Pse trojanët e pranuan kalin?

DITA Online

 

Nga Artan Fuga

Sa herë shoh ndonjë version filmi mbi Trojën, gjithmonë më ka lindur pyetja: Po këta trojanët kaq budallenj ishin saqë pranuan dhuratën e kundërshtarit? Si e futën kalin e drunjtë në Kalanë e tyre?Thonë në legjendë se e hëngrën dredhinë e grekëve! Kështu thonë rrëfimet greke. Unë nuk i besoj atyre. Është i njëanshëm. Kush ta hante atë dredhi? Pse budallenj ishin trojanët!!! Ata ishin luftëtarë, kishin civilizim të kulturuar, kishin ngritur gjithë atë qytet-shtet, kishin ndërtuar një kala shumë të fortë.

Pse çiliminj ishin ta hanin dredhinë me kukamçefti të helenëve që gjoja ikën me anije por në fakt u fshehën pas një kodre në një gji deti??? Duhet të ishim naivë ta besonim. Gjoja një pjesë e parisë të qytetit donte ta fuste kalin në qytet si tradhtare që ishte. Po, gjithmonë gjysma e parisë të një vendi është tradhtare, kolaboracioniste, kështu ka qenë dhe kështu do të jetë. Për pushtet tradhton kombin. Por, këtu nuk shkon sepse që të futej kali në qytet vendimin duhet ta merrte vetë mbreti Priam. Nuk të falte ai me mençurinë e tij, nuk ishte ndonjë çili-mi që i erren sytë nga pushteti i falur…

Atëherë përse e pranuan? Unë mendoj se kjo ndodhi ngaqë ata në bazë të mentalitetit të tyre kishin frikë misterioze të mos e pranonin një dhuratë për një hyjni. Kishin frikë se kjo do t’u sillte fatkeqësi shumë më të mëdha po të refuzohej. Hyjnia do të tërbohej me ta. Mirë mo mirë, e futën brenda mureve, po përse nuk panë brenda barkut të kalit të drunjtë çfarë kishte, mos kishte të fshehur ushtarë helenë! Nuk e bënë sepse përsëri mentaliteti, paragjykimet, besimet e verbta, sipas meje, nuk i lejonin të shihnin brenda kalit. Për atë kohë rregullat e luftimit ishin të shenjta. Luftohej me rregulla që ishin shumë të shtrenjta.

Nuk përdorej dredhia në dyluftim. Ishte si sot sikur t’i thuhej dikujt të bëhej kanibal dhe të hante njerëzit e shtëpisë të gjallë!!! E bën dot? Jo! Edhe në atë kohë nuk prisheshin kurrë rregullat e luftimit të ndershëm. Nuk kishte ndodhur kurrë në histori. Por, ja që njëherë që ndodhi, dhe dredhia hyri në artin e luftimit. Grekërit nuk është se ishin më dinakë nga të tjerët, ta bënin të keqen të gjithë dinin, por për herë të parë nga ambicia futën dredhinë në betejë. Trojanët këtë nuk mund ta parashikonin, por jo se ishin apo u treguan naivë. Ajo ishte gjendja mendore dhe morali i tyre. Trojanët u dogjën sepse ishin të moralshëm, jo sepse ishin budallenj, dhe për rrjedhojë pranuan kalin me ushtarë brenda dhe nuk panë se çfarë kishte në bark.

A nuk pranojmë ne të moralshmit tenderët sot kur fitojnë gjoja me konkurrim mashtrues të përhershëm që bëjnë lojëra të pista pas kurrizit tonë? A nuk jemi ne si trojanët?Përse habitemi me trojanët, kur ne pranojmë vetë çdo ditë kalin në qytet? Jo sepse edhe ne nuk dimë dredhi, të merremi me drogë, me korrupsion, me vjedhje, me trafiqe klienteliste, por sepse morali nuk na i lejon t’i bëjmë. Jemi viktima të moralit. Kështu e pëson i moralshmi, digjet. Ndodhet i papërgatitur përpara dredhisë të re të radhës.

Por, jo se nuk është i zgjuar. Morali e pengon të shohë përtej rregullave të shenjta. Ata nuk mund të shihnin brenda barkut të Kalit sepse nuk mund të dyshojë njeriu te dhurata që pranon. Kali ishte mistik dhe i paprekshëm. As të dyshohej mbi të nuk dukej se lejohej. E hoqën mendjen që andej. Ndonëse thellë në subkoshiencë ndjenin se po bënin vetëvrasje. A nuk e çon morali njeriun drejt sakrifikimit! Mendësitë, zakonet, normat morale, besimet nuk të lenë të shohësh se çfarë ka përtej tyre. Sikurse thoshte Niçja thyerja e tabusë ndëshkohet, por ama ai që kalon përtej duke e shkelur sheh më shumë gjëra, kupton më shumë nga jeta, vëren një botë që të tjerët nuk e shohin dot se janë të ndershëm sipas kohës të tyre.

