Shumë vajza dhe gra e kanë zili rininë e vajzave koreane të cilat duket sikur janë të bukura dhe të freskëta gjithmonë. Madje produktet e lëkurës që prodhohen në kore shumë i konsiderojnë si “revolucionare”.
Këto kanë pushtuar industrinë e bukurisë shumë kohë më parë dhe vazhdon të fitojë gjithnjë e më shumë admirues që betohen se bën një ndryshim fenomenal
Por si kujdesen koreanet për pamjen?
Kujdesi korean i lëkurës ka disa truke dhe përdorime të disa përbërësve novatorë dhe kur kombinohen ato krijojnë diçka “magjike”. Ato fillojnë me një pastrim të gjatë dhe me disa përbërës: fillimisht vajin pastrues për fytyrën, larësin me bazë ujin dhe një herë në javë një skrab të lehtë.
Pas çdo produkti që vendosin veprimi kryesorë për ta është masazhimi i fytyrës: poshtë syve, në pjesën e mollëzave dhe në qafë. Pjesa më e rëndësishme është vendosja e tonerit dhe më pas e kremit hidratues menjëherë pas larjes. Nuk duhet të kalojë as një minutë pasi fytyra fillon dhe thahet.
Përdorimi i vitaminës C është i rëndësishëm për zbardhjen dhe njëtrajtshmërinë e ngjyrës së lëkurës. Bima Ginsengu është me patjetër produkti më I përdorur dhe efikas në mjekësinë koreane. Ai është pjesë përbërëse e shumë kremrave dhe maskave të fytyrës. Acidi hialuronik dhe kërmilli janë dy përbërësit e tjerë të domosdoshëm për parandalimin e plakjes. Në qoftë se doni të ndiqni rregullat e tyre mos dilni kurrë nga shtëpia pa kremin mbrojtës.
l.h/ dita

Ka edhe nje factor tjeter qe ju nuk e permendni.
Gjenet e tyre.
Porse hane pilaf dhe ujisin lulen perdite prandaj.