Në ditët e ardhshme, në qytetin e Elbasanit, do të zhvillohet gjyqi kundër anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të njohurit, Gjin Gjoni. Do të jetë në rastet e rralla kur kolegët do të gjykojnë, jo thjeshtë kolegun e tyre, por edhe njëkohësisht edhe eprorin, i cili, nga vetë pozita e tij në KLD, mund të të bëjë gjëmën. Dhe kur dihet se ai vetë, Gj. Gj. nuk ia “vërshëllen” as vetë presidentit, mund të merret lehtë me mend se kush në të vërtetë është njeriu që bën ligjin. Për një moment mendova se gjykata do të bëjë një gjë të padëgjuar deri më tash; do e shpallë Gjin Gjonin fajtor për fshehje të pasurisë, deklarim të rrejshëm, mashtrim me dokumentet e paraqitur, etj. Pra, do të ketë kurajën të pranojë një të vërtetë, e cila, edhe pa u shpallur si e tillë, dihet që është e vërteta e vetme. Le të themi se gjykata do të pranojë verdiktin e akuzës se Gjin Gjoni e ka fshehur pasurinë e tij, ka mashtruar me rrugët e fitimit të saj, ka krijuar dokumente të rremë dhe mbi të gjitha askush nuk e di rrugën e pasurimit të tij. Çfarë do të ndodhë më tej? Çfarë do të bëhet me pasurinë e tij; do të lejohet të vegjetojë shuma e miliona eurove të tij në rrugë të pistë apo do të bëhet pronë e shtetit? Shkurt e shqip: do të jetë ajo, edhe pas vendimit që mund të merret, në kasafortën e Gjin Gjonit apo do të konfiskohet? Nuk e di se çfarë do të ndodhë në Shqipëri. Mundësia më e madhe, thuajse 100 për qind, është që çështja të mbyllet, si ndodh gjithherë në raste të tilla, por unë mora ekstremin e një vendimi të pamenduar në gjykatat tona, për të dalë tek shënimi i mëposhtëm. Nëse një vendim i tillë do të merrej në secilën gjykatë perëndimore, pra, nëse gjykata do të jepte vendimin se kjo pasuri nuk është bërë në rrugë të ndershme, por është fshehje e një loje korrupsioni, pa asnjë dyshim, veç dënimit penal, ajo pasuri do të sekuestrohej, do të konfiskohej, sepse nuk është e tija dhe nuk ka pse e gëzon ai apo njerëzit e tij. Kjo është një ligjësi tejet e qartë dhe askush nuk bën përjashtim nga kjo. Çfarë ndodh ndërkohë në vendin tonë? Në secilën ditë jemi të pranishëm, bashkë me lajmet, për përvetësime masive, afera të mëdha korruptive, zhdukje e më shumë se 260 milionë eurove, tregti të vdekjes si në Gërdec, loja miliardëshe me eurot e lazaratasve dhe tash edhe të dukagjinasve, vjedhje fantazmë në Bankën e Shqipërisë, kredi të dhëna me një përqindje qesharake kundër çdo ligji, që i dënon më shumë ata që i kanë marrë se sa atë që e ka dhënë; politikanë të mëdhenj e të vegjël, të dy krahët e politikës, janë tashmë pronarë të vilave super të shtrenjta, bijtë e tyre apo të afërmit, zakonisht kunetërit, kanë firma të mëdha që ishin deri pak kohë më parë të panjohura; lokale nate, në të cilat lahen e shpëlahen paratë e pista e jo pak herë janë qendra të narkotrafikantëve; “lazaratasit” e njohur, të zënë e të pazënë, ende janë ndër ato që vërvisin nene të ligjit sipas oreksit të çastit, e megjithatë, edhe pas proceseve, ku vërtet jepen dënime të amullta, veç dënimit penal, nuk ndodh asgjë tjetër. Uli Hënes, shefi i njohur i ekipit të futbollit të Bajernit, nuk kishte vjedhur, ai kishte luajtur në bursë me paratë e tija, kishte fituar e kishte humbur, por asnjë nga këto lëvizje bankare apo disa nga fitimet e fabrikave të tij, nuk i kishte deklaruar saktë. Dënimi penal i tij ishte i zakonshëm, ndoshta më i ulët se në raste të ngjashme, ndoshta për shkak të vetdenoncimit, por nuk ishte vetëm kjo. Shuma që gjykata e detyroi të paguante, pasuria që i konfiskoi, ishte marramendëse. Dhe e gjitha për vetëm një shkak: fitimi yt nuk është vetëm i yti; pasuria jote nuk është e pavarur nga pasuria e shtetit; paratë e fituara në rrugë të tërthorta, të padeklaruara nuk janë vetëm tuajat. Shteti ka pjesën e tij, dhe shpesh herë ajo është më e madhe se pjesa jote. Ndërsa pjesa e fituar përmes korrupsionit apo vjedhjes është e konfiskueshme. Në Shqipëri, një shoqërues i familjes presidenciale deklaron nën përgjegjësinë e tij se i biri i presidentit shpërndante drogë me makinën e familjes; më tej, në plazhin e Lalzit ngrihet një vilë e stërmadhe, për të cilin ish-shefi i qeverisë fillimisht deklaroi se nuk ishte e familjes, por që dihet se e kujt është; në rrethinat e Tiranës janë ngritur zona të jashtëzakonshme banimi, në të cilat “mbretërojnë” edhe disa nga njerëzit e politikës, e sidomos të gjyqësorit. Pasuria e këtyre të fundit është më shumë se marramendëse… askush, ende sot, megjithëse ka një ministri të financave, nuk bën pyetjen më të thjeshtë që bën çdo ministri e financave në botë: Ku i gjete paratë për këto financime të jashtëzakonshme? Në të vërtetë, ne kemi frikë nga fjala konfiskim. Sidomos kur të majtët janë në pushtet. Kemi frikë, sepse të larguarit nga pushteti, menjëherë do të fillojnë të kujtojnë konfiskimet pasçlirimit dhe të bëjnë një paralele politike, si po e bëjnë për gjithçka. Mirëpo, pas luftës së dytë botërore, konfiskime të pasurive të ngritura mbi dhimbjen e luftës, apo si u quajtën kudo, fitimet e jashtëzakonshme të luftës, janë bërë kudo, shpeshherë njëlloj represive si në vendin tonë. Bota e qytetëruar nuk ka ndjenjën e ankthit e të frikës nëse konfiskon në pasuri të paligjshme. Përkundrazi, e quan akt të qytetërimit, sepse nuk lejon që mbi vjedhjen, korrupsionin, drogën, krimin ekonomik e politik të ngrihen baronët e ardhshëm të shkatërrimit të vlerave njerëzore. Me dhjetëra gjykatës, në deklarimin e pasurive të shtuara, kanë shënuar se janë dhurata nga të tretë. Pra, nuk janë brenda familjes dhe duke qenë të tilla, janë detyrimisht të tatueshme. Për çfarë i dhurohen miliona “gjingjonëve” të gjyqësorit: për sytë e bukur… ashtu si janë bërë shumica e tyre, halabakë, të majmur, rrëmbyes, nuk u duken tashmë as sytë, e jo më të bësh dhurata. Mijëra e mijëra euro janë dhënë e jepen thjeshtë për mbyllje procesesh… e askush nuk përgjigjet, sepse ende shteti nuk ka të drejtën e perceptimit larg shablloneve të politikës. Jam i bindur se nëse ndodh konfiskimi i parë i pasurive të njerëzve të politikës apo të gjyqësorit, njeriu i parë që do të bërtasë do të jetë i bërtituri i përhershëm, Berisha. Por nuk do të mundet të bërtasë shumë gjatë, nëse një nëpunës i fuqishëm finance, i pakorruptueshëm dhe i mbrojtur nga shteti, një ditë të bukur merr guximin dhe i thotë: O njeri, më trego të gjithë dokumentet se si e bëre një zyrë të tillë: nga kush e more; më trego se si i ka vënë pasuritë djali e vajza jote; si është vënë pasuria jote, më dëshmo se e gjitha kjo është djersë e ndershme, më trego për pagat që mori bija jote në Kosovë, nga kush i fiton ato pasuri që sot janë shndërruar në vila, pasuri të patundshme; më trego për të gjitha dhe nëse vërtetohet se e gjitha kjo është pasojë e një pune të ndershme, atëherë bërtit sa të duash. Të jeni të bindur se në momentin e parë, ai mund të hakërrehet, por më tej do të zgërlaqet, sepse askush nuk është trim në një gjendje të tillë. Aq më pak ai, që të gjitha rastet e vështira i ka zgjidhur me duart e të tjerëve. Por ky njeri i financës duhet ruajtur mirë, që të mos ketë aksident automobilistik, të mos pijë verë të helmuar, të mos ketë krizë zemre dhe të ketë sigurinë se askush nuk do i tregojë udhët pas dy a tre muajve, vetëm se e bëri më shumë se duhet detyrën e tij. Dhe kur them më shumë se duhet, kam në mendje kur ai mund të shtrihet edhe përtej gardhit të opozitës, të futet në sinoret e qeverisë. Duhet ruajtur mirë, sepse ende janë të fuqishme strukturat dhe gardianët e një klase që duke u pasuruar, mjeroi gjithë vendin.

Zoti Islami e shtron drejt problemin. Por shoqeria shqiptare, edhe po te shkaterrohet korrupsioni politik e moral qe ka kapluar sistemin e drejtesise, ka per te mbetur edhe per shume vite nen efektet e ketij korrupsioni dhe te korrupsionit ne teresi.
Ne rastin tone nuk kemi te bejme thjesht me lidhje te krimit me politiken. Nga perzierja e tyre kemi nje amalgam qe nuk eshte e lehete ta shkallmosh. Te kujtojme pasojat qe kane sjelle armet e vjedhura dhe te shperndara ne popull. Dhe keto pasoja jane shkak per te tjera pasoja.
Nuk e them dot se edhe per sa dhjetvjecare do ti vuajn shqiptaret pasojat e armeve, por them se do jene shume dhjetevjecare. Sidoqofte mendoj se koha per te ndeshkuar korrupsionin ne drejtimin qe rrok tema e shkrimit do jete me e shkurter.
Po te kishte halla ime allate, do e quaja xhaxha!!.
Le ti marrim shkallet nje nga nje, o B.Islami. Kur te kemi sigurine se kemi nje qeveri dhe nje Kryeminister, te vendosur per te vene vendin ne binaret e se drejtes,,,,,perpara se te flitet per konfiskim pronash dhe vlerash, duhen “konfiskuar” vrasesit me imunitet politik. Prej atij lloji nuk kemi pak. Fillo me ate klounin qe vetequhet shef opozite, vazhdo me ate nga Vucidoli dhe djalin e vajzen e tij,,,,,dhe po qe se te ngelet ndonje biruce bosh,,,,vazhdojme e flasim per dyberet e tjere qe i kane bere fresk nje cerek shekulli te tere.
Heperhe nuk kemi asgje. As qeverine dhe as Kryeministrin e vendosur. Konfiskimit i duhet te prese, deri te beje kendezi veze.!!
E drejte analiza dhe shqetesimi i Z.Islami, si dhe rruget qe ai sheh si mundesi per te arritur tek objektivi. Por mua, edhe pse hy nder ata qe u lodhoa se prituri se kur do vije dita qe ne Shqiperi te veje haka tek i zoti, me duket se do te bejme shume rruge deri atje. Por gjithsesi le te fillohet. Per kete mendoj se reforma qe qeveria ka premtuar per te bere ne drejtesi te jete sa me radikale ne kuptimin e mire te fjales. Nuk jam jurist dhe nuk mund te flas me siguri, por kam degjuar se ndryshimet e fundit ne Kodin Penal, kane parashikuar konfiskimin vetem per krime qe gjykohen nga gjykata e Krimeve te Renda. Per rastin ne fjale dhe per te ngjajshme me duket se nuk jemi aty. Prandaj them se reforma, duhet te jete me radikale. Kush e ka mizen ne kesule, le te bertase. Shteti i vertete nuk duhet te degjoje nga ai vesh dhe te sprapset! Ne te kundert do bejme vetem sehir dhe asgje tjeter. Mafia do te vazhdoje rrugen e vet pa iu dredhur qerpiku. Se parate e mafjes dihet si vuhen. Por ne me duket nuk kemi nje ligj antimafje. detajet le t’i shikojne specialistet nese do kete vullnet per nje ligj te tille. Mos harrojme se problemi nuk eshte kaq i lehte, sidomos kur mafia eshte kacavjerrur lart, shume lart. Le te presim me durim vullnetin e atyre qe jane ne pushtet dhe qe erdhen aty me kete premtim. Po e bene do rrine gjate, nese jo, nuk e mbyllin mandatin.
CITOJ NGA GAZETA DITA
“……… në qytetin e Elbasanit, do të zhvillohet gjyqi kundër anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të njohurit, Gjin Gjoni…..”
Ne raste te tilla nuk thuhet “TE NJOHURIT XHIN GJONI” por thuhet “FAMEKEQIT GJIN GJONI”.
Gjin Gjoni hyn ne grupin e specieve qe bejne dem, ose zarar sic thone turqit. Me rrezikshmerine qe paraqet, ai ben pjese ne kopene e bishave si SALI Agim Bendo, SALI Agim Llupo, SALI Ardian Fullani, SALI Argita Berisha, SALI Adolfi , SALI Ndue Prenda, SALI S Lusha, SALI Sashenka Jonuzi, Sali Fatmira Hajdari, Sali Tom Ndreca, SALI Protopapa, etj pa mbarim. Keta jane nje rrace shoqerisht e rrezikshme per shoqerine shqiptare.
Nese izolohen, mundesisht pas hekurave, ketu eshte dhe pikenisja qShqiperia ka shanse te perparoje. Nese jo atehere nuk ka fillim dhe nuk ka as rilindje te shqiptareve dhe Shqiperise.