Share This Article
10 Comments
  • Duhet te kuptojme mendjen brilante te Omiros,njeriut Gjeni qe nderthur Drejtesine dhe hakmarjen e Saj ndaj nje fenomeni te “pabese”sic ishte rrembimi i nje gruaje te Mbretit te Spartes Menelaos.
    Mirepo edhe Dashuria si fuqi Hyjnore eshte e bukur,e vertete dhe ketu eshte sekreti qe kush duhet te gjykohet per kete fenomen.
    Ne qofte se nuk ndeshkohej Troas,atehere do triumfonte Ndjenja ndaj Llogjikes d.m.th Afroviti ndaj Athines,Simbole keto qe jane vete Jeta e njeriut.
    Dashuria eshte nje Fuqi qe duhet te mbizoteroj Llogjika dhe Eros eshte kur Llogjika eshte me Dhiakopes d.m.th me pushime.
    Zeusi si Zoti i Drejtesise duhet te nderhyje se shikon shkelje te Marteses,pamvaresisht qe Afroviti ka fuqine e Saj dhe kembngul tek Misioni i Saj por eshte e pafuqishme perpara Athines.
    Omiros e shpjegon shume qarte qe,ne qofte se nuk e kthej e Elenin e Bukur do shkaterrohen,se kane Zeusin dhe Odiseja ka ndihmen e Fuqise Hyjnore Athinen qe do gjeje menyren me te pershtatshme per te vendosur Drejtesi dhe ne fund triumfon.
    E vetmja rruge eshte Kali i Grekeve te Sterias dhuruar Grekeve te Troas.
    Troja dhe shkaterrimi i Saj ishte ne duart e Trojaneve ta shpetonin dhe te kthenin Elenin ndryshe do paguajne konsekuencen e “pabesise”.
    Bukuria e paperserritshme e Iliadhes eshte se respekton edhe rrembimin e Elenit pa nenvleresuar Afrovitin por sic thashe qe Troas te shpetonte nga shkaterrimi dhe cdo gje ne “rregull” duhej te kthente Elenin dhe te paguante jo vetem Receten e shpenzimeve te Grekeve te Sterias,por edhe per veprimin e “pabese”.
    Qe Tro-Ionet ishin Greke kete e shpjegon edhe emri i Paris Ektoras,emri i gruas se Tij Andromaki qe greqisht do te thote beteje burrash,vellai i Paris Polidhoras,Kassandra etj.
    Kjo kryeveper ne nje kohe qe “njerezit” e tjere nuk dinin ceshte Civilizimi eshte dicka e Mahnitshme qe shume Autore jane shprehur qe eshte Kryevepra me e Persosur dhe e Para e Civilizimit Perendimore.

    • pelles
      qëos tios jeos njëos koqes kandaris,këtëis nukas eosmohonis askushos!poris qëlos tësis jeshis bërus përis çmëndinas,poes vërtetonis çdoes ditës!!
      shko mor koqe kandari i pjerdhur në tru!tru i indeoktrinuar deri në atom!!
      ps:për fat pata një shok që njeh mirë greqishten dhe mi shkruajti këto dy rreshta që mund ti kuptosh ti o karabush që dhe pellazgët i ke bërë gërkë muti!!

  • “Pse trojanët e pranuan kalin?”
    o fuge,ne nuk ja keim idenë se në çkohë kanë jetuar trojanët e ti na flet se përse e pranuan kalin.
    or lal në do të zgjidhësh ndonjë gjë po të jap dy data të freskëta fare 1 prill 2013,përse e hëngri ngjalën e metës rama??
    19 makj 2017 kush ishte marrveshja rama-beribasha??
    për të tjerat mo na çaj hajdarin kot!!
    kalama mistrec!
    ps:nuk kam kohë të lexoj shkrimin e fugaçes,prandaj komnetova titulin!!
    por si duket nga fjalët e para ky duhet të ketë pjerdhur!!

    • çfarë është e goditur o mitro??
      ajo që fuga tregohet një copë budallai??
      që shpreh mendime si një predikues provincial??bile nga ata që nuk kanë reze më të gjatë shikimi se një km!!

      • O Anticensure…54. Profesori do te thote me fjale te tjera ate qe ka thene Noli:

        Kush do ligj e republike,
        Me statut e me logjike,
        E ka keq e vdes si horr,
        Ne konop si tradhetor!

        Ai nuk merret me te shkuaren, por me te sotmen. Thjesht heq nje paralele dhe nxjerr idene.

  • dhe fuga pretendon të jetë sociolog dhe akademik??
    o fuge,duke u nisur nga niveli tënd,të jep të drejtë për ato që the për akademinë e shkencave të shqipërisë!!ti je minus ata janë zero,prandaj duhet bërë një pastrim total!!
    si ka mundësi,nqs do të ishte një shkrim ironik,që një sociolog,një akademik të dalë me idiotësi të tilla:
    -“Për atë kohë rregullat e luftimit ishin të shenjta. Luftohej me rregulla që ishin shumë të shtrenjta.
    Nuk përdorej dredhia në dyluftim.”
    -“Grekërit nuk është se ishin më dinakë nga të tjerët, ta bënin të keqen të gjithë dinin, por për herë të parë nga ambicia futën dredhinë në betejë.”
    -“Trojanët këtë nuk mund ta parashikonin, por jo se ishin apo u treguan naivë. Ajo ishte gjendja mendore dhe morali i tyre. Trojanët u dogjën sepse ishin të moralshëm”
    -“Jo sepse edhe ne nuk dimë dredhi, të merremi me drogë, me korrupsion, me vjedhje, me trafiqe klienteliste, por sepse morali nuk na i lejon t’i bëjmë. Jemi viktima të moralit. Kështu e pëson i moralshmi, digjet.”
    për të vënë duart në kokë e për tja marrë me kuje për këto mendime të idiotizuara të një “akademiku” dhe “sociologu” të “shquar”!!
    fuge je për të ardhur keq!!
    ne si shtet e si komb jemi për të ardhur keq që kemi ngritur në pjedestal dhe kërkojmë të marrim mësime nga ai që duhej të ishte pastruar si LLUM!!
    thënjes “çdo popull meriton qeverisjen që ka”?!i duhet shtuar, meriton dhe “elitën intelektuale që ka”!!
    ferra është e vërtetë që bën mana dhe që janë shumë të mira,por të mos harrojmë se manat janë një sasie vogël e tërësisë së ferrës dhe manat hahen nga kalimtarët!!

  • dhe fuga pretendon të jetë sociolog dhe akademik??
    o fuge,duke u nisur nga niveli tënd,të jep të drejtë për ato që the për akademinë e shkencave të shqipërisë!!ti je minus ata janë zero,prandaj duhet bërë një pastrim total!!
    si ka mundësi,nqs do të ishte një shkrim ironik,që një sociolog,një akademik të dalë me idiotësi të tilla:
    -“Për atë kohë rregullat e luftimit ishin të shenjta. Luftohej me rregulla që ishin shumë të shtrenjta.
    Nuk përdorej dredhia në dyluftim.”
    -“Grekërit nuk është se ishin më dinakë nga të tjerët, ta bënin të keqen të gjithë dinin, por për herë të parë nga ambicia futën dredhinë në betejë.”
    -“Trojanët këtë nuk mund ta parashikonin, por jo se ishin apo u treguan naivë. Ajo ishte gjendja mendore dhe morali i tyre. Trojanët u dogjën sepse ishin të moralshëm”
    -“Jo sepse edhe ne nuk dimë dredhi, të merremi me drogë, me korrupsion, me vjedhje, me trafiqe klienteliste, por sepse morali nuk na i lejon t’i bëjmë. Jemi viktima të moralit. Kështu e pëson i moralshmi, digjet.”
    për të vënë duart në kokë e për tja marrë me kuje për këto mendime të idiotizuara të një “akademiku” dhe “sociologu” të “shquar”!!
    fuge je për të ardhur keq!!
    ne si shtet e si komb jemi për të ardhur keq që kemi ngritur në pjedestal dhe kërkojmë të marrim mësime nga ai që duhej të ishte pastruar si LLUM!!
    thënjes “çdo popull meriton qeverisjen që ka”?!i duhet shtuar, meriton dhe “elitën intelektuale që ka”!!
    ferra është e vërtetë që bën mana dhe që janë shumë të mira,por të mos harrojmë se manat janë një sasie vogël e tërësisë së ferrës dhe manat hahen nga kalimtarët!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *