Prania e terroristëve në Shqipëri dhe ndihma që u është dhënë atyre, me ose pa vetëdije nga strukturat shtetërore në fillimvitet 90-të nuk janë një lajm i ri. Dokumentet që dolën së fundi online dhe shqetësuan Sali Berishën, kanë qenë prej kohësh të pranishme në një formë a një tjetër, si raporte agjentësh ose agjencish, citime të tyre apo raportime gazetarësh të mediave të ndryshme apo të autorëve të librave. Atëherë pse u alarmua Berisha?
Së pari, në reagimin e tij ish presidenti u kujdes të pohojë se ky takim në vitin 1995 s’ka ndodhur kurrë. Në realitet data e raportimit flet për 9 prillin 1994. Por përtej kësaj, me një sy të ftohtë duhet pranuar se disa gjëra duhen parë me kontekstin e kohës dhe zhvillimeve në asaj periudhe. Kështu, në vitin 1994 nuk është se Bin Laden ishte etiketuar zyrtarisht si terrorist, apo po kërkohej me ngulm të madh nga Shtetet e Bashkuara. Shërbimet sekrete kishin punën e tyre, por bëmat e zeza që në fund do vulosnin fatin e Bin Ladenit do të ndodhnin më vonë. Ajo që mbetet fakt, të cilin as me një mijë përgënjeshtrime Berisha nuk e mohon dot, është se ai dhe ngrehina shtetërore që ndërtoi, janë autorët që i hapën rrugën pranisë së turli lloj organizatave të dyshimta arabo-islamike në vend, të cilat u bënë strehë e veprimtarisë dhe rekrutimeve terroriste.
Investitorë, bamirës, shoqata arsimore, kulturore e humanitare e mjaft logo të tjera mbinë ato vite në Tiranë dhe në rrethe. Mund të thuhet se fara e ekstremizmit fetar, për aq sa ajo ka mundur të mbijë në Shqipëri, – dhe ngjarjet e këtyre kohëve po e tregojnë – është lejuar të mbijë, ujitet e kultivohet në ato vite. Është gjithashtu fakt se qeverive të pas 97-ës u është dashur shumë mund dhe bashkëpunim i ngushtë me partnerët amerikanë e europianë, për të goditur apo dëbuar elementët e radikalizmit islamik.
Në realitet, biografinë berishiane të 1992-97, i zoti i saj do të donte ta fshinte përfare, po të kishte mundësi. Duke mbajtur vetëm aureolën e “liderit që përmbysi diktaturën”, dhe duke hequr nga historia shkallmimin e pronës dhe rrafshimin e vendit si “zemërim ndaj komunizmit”, firmat piramidale, rrumpallën shtetërore dhe padyshim, prishjen e madhe me SHBA-në dhe hapjen e dyerve radikalizmit islamik. Por edhe pse me mjeshtërinë e tij diabolike, lobingjet, ndryshimin rrethanave dhe dobësinë e kundërshtarëve, arriti të rikthehej në pushtet, historinë nuk e kthen dot mbrapsht. Ndaj dhe alarmimi i tij: Ka menduar se koha duhej t’i kishte fshirë tani këto pickime nga e kaluara; tani kemi halle të tjera. Për hir të së vërtetës, nuk ka shumë rëndësi nëse presidenti Berisha e ka takuar apo jo personalisht Bin Ladenin në vitin 1994. Ajo që ka rëndësi, është që ai ta dijë se çfarë ka bërë (apo nuk ka bërë) njerëzit e këtij vendi nuk kanë për t’i harruar.
***************
Një takim i Bin Ladenit me Presidentin Berisha në Tiranë, më 9 prill 1994? Çfarë thotë raportet e publikuara së fundi. A ka ndodhur vërtet?
Si lajm është përshpëritur kohë pas kohe, por është ndryshe kur këtë e citojnë dokumente të CIA dhe agjencive inteligjente që flasin për kronologjinë e veprimtarisë së terroristit të njohur.
Në veprimtarinë e Bin Ladenit pra, shfaqet edhe Sali Berisha, i cili sipas dokumenteve ka bashkëpunuar me Osama Bin Laden në Tiranë, për të ngritur celulat e para në Shqipëri. Dokumentet janë bërë publike nga portale dhe media investigative, si “Qendra për Paqe në Ballkan”, “Historycommons”, apo dhe revista e inteligjencës “Jane”, të cilat u janë referuar dhe raportimeve të mediave të kohës dhe dokumenteve të Interpolit.
Duke ju referuar informacioneve të dhëna nga një agjent i CIA-s, raportohet se në 9 prill të vitit 1994 Bin Laden ka udhëtuar në Shqipëri, si pjesë e një delegacioni të qeverisë saudite dhe është takuar me zyrtarët e qeverisë vendase. “Bin Laden vizitoi Shqipërinë si anëtar i delegacionit të qeverisë së Arabisë Saudite dhe u takua me zyrtarët e qeverisë vendase. Ai e prezantoi veten si mik të qeverisë së Arabisë Saudite dhe se mund të financonte projekte humanitare. Megjithatë, qeveria e Arabisë Saudite, më herët, po atë muaj kishte ndërprerë të gjitha lidhjet me Bin Ladenin”.
Sipas kronologjisë së raportimit, një ish-oficer i zbulimit amerikan do të ankohej në vitin 1999: “Pse ishte ai një anëtar i atij delegacionit? Sauditët supozohej të ishin aleatët tanë. Ata na thanë se ai ishte person non grata, por këtu ai ishte në një vizitë zyrtare’”, thuhet në dokument, për të cilin ka raportuar dhe “Uashington Tajms” në vitin 2001.
Ndërsa “Ottawa Citizen” ka raportuar se CIA dhe Interpoli ishin në vëzhgim të vazhdueshëm të aktiviteteve të Al-Kaedës në Shqipëri. Por që Bin Laden ka vizituar Tiranën e ka deklaruar edhe Klod ben Abd el Kader, njeriu fasadë i Bankës Arabo-islamike në Tiranë, pas u arrestua. Ai madje ka deklaruar se Bin Ladenin ka qenë në Shqipëri edhe në vitet 1996 e 1997, thotë Wall Street Journal në një shkrim të vitit 2001.
Mediat ndërkombëtare, të cilat ju referohen informacioneve të agjencive të inteligjencës, por edhe raportimeve të kohës, kanë raportuar se që nga viti 1994 e deri më 1999 ka pasur një bashkëpunim të ngushtë mes qeverisë shqiptare dhe Bin Laden e grupit të tij, me qëllim ngritjen e celulave terroriste në vendin tonë.
“Në vitin 1994 kryeministri shqiptar Sali Berisha ndihmoi Bin Laden pas vizitës së tij në Shqipëri, për të ngritur një rrjet në Shqipëri përmes fondeve te bamirësisë të Arabisë Saudite”, raporton “Qendra për Paqe në Ballkan”. Sipas saj, pas marrjes së pushtetit nga Partia Socialiste, pati një bashkëpunim të ngushtë me CIA-n dhe amerikanët, të cilët dhanë kontributin e tyre për shkatërrimin e këtyre celulave.
Duke ju referuar dokumenteve të vetë CIA, raportohet se gjatë vitit 1998 amerikanët për shkak të informacioneve që dispononin për ekzistencën e këtyre celulave rritën ndjeshëm sigurinë në ambasadë dhe tërhoqën një pjesë të madhe të personelit. Më tej është theksuar se Al-Kaeda dhe Bin Laden kishin arritur të formonin një grup prej 500 muxhahedinësh, të cilët për shumë muaj u stërvitën në juglindje të Shqipërisë, kryesisht në zona të Korçës dhe të Pogradecit.
**************
Saliu këmben letra me Salehun
Kthim tek një letërkëmbim i 23 viteve më parë me njeriun që u bë pika lidhëse e terroristëve në Tiranë
Gazeta ‘DITA’ ka zbuluar dhe publikuar për herë të parë më 18 gusht 2013 një letërkëmbim të ish-Presidentit Sali Berisha me Abdul Latif Saleh në tetor të vitit 1992, një person që erdhi në Shqipëri nën petkun e një ‘bamirësi’ islamik dhe që u dëbua disa vite më vonë si terrorist. Në pamje të parë duket si një letërkëmbim i zakonshëm midis miqsh. Dhe në fakt kemi të bëjmë me një miqësi të hershme midis tyre. Saleh na del se e shtynte si të thuash ‘derën me këmbë’ të Presidentit të Shqipërisë të asaj kohe. Nga letra e Saleh-ut drejtuar Berishës del qartë se ai kishte një besueshmëri te kryetari i shtetit shqiptar, pasi Berisha jo vetëm i përgjigjet pa mbushur 24 orë letrës së tij, duke e ftuar menjëherë në Shqipëri sheikun e rekomanduar (bashkë me dy persona të tjerë shoqërues të tij) por edhe duke i krijuar të gjitha lehtësirat e nevojshme, për t’u takuar me Kryeministrin e vendit dhe shumë ministra. Abdul Latif Saleh u shpall në vitin 2005 nga qeveria amerikane si një nyje e rëndësishme e infrastrukturës së biznesit të Al-Kaedës, ai njihej si doktor në profesion, por operonte në biznes, mbante tre pasaporta shqiptare dhe dy pasaporta jordaneze. Në vitin 2011, ai u shkëput nga lista e personave të skeduar si anëtarë të Al-KAedës, por disa nga bizneset që ai menaxhoi ose mbështeti, në disa shtete, kanë qenë në pronësi të disa krerëve të Al-Kaedës dhe mbeten sot e kësaj dite asete të sekuestruara. Më poshtë letërkëmbimi mes dy doktorëve në vitin 1992.
Abdula Latif Saleh i shkruan Berishës:
Shkëlqesisë së Tij, Presidentit të Shqipërisë, Zotit Sali Berisha
Lënda: Vizita e Sheikut Abdulrahman El-Essa në Shqipëri
Zotëri,
Në vazhdim të vizitës suaj të shkëlqyer në Kuvajt dhe për t’i bërë marrëdhëniet më konkrete, unë po ju drejtohem më këtë faks me dëshirën që Zoti Abdulrahman El-Essa të vizitojë Shqipërinë me qëllim që të shohë për mundësinë e investimit në Shqipëri. Zoti El Essa është një investues i njohur në Kuvajt dhe ai është shumë i interesuar të shikojë mundësinë e investimeve në Shqipëri në fusha të ndryshme. (Ai do të jetë i shoqëruar me dy persona të tjerë). Unë mendoj së është shumë mirë që gjatë vizitës së tij në Shqipëri t’ju takoj ju dhe unë do të isha shumë i lumtur nëse qeveria mund t’i dërgojë një ftesë atij për t’i dhënë vizitës së tij pamjen e një vizite të programuar. Ai është gati të vijë javën e ardhshme dhe të qëndrojë disa ditë. Me këtë rast, unë do të doja t’ju falënderoja për mbështetjen tuaj për projektin tim në fushën e mjekësisë, ndërkohë që jemi duke shqyrtuar një projekt shumë të madh në këtë drejtim në Shqipëri.
Sinqerisht i Juaji,
Abdul Latif Saleh
Mbikëqyrësi për Shëndetësinë
Organizata Ndërkombëtare Islamike e Ndihmave
Tiranë – Shqipëri
22 tetor 1992
Përgjigja e Berishës për Sheikun El-Essa:
Republika e Shqipërisë
Presidenti
Tiranë, më 23.10.1992
I nderuar Sheik El-Essa
Pata mirësinë të informohem nga Dr. Abdul Latif Saleh, Mbikëqyrësi për Shëndetësinë në Organizatën Ndërkombëtare Islamike të Ndihmave , për dëshirën tuaj për të vizituar vendin tim, me qëllim për të parë mundësinë e investimeve këtu. Që nga ardhja në pushtet, kabineti im dhe unë kemi marrë përsipër një program për ringjalljen dhe ndryshimet në këtë vend, i cili përballet me detyra monumentale në vitet që vijnë. Do të ishte një nder i madh për mua t’ju prisja ju këtu dhe të diskutonim për nevojat e popullit tonë dhe mundësitë për zhvillim dhe investime. Gjatë qëndrimit tuaj në Shqipëri ju do të kini shansin të bisedoni në detaje me Kryeministrin dhe shumë ministra për projektet konkrete.
Duke shpresuar të takohem me ju shumë shpejt, mbetem
Sinqerisht i Juaji,
Sali Berisha
DITA, nr.288, viti 2013 / Fatos Klosi, ish-shefi i Shërbimit Informativ
“Rrëfej mikun terrorist të Berishës”
Ish-Shefi i Shërbimit Informativ, Fatos Klosi është padyshim njeriu më i mirinformuar për organizatat bamirëse islamike që gëluan gjithandej në Shqipëri në fillim të viteve 1990. Ai na tregon se ç’ishin këta ‘bamirës’, kush fshihej pas tyre dhe pse ata u dëbuan nga Shqipëria. Ndërkohë, Klosi sqaron se kush ishte Abdul Latif Saleh, një nga miqtë më të ngushtë të Berishës dhe lidhjet e tij me grupet xhihadiste islamike…
Intervistoi Xhevdet Shehu
– Zoti Klosi, gazeta “DITA” disponon disa dokumente për lidhjet e Shqipërisë me botën islamike. Cilat ishin sipas jush qëllimet e afrimit me vendet islamike?
– Sipas meje, qëllimi ishte një, i vetëm, shpresa që me këtë afrim, islamikët do ta zgjidhnin qesen dhe ne do të përfitonim nga paratë e tyre. Në njërën anë “udhëheqësit” tanë mburreshim për vokacionin perëndimor dhe evropian të shoqërisë shqiptare dhe nga ana tjetër na anëtarësonin në grupime, që s’kanë asgjë të përbashkët me Europën dhe perëndimin.
– Një person me emrin Abdul Latif Saleh ka ndërmjetësuar tek Berisha, kur ai ishte President, për vizita sheikësh në vendin tonë dhe anasjelltas. Çfarë ju kujton ky emër?
– Abduli për ne zyrtarisht ishte një biznesmen jordanez, me një rol të dyfishtë. Nga njëra anë ai bënte ndërmjetësin dhe ndërlidhësin me organizatat bamirëse islamike, që ndihmonin në Shqipëri në fusha të ndryshme, kryesisht në ngritjen e infrastrukturës fetare islamike. Nga ana tjetër ai punonte dhe për llogari të tij, duke përfituar nga lehtësira që i përfitonte në sajë të aktivitetit të mësipërm, në blerje tokash, investime ndërtimesh administrative dhe mjekësore, etj.
Ndërkohë nga shërbimet partnerë na erdhën informacione që Abdul ishte i implikuar dhe me grupe terroristësh të Lindjes së Mesme dhe punonte për mbështetjen logjistike të tyre. Në këtë kuadër ai kish ndihmuar, që disa anëtarë të këtyre grupeve, të sistemoheshin në Shqipëri, për t’iu shmangur kërkimeve ndërkombëtare. Pas konfirmimit të disa prej këtyre të dhënave, ai u shpall person i padëshirueshëm në Shqipëri dhe u dëbua prej saj.
– Kur ju ishit shef i Shërbimit Informativ, disa islamikë të ardhur në Shqipëri si bamirës, përfshi dhe Salehun, u dëbuan nën dyshimin si terroristë. Ju kujtohet ndonjë emër tjetër i dyshuar si terroristë dhe si u bë dëbimi?
– Shqipëria në atë kohë, e uritur për çdo lloj ndihme, i priti si bamirës të gjithë islamikët që ndërtuan objekte kulti, hapën shkolla fetare, ndihmuan familje të varfra, etj. Midis tyre kishte dhe persona, që kërkoheshin si anëtarë të grupeve terroriste, dhe që kishin ardhur në Shqipëri për t’u fshehur. Pas një pune të përbashkët operative me shërbime partnerë, u identifikuan një numër prej tyre. Disa prej tyre, aktiviteti terrorist i të cilëve ishte i dokumentuar dhe i dënuar në mungesë, u dërguan në vendet që i kërkonin, kurse të tjerë si Abduli u dëbuan nga vendi.
– Kujt grupimi islamik i përkisnin këta ‘bamirës’?
– Bamirësit ishin nga gjithë bota arabe, kryesisht kuvaitjanë, kurse terroristët që fshiheshin nën petkun e organizatave bamirëse ishin kryesisht luftëtarë të Xhihadit Islamik egjyptian.
– A kishin lidhje xhihadistët islamikë me Al Kaedën?
– Sot, sidomos pas 11 Shatorit , Al Kaeda është organizata terroriste më në zë. Por ajo sigurisht nuk u bë e tillë papritur dhe në një terren të “virgjër”. Terrenin për të e përgatitën organizatat paraardhëse, midis të cilave dhe ato xhihadiste.
– Sa mendoni se e ka dëmtuar imazhin e vendit tonë në Perëndim anëtarësimi në Konferencën Islamike dhe ky bashkëpunim i ngushtë me islamikët?
– Nuk besoj se e ka dëmtuar shumë. Bota të çmon nga veprat e jo nga llafet. Të gjithë e dinin, se ne u afruam me islamikët, me shpresën se do të përfitonim ekonomikisht prej tyre. Ne nuk kemi qenë kurrë aktivë në këtë organizatë. Megjithatë, sipas meje, më mirë të mos e kishim bërë atë hap, nuk më pëlqen pozita e “lypësit”, në asnjë rrethanë. Pastaj, dhe “bamirësit” nuk janë pothuaj asnjëherë vetëm për bamirës.
Berisha reagon: Trillim, nuk ka ndodhur kurrë!
Ish-kryeministri Berisha me anë të një statusi në Fb ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar së fundi për takimin me Bin Laden.
“Osama bin Laden nuk ka ardhur kurre ne Shqiperi. Pretendimi per viziten e tij ne Shqiperi eshte vetem nje trillim banal dhe i perseritur!! Te dashur miq, sot mediat pa lajme perhapin trillimin bajat por dhe qesharak, se Osma bin Laden ka vizituar Shqiperine me nje delegacion zyrtar te nivelit te larte te. mbreterise te Arabise Saudite ne vitin 1995! Ky lajm eshte nje trillim banal dhe i paskrupullt i perhapur shume vite me pare nga mediat greke, serbe dhe media te tjera pa asnje baze. Ne delegacionin zyrtar te nivelt te larte te Arabise Saudite qe ka vizituar vendin tone ne vitin 1995, apo rast tjeter, Osama bin Laden nuk ka shkelur kurre ne Shqiperi. Ky pretendim eshte tejet qesharak edhe per faktin boterisht te njohur se asokohe, dinastia Sudite ishte shpallur nga Osama bin Laden si nje armike per t’u permbysur per shkak te politikes dhe lidhjeve te ngushta te saj me SHBA. Shqiperia ne vitet 1992-1997 ka dhene nje kontribut thelbesor, me te madh se çdo vend tjeter i rajonit por dhe me gjere, ne luften kunder terrorizmit ne bashkepunim te ngushte me agjensite inteligjente te vendeve partnere!”, shkruan Berisha.

Mire beni qe e shkundni kete kriminel antishqiptar , por duhet ta dini se eshte ne taktiken dhe strategjine serbe mbjellja e islamizmit , sidomos atij ekstremist ne trojet shqiptare !
Serbet jane miqte me te mire te tyre , por nuk i fusin ne territorin e vet , vetem i perdorin sipas interesave te tyre , sidomos kunder shqiptareve !
Ky Saleh Berishoviçi , si vegel ordinere e serbeve , cfare do te bente tjeter perpos punet e tyre ?
Sala dhe i ndjeri Gazidete,kishin si qillim vendosjen e Kalifatit ne Shqypni,dhe Berisha te bohej Vezir per me nejt perjetsisht ne pushtet.
Keto nuk jan kriminela por kurva te perdala qe per te mbajt pushtetin shkerdhehen me kedo qi i paguan.
Kerkoni se si e ka vendos pasunin maramendse Argita e Berishes dhe do gjeni shume bam-qirsa arab qi kan pague ne llogarin e saj duke ba pastrim parash.
NE KETE EDITORIAL “SHUME ZHURME PER ASGJE” KENI TRE RRJESHTA QE SHUMEZOJNE ME ZERO KETE LLOJ TAKIMI FANTAZME
>>>>>>Në vitin 1994 nuk është se Bin Laden ishte etiketuar zyrtarisht si terrorist, apo po kërkohej me ngulm të madh nga Shtetet e Bashkuara. Shërbimet sekrete kishin punën e tyre, por bëmat e zeza që në fund do vulosnin fatin e Bin Ladenit do të ndodhnin më vonë. <<<<<
PERSA ME SIPER NQS DO "DENOHEJ" BERISHA PER KETE TAKIM DUHEN DENUAR TE PAKTEN 100 ZYRTARE AMERIKANE QE KANE PATUR LIDHJE ME BIN LADENIN
MENDOJ QE PER SHQIPERINE ME SHUME AKTE TERRORISTE KA BERE BERISHA SE BIN LEGENI..BILES KY I FUNDIT NUK KA KRYER ASNJE AKT KUNDERS SHQIPERISE
ky lloj lajmi "me drita te ndezura" eshte thjesht per te mbuluar krimet 25 vjecare te berishes dhe jane po ato terroriste mediatike qe ershen ne 1991-1992 me parrullat anti-shqiptare si CEKU I BARDHE APO TERAPIA E SHOCKUT qe rrafshoi cdo gje ne shqiperi ku prodhohej.
keq ardhje dhe per gazeten dita qe ka rene viktime e terroristeve mediatike qe komandojne "keto lajme bombe" qe jane po aq te rrezikshem se vete binladeni
ESHTE TURP I MADH PER WASHINGTONIN DHE BRUKSELIN QE BERISHA ESHTE JASHTE HEKURAVE VETEM PER FAJ TE TYRE
kjo eshte organizata nga i keni marre kete lajme, per ato qe dijne Anglisht, lexojeni sa anti-NATO jane:
On this day, against their own charter and without debate or a directive from the United Nations, the US led NATO military alliance bombarded Serbia and Montenegro for 78 days. NATO’s deadly armada left the civilian infrastructure of Yugoslavia in ruins, millions of innocent civilians homeless and thousands dead. The effects of the NATO aggression will be felt by the people of Southeastern Europe for decades to come.
How did this come about?
The public support and consent for the US led actions in the Balkans has been of paramount importance and has been manufactured by a systematic and deliberate media manipulation policy and distortions of the key factors at stake. The support for aggression against the Federal Republic of Yugoslavia was based not on truths, but on several wrong assumptions about the nature of the conflicts in the former Yugoslavia.
mr.kartur.
nuk ngeli njeri pa tall lesht me kete zbulim kozmik dhe kjo duket nga numri komenteve. Ju e nderuar qe paskeni vene mikroskopin per te pare drejt shkrimin dhe perkthimin e sakte,nqs se nuk je qarte per tradhetite e berish kryqelbesires kapeni nje cike kete timin ketu poshte:
$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$
Ish-kongresmeni amerikan dhe kryetar i Ligës Qytetare shqiptare amerikane akuzon kryetarin e PD-së
Dioguardi: SERBerisha na tradhtoi
“Të takosh Geixh është njëlloj sikur t’i kërkosh avantazh politik Milosheviçit”
TIRANË – SRBBerisha duhet të bëjë publike se çfarë ka folur me Nikolas Geixh. Kështu u shpreh dje në një intervistë për ish-kongresmeni amerikan Xhozef Dioguardi, i cili është presidenti i “Liga qytetare amerikane-shqiptare”. Dioguardi njihet si një prej mbështetësve kryesorë të SERBerishës në lobin shqiptar në SHBA, por duket se takimi i para dy ditëve mes Berishës dhe Geixh ka ngjallur revoltën e Dioguardit. “SRBBerisha ka tradhtuar interesat e shqiptarëve të Amerikës dhe ato të Shqipërisë që është takuar me armikun e shqiptarëve Nikolas Geixh”, -u shpreh dje Dioguardi.
Zoti Dioguardi, Nikolas Geixh deri para pak ditësh nuk ka qenë i mirëpritur në Shqipëri për shkak të shpalljes së tij “non grata” nga qeveria e zotit Berisha më 1994, por ai ka zhvilluar një takim edhe me zotin SERBerisha, ku nuk dihet se për çfarë është folur, por në një deklaratë të SRBBerishës lihet të kuptohet se Geixhi ka ndryshuar. Cili është komenti juaj për këtë takim?
Jam shumë i shokuar dhe i hidhëruar që zoti SRBerisha ka takuar zotin Geixh, i cili përfaqëson pjesën më radikale të lobit grek në Amerikë. Dhe dua t’u kujtoj një artikull që ka shkruar Geixh në gazetën “Nju Jork Times” në tetor të vitit 1994 ku ai akuzon Sali Berishën që është përpjekur për të fituar Shqipërinë e Madhe dhe ai sulmon qeverinë demokratike drejtuar në atë kohë nga SRBerisha, ku shkruan se doktor SERBerisha fliste shumë keq për minoritetin grek.
Ai pretendonte se minoriteti grek përbëhej nga 450 mijë njerëz, kur dihet se janë vetëm 58 mijë banorë sipas statistikave të asaj kohe të OSBE-së. Dua t’ju bëj të ditur që zoti Geixh ka akuzuar qeverinë shqiptare për diskriminim të të drejtave të minoritetit grek, ai ka mbështetur përfaqësuesit e “Omonia”-s në ’94 kur ushtarët shqiptarë u vranë dhe u sulmuan dhe për këtë arsye doktorSRBerisha kërkoi që Geixh të largohej menjëherë nga Shqipëria duke e quajtur atë një armik të popullit shqiptar dhe i kërkoi që të mos shkelte më këtu derisa të mbarojë mandati i qeverisjes demokratike. Çfarë ka ndodhur për të ndryshuar situatën, Geixh është akoma problem shumë i madh për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, përveç Serbisë. Në fakt është lobi grek në kërkim të lobit serb dhe maqedonas në Uashington.
Ne dimë se kush e mbron SHBA-në, janë shqiptarët dhe jo grekët, ne dimë kush i mbron shqiptarët, ata janë amerikanët dhe jo grekët, tani zoti SRBerisha nuk mund të ndryshojë mendje. Por ai e bëri, nuk arrij ta kuptoj këtë veprim të SRBerishës. Shqiptarët në Amerikë mendojnë se ai i ka tradhtuar, por Sali Berisha ka tradhtuar Gjykatën Kombëtare të Shqipërisë dhe atij i duhet të shfajësohet përpara popullit, pasi njihet në historinë shqiptare si njeriu që kritikoi ashpër diktaturën komuniste dhe regjimin grek. Nuk e kuptojmë si e ka bërë këtë ndryshim të madh, prandaj jam shumë i zhgënjyer si president i lobit shqiptar, si ish-kongresmen i SHBA-së, si shqiptaro-amerikan dhe si president i lobit shqiptar “Liga qytetare amerikane-shqiptare”. Dhe është e vërtetë që ky takim u nxit nga ambasadori amerikan dhe për këtë do të ankohem në Departamentin e Shtetit në Uashington duke kontaktuar kongresmenët e rinj.
Kjo nuk duhej të ndodhte dhe duhet të di motivin e këtij takimi. Zoti Geixh ka shkruar letërsinë më negative, më radikale, kundër popullit shqiptar. Do t’iu faktoj artikullin që ai shkroi 1994 dhe përgjigja që iu bë këtij artikulli. Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të reja që populli shqiptar të zgjedhë një qeveri që t’i japë siguri, punësim, respekt, një qeveri që të integrojë Shqipërinë në NATO përpara Rumanisë dhe Bullgarisë. Dhe këtë e kishte në dorë edhe zoti SERBerisha, por nuk ishte i zoti ta bënte.
Mendoni ju se negociatori i këtij takimi ishte ambasadori amerikan në Shqipëri zoti Xhejms Xhefri?
Nuk e di dhe më duhet ta zbuloj. Por mendoj se ai duhet t’i bëjë publike motivet e këtij takimi, sepse zoti Geixh nuk është qeveria greke, ai thjesht përfaqëson lobin grek në Amerikë dhe lobi grek në Amerikë është përpjekur që të ndërpresë Aleancën që çoi drejt luftës në Kosovë. Gjatë luftës në Kosovë nuk i mbështeti sulmet e NATO-s. Geixh nuk do ta pranojë që minoriteti grek nuk është 450 mijë, por kaq janë shqiptarët ortodoksë.
Vetëm 58 mijë janë ortodoksë grekë dhe askush nuk ka të drejtë t’i ngatërrojë se çfarë kërkojnë ortodoksët shqiptarë dhe çfarë kërkojnë ortodoksët grekë. Dhe nuk mund të themi që ortodoksët shqiptarë janë minoritet grek, kjo është propaganda e Nikolas Geixh dhe e lobit të tij. U përpoqa t’i përgjigjesha këtu në Amerikë dhe më duhet të investigoj. Berisha nuk duhet të takohej me të përderisa të kuptojmë besueshmërinë e këtij hetimi. Dhe tani duhet të bëjë publike çdo gjë që tha në atë takim për shqiptarët në Shqipëri dhe ata në Amerikë, që ne të kuptojmë pse ai ndryshoi mendjen. Duhet pyetur se ky takim që ai realizoi ishte për avantazh politik. Por megjithatë, çfarë avatazhi politik mund t’i japë atij Nikolas Geixh, sepse nuk ka avantazh politik që mund të të japë Milosheviçi.
Zoti Hollbruk u përpoq të tradhtonte shqiptarët kur u përpoq ta bënte Milosheviçin palë këtu në Amerikë për paqen në Ballkan, përderisa ai kishte vrarë mijëra boshnjakë në Bosnje. Lobi shqiptar së bashku me lobin e herbrejve e ndryshoi këtë ide dhe NATO vendosi të hedhë bombat mbi serbinë e Milosheviçit, rrëzoi regjimi i tij dhe më pas u nxor para drrejtësisë. Zoti Geixh nuk mbështeti luftën në Kosovë. Zoti SERBerisha tha se ai është për pavarësinë e Kosovës.
Pse ka ndryshuar tani zoti SERBerisha?
o artur, kaq paske mundur te lexosh gjithe gjithe ne kete bote?
Berisha duhet te murroset ne nje vend te larget dhe te sherbeje si vend pelegrinazhi ku te pshurrin qente e zgjebosur…
zoti gazetare !
Bin Laden,ishte nji njeri qe kishte bere emer si lider i nji organizate terroriste ,dhe ishin pikerishte vitet 94 -2000,ku amerikanet e ndiqnin ate hap pas hapi .
dihej shume mire se kush ishte ,por sali kurva shqeu syte ,kur ai tha se ishte…..bamires…
dhe ne mos e dinte se me ke kishte te bente,nuk e mesoj deri ne vitet 96,97,deri ne vitin 2000
sepse ne 2001 ,supozohet se hodhi ne ere kullat binjake[ qe une nuk e besoj]se ato ne ere i hodhi Xhorxh Bushi.
pra,mender Berisha ,dinte shume mire sec bente ,sepse kishte lidhje te ngushta edhe shiku,i atehershem,me Binin….
Pse nuk nxirret para drejtesise ky kriminel i qelbur ???
Ju lutemi vetem fakte dhe jo hamendesime , sepse humbim kohen me budalleqe.
Jam dakort me Katherinen : Berisha-Gazidede, dhe brekushja e tyre Bujar Rama- punuan fort qe te ngrinin ne Shqiperi kalifat.
Me porosi te serbeve.
Kush I mban mend vitet 90 ne Tirane, mjekroshat pushtuan sheshin pas parties demokratike…e kishin seline perballe prandaj I vinin afer si miza pas mutit
zoti gazetar (Xhevdet Shehu) dhe shoket e tij mund te shkruajne si te deshirojne rreth Salil Berishes dhe akteve te tij barbarike kunder popullit shqiptar, mund ti relativizojne gjerat, mund ti pershtasin per situata te ndryshme, por nuk mund te ndryshojne tehlbin e planifikimit terrorist te serbomedhenjve dhe monarkofashisteve greke te shkaterrimit kombetar nepermjet organizates me te frikshme qe ka udhehequr Bershia dhe lakejt e tjere.