Pse u krijuan realisht lojërat “Solitair” dhe “Minesweeper”?

Ornela

Solitair, Minesweeper dhe Freecell janë lojëra të thjeshta të Windows, të cilat që në fillim fituan një popullaritet të gjerë mes përdoruesve të sistemit operativ. Miliona përdorues kompjuterësh kalonin orë të tëra pas ekranit. Megjithatë pak vetë e dinë qëllimin e vërtetë të krijimit të këtyre lojërave të thjeshta.

Sipas portalit “Mental Floss”, Solitair, Freecell, etj.. i Windows janë lojëra që në të vërtetë nuk u krijuan për zbavitje. Loja më “e vjetër” mes tyre, Solitair, u shfaq për herë të parë në vitin 1990 në versionin e Windows 3.0. Qëllimi i tyre ishte mjaft modest: të mësohej gradualisht përdorimi i mausit. Mendohej se loja do t’i mësonte një brezi të tërë përdoruesish të kapnin dhe lëshonin elementët më mausin.

Ndërsa loja me mina u krijua për herë të parë në Windows 3.1 në 1992 për të familjarizuar përdoruesit me klikimin e butonit të djathtë dhe të majtë dhe të rrisnin shpejtësinë dhe precizionin e lëvizjes së mausit.

Një tjetër lojë me letra e Windows, Hearts u krijua nga Windows 3.1 në 1992. Loja përdori një teknologji të re të Windows, NetDDE, për të komunikuar me përdorues të tjerë në një rrjet lokal. Në këtë mënyrë ajo ishte më shumë se një lojë me letra, ishte një mënyrë që njerëzit të interesoheshin për aftësitë e lidhjes në rrjet.

Dhe së fundi Freecell e lançuar në Windows 3.1, pjesë e “Microsoft Entertainment Pack Volume 2” përfshihej në paketën e Win32s, që i lejonte aplikacionet me 32 bits të ekzekutoheshin në Windows 3.1 me 16 bits. Nëse paketa instalohej jo në mënyrën e duhur, Free Cell nuk fillonte. Ajo e cila dukej një lojë e thjeshtë në të vërtetë ishte një analizë e fshehur e sistemit. /DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *