Pse u largua nga Portokalli? Agron Llakaj tregon për herë të parë arsyen

Gazeta Dita

Lajmi se Agron Llakaj do të largohej nga spektakli i humorit “Portokalli” bëri bujë në vitin 2010, ku u përfol se humoristi e la “Portokallinë” për programin “Kush do të bëhet milioner” që filloi asokohe në Klan.

I ftuar sot në “Xing me Ermalin”, Llakaj ka rrëfyer për herë të parë pse u largua nga “Portokalli” dhe shkaqet që e çuan në këtë vendim.

“Unë nuk e lashë Portokallinë për Klanin. Thanë që Agroni u pagua etj…Artisi nuk bën dot kompromis me profesionin e vetë dhe me vehten. Si i tillë unë kërkoja të lëvizja. Unë ofrova diçka për ndryshim por mendimi im nuk u përqafua dhe prej momentit kur nuk prodhon më vlerë e kthehet në një lloj monotonie, mirë është që të largohesh. Unë nuk kam pranuar ndonjëherë që të jem i varur në çengel që dikush të më lëvizi majtas apo djathtas”, u shpreh Llakaj.

“Isha i ftuar nga Ardit Gjebrea në “Kënga Magjike”  dhe për të qenë brenda marrëdhënies dhe etikës artistike e njoftova regjisorin, Altin Bashën. Nuk i mora leje, por e informova. Mbrëmjen e asaj të shtune dola tek “Kënga Magjike”. Të nesërmen që ishte Portokallia në transmetim shoh unë ishin hequr të gjitha materialet e mia.

Aty kuptova që unë isha i dënuar. Të hënën në mëngjes më thërriti drejtori i përgjithshëm i Top Channel dhe më tha: Nga ky moment e mbrapa deri sa të mbarosh kontratën deri në fund të dhjetorit do jesh thjesht drejtor artistik dhe nuk do dalësh në skenë. I thashë: Jeta ime është e lidhur me skenën, drejtorin mbajeni për veten tuaj dhe u largova”, tregoi ai.

“Ata më respektuan, më mbajtën dy rroga”, përfundoi Agron Llakaj./Xing.al

Share This Article
6 Comments
  • “Tamam -Alpazar” paske bere me portokallin.Ky humori i ” Alpazarit”eshte si humori i ndonji “udheheqesi”qe thot ndonji gje gjoja per te qeshur dhe shikon servilet qe e rrethojne se kush qesh me shume. Edhe ti; se c’ke vene ca gra aty perpara kamerave qe gajasen se qeshuri qe sa fillon e mbaron cfaqia;ndodh ndonjihere edhe pa filluar cfaqia ato gajasen sapo te shohin ty qe hyn ne skene.Le qe mire e ke se ti parat i mer nga ata qe te financojne,dhe ndoshta perfitojne edhe ata qe gajasen nga fillimi deri ne fund te cfaqies .Nji gje ke bere mire , se dikur argetoheshim me humorin e vertete , ndersa tashti kam vite qe as dua te shoh e as te degjoj kete lloj ‘humori’

  • eh mor Goni,ke shkel kontraten,… more te keqen Nona,…te osht krujt bytha
    Pastaj parja osht ma e olel se langu i portokallit

  • Ne kohen kur behej humor profesionist(sado te thone keta cencura politike,,diktatura,dhe lloqe te kesaj natyre,,ka pasur censure per humorin banal,ose humorin kurveror))ka pasur nje te shtune me regjistrime nga estradat e rretheve,dhe nje spektakel te zgjedhur me humor nga Programi i vitit te ri.Kete cilesi humori profesionist keta nuk e arrijne dot,sepse nuk kane aktore si estrada Fierit,Shkodres,Vlores,Tiranes,Durresit;,regjizore si Pellumb Kulla,Koco Devole dhe nuk kane krijues.Atehere angazhohej me humorin Lidhja e shkrimtareve.Autore te skenareve ishin Dritero Agolli,Qamil Buxheli,Tasim Aliaj,etj,Cfaredo te behet Agron Llakaj ,do te perfundoje si filmi francez:”Njeriu orkester” Vete skenarist,vete regjisor,vete aktor,vete udheheqes artistik.E meqenese detyrohet t`i beje vete te gjitha eshte kthyer ne nje barsaletazhi banal,qe ka mbledhur rreth vetes nje turme zhurmaxhish qe i mbajne ison.Ky eshte spektakli Alpazar.

  • Na e shpifeme ate Alpazarin tend ,shume banal,dhe asgje per te qeshur,.Pale kur ben dhe politike ti!!!!!.Njerzit vijne per humor,per tu relaksuar,ti u ben politike.injorant.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *