen!
Autostraden e
Shqiptarise
500 milione
Ne goje te hajnise
Grope e rende
Ne borxhe te
Shqiperise
Djerse e gjak
Te vegjeleise
Si skenari
i Greqise
Me bekimin
e Saliserbise
Me tramvaj
bere Tiranen
Para e mbrapa
I lerove Nanen !
E grabite e plackite
Me djerse gjak
shqiptari e vadite !
E gjete si akulloore
e le pas Dopolavore’
26 i vrau Gerdeci
Per here te pare
Eshte faji jot !
per here te dyte …+
Ne jemi kot !
Fjale nga goja
S’ nxjerr pa rre!
Se nga koka je
vec gdhe
Me kile mat
electricitetin
Aq e ke
kapacitetin !
Shite Otranto
E shite detin!
E ndrit fare
matematiken
7 x 6= 49
ke aritmetiken
Ti genjen
dhe per sahatin
Me te medha rrenat
Se sa shtatin
Fjale nga goja
S’ nxjerr pa rre
Po te ribesuam
Jemi me gdhe!
I pa nder e i pafe
Zot vec Dollar
Euron ti ke !
Rren dhe baben
Rren dhe nenen.
Lulezim Sala
rren dhe rrenen !
From: Alban Dega
Date: July 11, 2020 at 4:02:44 AM EDT
I nderuar Bedri.!
Edhe une te lexova me vemendje. Vecse une po te them se analiza e jote ne lidhje me Berishen nuk eshte e drejte.
Ne se ka drejtues politik qe ka kultivuar antivlera ne shqiperi eshte Sali Ram Berisha.
Jo te ishte tridhjet vjecar pore edhe 20-vjecar te ishte ai kurre nuk do te behet i denje per shqiperin.
Berisha eshte Mashtrus i perhershem. Ai asnjeher nuk e ka mbajtur fjelen e dhen. Ai sa herh ka fole per Bashkim Kombetar Berish i ka futur thiken pas shpine Shqiperise.\
Ne se ka ndokun ne bot njeri anti kombit te vet eshte Berisha.
Te hyshe e te renditesh fakte kjo eshte e tepert. I kemi then e sterthn njemij here.
Berisha duhet te denohet me burg te perjetshe edhe perse eshte ne kilometrin e fundit te jetes se tije.,
ME VDEK BERISHA PA U VU NE BANKEN E TE AKUZUARVE DHE DUKE E BNERE BER SEKUSTRIMIN E PASURISE DO TE JET NJE HUMBJE PER KOMBIN SHQIPTAR.
Prandaj kush eshte analis qe shkruan ne shtyp vecanrisht te Dida asnjehe nuk duhet te lavdrosh Berishen .!
Berisha ka rrekorde kriminale nga te gjitha anete.
Ore demet e madhe qe Berish i beri shqipoeriuse EDHE NJE PUSHTUERS ME I KEQI NUK DO TA BETE SHQIPERIN KATASTROFE SICE E BERI KY.!
Partia Demokratike nuk ka asnje shnse qe te kethehet ne pushte me kete grupim poilitik qe ka.
Ata mendojn se vijne ne pushte me mashtrim. Ta harrojen se mashtrimet e tyre tanime njihe dhe nene e mashtrimeve eshte Berisha.
Ata mendojn se ne pushtet vihet duke share komunizmin. poore komunizem ne shqiperi nuk ka asnuk do te kete edhe ketu ata jane te deshtuar.
Ata mendone se ne pushtet vihet me terror duke djegu shkatrruar e duke vrare.Veshtire te ket kaluar ndonje vite zgjedhore pa merre jet njerzore keta mjeran politik.E nena e kejas katastrofe eshte vete Berisha.
PRA PER TA MBYLLURE SA TE JET KY GRUPIM POLITIK ME BERISHEN NE KRYE HARROJE PUSHTETIN E TYRE. Deri ne vitin 2029 deri sa te ngordhe Berisha PD nuk vjen ne pushtet.!
Ka edhe rasye te tjera pore nuk kemi kohe te merremi me to.!
Nese Meta e Berisha nuk largohen nga skena politike efekti I ketyre zgjedhjeve
Eshte zero.Ku ishe ?Asgjekundi.Cfare bere? Asnje gje.
Nuk do kisha komentuar gje,sepse ky shkrim eshte nje analize e plote e situates politike ne shqiperi dhe ka konkluzione te vlefshme per ata qe merren me politike dhe qe shpresojne per nje ndryshim pozitiv te skenes politike,pas pikiates spektakolare drejt gremines dhe zhdukjes nga harta politike e vendit te bandopartise se Goldit tone president dhe baxhelles Monika Kriemadhja.
Por shkaku qe po komentoj eshte nje koment i te perhereshmit ne mbrojtje te kancermadhit Meta-Monika e partickes bande te tyre te degjeneruar “RAJMOND VLONJATI”,i cili nuk mungon kurre e ne cdo koment te tij te ben per te vjelle.Megjithate ai eshte dhe ne nuk mund ta ndryshojme.Ai ose eshte i semure patologjik dhe nuk rri dot pa “pjerdhur” ose eshte i paguar per sherbimet e tij.Dhe mire ben.
Lidhur me sugjerimin e zotit Islami per nje levizje te re politike brenda sistemit edhe une mendoj se do te ishte nje gje pozitive per spektrin politik te se djathtes ne kete vend,pasi perpjekjet e vecanta te disa fraksioneve te PD-se qe garuan ne keto zgjedhje sollen vetem zhgenjim dhe zero mandate.Dhe kjo ndodhi mbase sepse,se pari koha e shfaqjes se tyre ishte e shkurter ,por kryesorja sepse nuk e gjeten gjuhen qe te garonin te bashkuar ,nen te njejten sigel.Dhe kjo sepse te gjithe politikanet e rinj,le te themi,duan te behen kryetare partish e te marrin meritat per vete,pavaresisht se dallimet mes tyre jane te parendesishme.Cfare dallimesh mund te kishte midis Rudines,Murrizit,Patozit,Xhuzit etj kur ata kane qene nen te njejten cati per kaq e kaq vite?! Asnje dallim,pervec egos se disave prej tyre.Sa ishin ne PD nuk kishin asnje dallim dhe benin te gjithe pa perjashtim ato cfare thoshte padrinua Berisha apo shebeku i tij Lyl Tavarishi,pas tij.Dhe dalja e tyre ne skene erdhi pasi Lyli perzuri Astritin e Xhozefinen e pasi po Berisha e Lyli se bashku me Monika Magjistaren,doktorreshe te shkencave e Medi Gerdeci vendosen te djegin mandatet,Pra mes tyre nuk ka asnje dallim as politik,as ideologjik e as programor,pervec huqeve te sejcilit dhe vetebesimit se duke garuar te vetem do fitojne besimin e shqiptareve dhe do behen faktor politik.Dhe kjo per mendimin tim eshte me e theksuar sidomos tek Murrizi e Xozefina…
Se fundi,pertej kesaj,ajo qe i penalizoi me shume te gjitha keto fraksione te partise demokratike eshte mungesa e nje vizioni te qarte per te ardhmen e ketyre partive te reja.Asnje prej tyre nuk shfaqi nje program te detajuar,asnje mendim per ceshtje te caktuara se cfare do bejne psh.per reformen ne drejtesi,per korrupsionin (se Lulka e Iliri e dime qe duan ta permbysin kete reforme),per qendrimin ndaj politikaneve te korruptuar,per ekonomine dhe mbi te gjitha nuk shprehen mendim per poltikanet kryesore qe jane shkaktaret e fajtoret kryesore te katrahures politike ne vend.Qe te fitosh votat e te djathtes shqiptare dhe te demokrateve,sic quhen e identifikohen ata,njerezit duan te dine:.C’qendrim do te mbaje kjo parti psh.ne lidhje me brigantin Berisha e klanin e tij? Po ne lidhje me bubuqin tjeter ne presidence? Dhe kjo per faktin se keta te dy emra jane vije demarkacioni per shqiptaret,te majte e te djathte dhe nese per keta brigante politikane dhe jo vetem ke te njejtin mendim me partine,banden e madhe demokratikase,atehere per votuesin nuk ndryshon gje dhe nuk ka motiv qe te ndryshojne voten.Po ashtu,nese ti si parti e re nuk ke nje qendrim te caktuar ne fushen ekonomike,qe eshte shume e prekshme per cdo qytetar te ketij vendi,i le njerezit te degjojne premtimet e Lylkes per te dhuruar qiellin,detin e token per ta pas zgjedhjeve!Duhet nje qendrim i qarte dhe ne lidhje me tolerancat e paqndershme te parlamentit per pagat e larta ,per reduktimin e numurit te tyre, per benefitet e deputeteve,qe edhe pse nuk marrin pjese per muaj te tere ne punimet e parlamentit paguhen,ose edhe pse nuk marrin mandatin perseri vazhdojne paguhen per vite te tera nga shqiptaret e te tjera si keto qe e godasin syrin e veshin e qytetarit te varfer shqiptar.Une mendoj se qe te rivalizosh partine demokratike ne zgjedhje,si parti e djathte,duhet te formulosh e te shpallesh perpara popullit program te detajuar per te gjitha ceshtjet baze qe ndajne nje parti nga nje tjeter dhe jo thjesht te dalesh ne TV e te thuash qe te iki nga pushteti Rama me slloganin qesharak qe nuk ngjit “Rama ik!” dhe te lesh deren e hapur te bashkepunosh per te kapur nje pjese te tepsise,pa cka se do besh aleance me baxhellen e LSI-se,kampione te korrupsionit e te kulisave apo do bashkosh votat me partine e Lylke teveqelit e te ustait te tij ne prapaskene kunder Edi Rames!Me nje mendim te tille nuk e motivon popullin te te votoje.Duhet nje pol i trete me qendrime te prera nga bandopartia demokratike ,e cila ne krye te saj eshte uzurpuar nga nje bande e indoktrinmuar nga teoria berishiste kriminal dhe mashtron nje pjese te mire te shqiptareve prej 30 vjetesh.Ne te kundet s’ka kuptim,mire e kemi ate bandoparti e cila ne nje shtet ligjor duhej nxjerre jashte ligjit,me veprimet e saj te perseritura destruktive,qe nga grushti i shtetit,lufta e vitit 1997 etj etj!Koha ecen perpara dhe njerezit duhen motivuar me ide te reja,me programe te qarta dhe me vija te pastra demarkacioni ne raport me krimin,korrupsionin dhe stanjacionin ne kete vend dhe me ata qe e perfaqesojne nje gjendje te tille regresive.Vendi ka nevoje per njerez e parti te reja qe te kene nje vizion me te perparuar se vizioni i Edi Rames dhe qe te mbushin mendjen e miletit se do te punojne me shume e me mire se Ai,ne te kundert Edi Rama e ka te hapur e te shtruar rrugen per nje mandat te katert,per te mos thene dhe per nje te peste,me ate apo me nje tjeter pas tij.Kete Murrizi,Rudina,Patozi e te tjere qe synojne te lene gjurme ne politiken shqiptare duhet ta kene parasysh e ta llogarisin mire!
Autori ka shkruar per Ramen Bashen Berishen me shume Meten me pak. Ka edhe “keshilla” per Bashen se si te rrezoje (larg qofte per Autorin), Ramen. Ka gjithcka per vetem nje nuk ka as mandat ta thote as ta shohe fare, ndonese e ka nga gjithe anet mjaft te ngrihet nga kompjuteri e te dale ne rruge – Ekonomine ne krize!
Kjo Ekonomi ne krize eshte sot faktori qe e ben Ramen te ndihet po aq lakuriq sa ne ate plazh publik dikur, ndonese ka Bedrinjte qe Mbretit Lakuriq paguhen ti thurin lavde “Sa bukur eshte veshur mbreti”!