Politikanet tane kane gjet shesh dhe kane bere pershesh.Perse? Kemi nje shoqeri shume te korruptuar dhe pa vlera.Njerzit tane gezohen me shume kure ngordh lopa e tjetrit se sa kur pjelle lopa e tije.Neqofte se nuk iluminohet shoqeria punet dote vene edhe me zi.Militantizmi i ka bere njerzit budallenj.Sa per konfiskimin qe permend z.Islami duhet Hoxha ,regjimi i te cilit çoi ne litar drejtorin e tregtise i cili ishte edhe antar i byrose partise se rrethit sepse nga inventari i bere mungonin ne magazine 11 kg. gjalp.Pra ishte demtuar pasuria publike nga moszbatimi i rregullave.Ndersa sot po vodhe,bere kondrabande,apo trafikove femra te bejne deputet.Mungon demokracia.Listat e deputeteve te mbyllura dhe proporcionali rajonale e jo komtare e kane katandis shoqerine ne duart e dy njerezve saqe edhe profet te jene nuk ka sukses.Pra rilindja duhet te nis nga ketu dhe jo nga pallavrat e Rames duke mos e permendur djallin B…
Bedri,ne shqiperi nuk ka ndodhur,nuk ndodh dhe nuk do te ndodhe kurre asgje…
Zotni Islami , pasi te keni pare apo lexuar intervisten e Izet Haxhise ,bodigardit me te fuqishem te Salih Berishes, njeri gjysem i shkolluar ,prandaj edhe i rrezikshem, do te shpreheshit me ndryshe ndaj nje maloku safi e qesharak si pune e Gjin Gjonit, kursant drejtesie i Plepave!
Ketij tipi ja ka bere te ditur opinionit publik nje gazetar i njohur nga Permeti se kush eshte ky Gjini i cili kishte frike te lahej ne detin Adriatik (se mos i hollohej lekura)
dhe sidomos se mos e tallnin se nuk dinte not, por kjo nuk eshte kryesorja , merr vesh.
i dashur Bedri!
A e dini dhe e cmoni demin kolosal qe i ka sjelle kombit shqiptar skota e Salih Berishes ,duke genjyer e mashtruar edhe vellezerit e Kosoves, se shqiptaret e Shqiperise londineze jane komuniste, kur vete ky zorzop eshte nje larve komuniste e nje malok i mirefillte, mashtrues i dores se pare, hajdut i pasurive publike e me ne fund vrases i fshatareve te varfer e te pambrojtur qe kishin dale vetem per te pare se c’ndodhte ne Tirane!
Vini re!
Perderisa Salih Berisha, sot nje deputet i thjeshte i Kuvendit te Shqiperise na udheheqke PD-ne … , kur ky xhelat vrases i njerezve te pafajshem ,akoma vazhdon me kryenecesine e malokut dru me pre , e kur ky mangup prej Tropoje te vihet ne pranga, mbase do te qetesohen disi te vraret e 21 Janarit e te djegurit e Gerdecit!
Asgje, asgje nuk eshte bere perderisa nuk merret i pandehur Salahudin Berisha, njeri i ulet e faqezi, pervecse domuz e skjap plak, qe ngjet tepke si ato surreterit e tmerrshem te Inkuizicionit te Santo Ufficit te Romes se Mesjetes!
Sebashku me kete kerme politike e hajdut e kriminel ordiner ,fatkeqesi shoqnore e kombit shqiptar ,duhet perzene nga skena historike shqiptare edhe nje fare ambasadori Rayerson e Elez Biberaj, armiq te popullit shqiptar, te mbeshtetur nga qarqe reaksionare amerikane ,fashistoide qe duan ti bejne gropen edhe vete Shteteve te Bashkuara, atdheut tim te dyte!
Ketu , urgjentisht e pa derman duhet te nderhyje populli yne , ai qe flet e ndjen e vidhet shqip, qe shtypet e shperfillet nga nje klase e qelbur e kusare e krijuar nga hici ,e pasurive te tij publike e sundon mbi te !
Zoti Bedri Islami, shkrimet tuaja, jane nje shkolle per gazetarine, ku shprehni lirine e vertete qe ka nje gazetar dhe vendosmerine, qe nuk pajtoheni me te keqen.
Te gjitha i kuptoj por krahasimin me Uli Hönnes kete nuk e kuptoj, por ju lutem beni krahasime me naj malazez se ndryshe bjen brenda me gjithe shkrimin tan, se te mungon edhe prokuroria Gjermane se Bashku me Gjykaten sa per dijeni Hönes ka fshehur te ardhurat para tatimeve ne nje banke ne Zwicer e po te mos ishte blere CD nga Z.Merkel qe ja shiti ai Hajduti per 2,5mil euro nuk do te ishte kapur as Hönesi jot por mos i merr neper goje se dhe gjermanet vete e kane harruar ate histori.