Pajtim Bello
Në përplasjen Berisha-Basha brenda Partisë Demokratike (PD) ka dalë mbi sipërfaqe një ide e pa vend, aspak racionale dhe e dëmshme: PD-ja nuk fiton duke patur SHBA (Amerikën) kundër!..
Herë herë kjo ide artikulohet në forma të ndryshme si konflikt i Berishës me Amerikën, herë si presion i Amerikës ndaj Bashës për të ndëshkuar Saliun dhe për më keq që PD ka kundër Amerikën!.. Artikulimi i këtyre ideve, që në thelb janë e njëta gjë dhe thuhen për të njëtin qëllim, e kthen realitetin më kokë poshtë dhe i nxjerr zhvillimet në PD nga shtrati ku kanë lindur dhe duhen zgjidhur.
Të kulmosh në gjykim se se PD ka kundër Amerikën apo që PD nuk fiton duke patur kundër Amerikën, merr përsipër një barrë të rëndë. Kjo jo sepse shigjeton Amerikën, por se përmes një ideje të tillë irracionale e zhyt PD në një llum nga prej ku është shumë e vështirë të dilet. Amerika nuk ka asnjë problem me PD. Ajo e ka bërë të qartë se gjithmonë ka problem më këdo që shkel parimet themelore të demokracisë, më këdo që ndërmerr veprime që cenojnë demokracinë dhe stabilitetin e një vendi apo të rajonit, me këdo që cenon interesat e Amerikës.
Dhe ky spektër nuk përfshin partitë por shtetet, qeveritë apo shtetarët. Amerika është treguar e drejtë për drejtë dhe e kujdesshme; mëkatet ia adreson atij që i takojnë dhe kërkon që strukturat shtetërore të mbajnë qëndrimin e tyre. T’i kërkosh Lulzim Bashës që të mos e mbajë Sali Berishën në Grupi Parlamentar nuk është e barasvlefshme me kërkesën për ta përjashtuar Saliun nga PD. Grupi Parlamentar, i çdo partie, është strukturë e Parlamentit. Në këtë mes nuk ka asgjë për t’u ngatërruar. Ngatërrohesh kur të vjen për mirë, kur e pavërteta të vjen në ndihmë.
Përmes labirinthit të ngatërresave shpall se: PD dhe Saliu janë mish e thua, po godite Saliun ke goditur PD!.. Saliu ka pas vetes anëtarësinë e PD dhe llogaritë me të duhen bërë mirë e me kujdes!.. Por të ngatërruarve nuk iu mjafton kjo. Ata duan që në shënjestrën e shqiptarëve të nxjerrin Amerikën. Sipas tyre Amerika është gjeneratori i problemeve, ajo po ndërhyn arbitrarisht në jetën politkë të Shqipërisë duke imponuar vendime që sjellin pasoja të rënda për vendin apo edhe për çështjen shqiptare!.. (Kujtoni se si manipulojnë me qëllimin e shpalljes Non Grata të Sali Berishës, se gjoja kjo ka ndodhur nga që Saliu nuk ishte dakord me copëtimin e Kosovës!…) Të ngatërruarit kanë provuar më shumë se një herë për të diskretituar Amerikën në opinionin ndërkombëtar duke i kërkuar asaj të mos ndërhyjë në punët tona por të verë në vijë punët e saj.
Kjo është rruga më e mirë, kuptohet djallëzore por jo efektive, për të mbrojutur Saliun në rastin konkret dhe në të njëjtën kohë të ushqesh antiamerikanizmin në Shqipëri e në rajon. Dhe këtë e bëjnë me zell e me pasion sado dhe kudo që iu jepet rasti. Amerika nuk është kundër askujt dhe nuk është faji i sajë se disa janë kundër Amerikës!.. Ata ta gjejnë vetë se nga iu buron kundërshtia. Por PD nuk iu ka asnjë borxh që këta ta shpallin atë kundër me Amerikën. Hiqen sikur mbrojnë e lartësojnë PD por në të vërtetë e baltosin atë për ditë e më shumë. Ka një të vërtetë të madhe: PD nuk është kundër Amerikës dhe as Amerika kundër PD. Nëse PD ka humbur radhazi disa raunde zgjedhore kjo nuk ka ndodhur se gjoja ka patur Amerikën kundër. Kjo ka ndodhur se prej kohësh PD e ka pas marrë peng një klan antidemokratik, antishqiptar dhe njëkohësisht antiamerikan. Ky klan është kryesuar e përfaqësuar nga Sali Berisha dhe për fat të keq kërkon ta asgjësojë tërësisht PD. Ky klan ecën më moton: ”Pas neve të bëhet kiameti!..”.
Anëtarësia e PD nuk duhet t’ua japi këtë kënaqësi. Nëse PD nuk çlirohet nga ky klan e ardhmëria e sajë janë tkurrja dhe humbja. Të keqen mos ta kërkojë tek Amerika por tek vetvetja.

Plotesisht e vertete.
Si ne kohen e Komunizmit, kur thoje partia e punes
nenkuptohej kryesisht Enveri por dhe 100 besniket e tij, edhe sot po ndodh e njejta gje. Por Klani Berisha, me Tritanin, Paloken,…., perfaqesojne veten 0.01% te PD-se. Disinfetime/ kurimi i PD-se nga kjo klike qe e ka pushtuar dhe po e perdor per qellimet saj partine do cliroje enegji te medha ne dobi te popullit dhe sovranitetit te Shqiperise. Te krijohet perseri kulti i individit, apo i “sovranitetit te kultit te nje personi” eshte katastrofike. Un besoj se ne kemi mesuar dicka nga historia e vendit tone dhe nuk do lejojme te perseritet nje tragjedi e re.
i thua, iu thua po kujt i thua? ata e dine por iu pelqen te fshihen prapa gaxhoit. ne fakt ata nuk e duan ameriken, e urrejne edhe perpara se te shpallej sala non grata.. Teli
Teli ka te drejte:
Po te mos luftonte Amerika kunder kooupsionit sic bejne shume shtete te tjera, ato do ishin ne dashuri totale me Ameriken. Ato e dine qe pa ndihmen e Amerike; Shqiperia dhe Kosova do ishin coptuar, gelltitur nga shtetet e Ballkanit.
Por oreksi i pa kontrolluar per pasuri, pushtet te pa kufizuar, per te qene si “perendi” ja ka bllokuar aftesine per te analizuar dhe konkluduar se deshirat e tyre jane te pa realizushme.
Konkluzioni im eshte se po u teguam te frikshem, por nuk i shkulem nga rrenjet kete fate te keqe qe po shperthen me shpejtesi te madhe ato do i vene flaken Shqiperise.
Po shtohet nihilizmi, mohimi i cdo gjeje te mire. Shume individe qe besojne se po luftojne kunder korrupsionit jane per vehte te korruptuar, por kane perfituar me pak se princat e korrupsionit.
Ne qofte se drejtesia nuk do veproje dhe situaten do e marin ne dore Robinhudet e Shqiperise, anarkistet rrevolucionaret, parazitet qe nuk punojne se e kane nje minimum te caktuar dhe derdhin lot krokodili “per mjerimin e popullit” dite te kqia do vine.
I lexoj cdo dite komentet e ketyre djajve qe duket se ja kane mbushur mendjen vehtes se i jane dedikuar popullit, shqiperise. Nuk lene analist, gazetar, personalitete te profileve te ndryshme qe shtrojne per zgjidhje probleme te ndryshme qe duhet te meren ne konsiderate. Keto mund te jene 10% e ature qe japin mendimet e tyre ne komentet perkatese pas cdo artikulli. Redaksia po lot rolin e spektatorit. Pse?
Sepse ka frike se “Ato njerez te deformuar” qe jane me pak se 0.01% e popullates do i akuzojne se gazetat “nuk respektojne te drejtat e njeriut”
Ne te vertete, keta individe kane te “drejtat maksimale per shpifje, sharje, poshterime” Keto te drejta qe ato gezojne, jane te “drejta antinjerezore, antikombetare”
Lufta verbale kunderr korrupsionit ka arritur ne nivele aqe te larta sa dhe hajdutet e vegjel, qe jane xheloze per hajduten qe kane rrembyer me shume se ato, ta konsiderojne vehten revolucinare qe luftojne per te drejtat e popullit.
Po ndodhi nje shperthim i pa kontrolluar do behet baderdia. Hajdutet”modeste” do i turren Hajduteve te nje niveli me te “larte” ne krahasim me ta. Kur ato do i vene zjarrin pronave te “super hajduteve” Shepite e tyre “modeste” 100, 200, 300, 400,…meter katror do percellohen do i vihet flaka nga ato qe mendojne se jane “te varfer”.
Mendoj se eshte e domosdoshme te filloj “spastrimi” pa egzagjerime. Nuk eshte normale qe ti turresh nje individi qe ka ndertuar vepra qe i sherbejne popullit, ku njerezit jane punesuar, qe nuk ka shkelur “ligjet dhe aqe me keq kur ligjet kane qene te paralizuara”
Si mund te goditen individet qe kane kontribuar me shume, ne emer te xhelozise e jo te drejtesise.
Rezultati eshte parazitizmi, qe do te thote se shoqeria respekton me teper “parazitin” se sa individin me “ide te qarta, me inisiative krijuse,…”
Pra nuk duhet te luftohet nje “ekstrem” duke krijuar nje “ekstrem te ri” akoma me te rezikshem.
Pervec atyre gjerave qe po i thone te gjithe kam pershtypjen se Sali Berisha eshte i cekulibruar. Ai nuk eshte ne gjendje te perceptoje prioritetet e Shqiperise per te qene nje vend sovran. Komplet i konfuzuar apo me qellime djallezore, eshte komplet jasht realitetit. Duket sikurpo ben punen e nje armiku te Shqiperise. si eshte e verteta koha do ta tregoje.
Po te jete se eshte i mberthyer nga nje “kompleks madheshtie hiperbolike” por qe duket sikur ka mundesi te dale nga ajo gjemdje Ai duhet:
Te kete kurojon ta analizoje vehten dhe ti formuloje qarte gabimet e fajet e tija. Te dale publikisht, ta degjoje apo ti lexoje populli yne deklaraten e tij.
Duhet te jete komplet i ndershem, pa futur cerek apo gjysma te vertetash. Ne se Ai e do sovranitetin e Shqiperise qe perfshin dhe familien e tij atehere:
Do te hyje ne historin e Shqiperise i pastruar nga mekatet, gjynahet. Ai e di kuptimin e shprehjes, “Me mire vone se kurre” Sahati po troket. Ka ardhur momenti i duhur te thote te verteten, sic e kupton Ai, por pa manipulime te fakteve reale, jo te fabrikuara.
Po keshtu per Lulzim Bashen po te jete se krijon nje bosht konceptual qe perfaqeson interesat e Shqiperise dhe riparon busellen e tij qe e ndihmon te mare vendime te drejta, mund te jape nje kontribut historik.
Ai do kete ne dispozicion kohen qe nevoitet per nje transformim rrenjesore te PD-se me personalitete me potencial te madh brenda PD-se. Po keshtu duhet te ftoje talentet,njerez me te vertete te civilizuar, patriote te vertete nga e gjithe Shqiperia. Ai mund ta bje kete pune, pa manipulime, po te besoje se kjo eshte e vetmja rruge qe ti sherbeje Shqipeise, te leje nje gjurme per mire, qe do perfaqesoje nje fakt historik.
Besoj se nuk duhet te lejohet kongresi i PD-se me 11 dhjetor te mblidhet. Kjo veprimtari eshte kunder ligjit.
E duam “demokracine” por e perbuzim e duhet ta luftojme “anarkine e shitur per demokraci”.
Ky eshte themeli, rrenja, strategjia e Berishes. Leri njerezit te vjedhin te bejne sic i do qefi qe te “ndjehen te lire” e te mos meren me Berishen, por ti qisin syte njeri tjetrit.
Falenderoj Gazeten Dita per luften kunder korrupsionit.