Letër e nënshkruar në DITA
U bë kohë që në dorën e mësuesit e më pak të lexuesit shqiptar, nuk duket gjëkundi gazeta apo revista “Mësuesi”. Më pëlqen ta quaj gazeta “Mësuesi”, pasi u mësuam me të për rreth 60 vjet me radhë. Vallë ç`ka ngjarë, që humbi ky zë i shtypit tonë, sepse për disa dekada, aty janë pasqyruar përpjekjet dhe mundimet e jashtzakonshme të punonjësve të arsimit, për mësimin dhe edukimin e brezave. Kjo fletore e mësuesisë dhe diturisë, ka shpalosur e pasuruar ndër vite mendimin teorik e praktik të pedagogjisë Shqiptare, pa kursyer këtu edhe shpirtin idealist të atyre mijëra mësuesve që shërbyen si “Misionarë të dijes” në të katër anët e vendit. Më e para që vjen në mendje është: Ç’të keqe ka shkolla dhe arsimi ynë nga gazeta“Mësuesi”? Të thuash se është e padobishme, s`besoj se ka mendje mësuesi e drejtuesi që e pranon një gjë të tillë. Pastaj, çfarë humbasim? Më duket e tepërt kjo pyetje, mjafton të bisedojmë me mësuesit e rinj. Vallë ku do ta aftësojnë veten për t`u bërë vërtet mësues të mirë, kur nuk ballafaqohen me përvojën e kolegëve të tyre në shkolla të tjera, të cilët nuk përtojnë dhe me vetëdije qytetare marrin mundimin të hedhin në shtyp, atë çka ndjejnë e bëjnë në dobi të nxënësit dhe shkollës.
Nga Kadri Tarelli, Durrës

Se mesuesi me rrogen mujore nuk ia del ta bleje,se mesues ne kohen e PD-se erdhen te pashkolluarit me gjithe drejtoret e tyre dhe nuk dinin se c’eshte gazeta “Mesuesi “,se ra niveli i gazetes ku nxirrnin takimet e Pordhes dhe Tafes se UB,se te gjitha gazetat tona sot jane ne dore te hallit prej gazetareve qe s’dijne te ndertojne nje fjali shqip per te bere lajm,tjeter titulli dhe brenda asgje po me persertje pa fund.