Pse varianti Delta i Covid është një kërcënim i ri për botën

Ornela

Varianti Delta i koronavirusit, që po përhapet me një ritëm të shpejtë global, është një shenjë që gara midis vaksinimit dhe virusit mund të kalojë në favor të këtij të fundit nëse vendet nuk zhvillojnë fushatat e tyre të imunizimit dhe nuk tregojnë kujdes.

Varianti, i zbuluar për herë të parë në Indi, është identifikuar në të paktën 92 vende dhe konsiderohet si varianti “më i përshtatshëm” i virusit për t’u përhapur shpejt.

Rreziku më i madh paraqitet veçanërisht në vendet me vaksinim të ulët .

Kërkimet e kryera në Mbretërinë e Bashkuar, ku varianti përbën 99% të rasteve të reja të Covid, sugjerojnë se është rreth 60% më e transmetueshëm se varianti Alpha, i cili mbizotëronte më parë.

Mund të jetë gjithashtu i lidhur me një rrezik më të madh të shtrimit në spital dhe është disi më rezistent ndaj vaksinave, veçanërisht pas një doze, thonë ekspertët.

Është e qartë se varianti Delta është më i transmetueshëm, por shkencëtarët nuk e kanë vërtetuar ende arsyen, raporton The Guardian.

Sipas shkencëtarëve, është e mundur që një person të infektohet vetëm për disa sekonda nëse ka kontakt me një të infektuar.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments
  • “alfredcakistët”,idiotët e konspiracionit,po bëjnë punën e tyre me një zell të jashtëzakonshëm!!
    duke qënë se “kuptohen” lehtë nga masa injorante,dhe normalisht janë mosbesues ndaj shtetit,nuk pranojnë të vaksinohen!!kjo shihet lehtë në rusinë e putanës që votohet në % diktatoriale,se sa i beson populli atij!!
    ky variant,si duket,nuk është më vdekje prurës,se të paraardhësit,por më infektues,që në fund të fundit prapë sejell më shumë viktima!!
    por si duken punët virusi po përshtatet me ambientin e ri,në të njëjtën kohë që ne po përshtatimi me të!!si me vaksinat dhe me kalimin e sëmundjes!!
    unë medoj se dhe ky virus po ndjek të njëjtën rrugë si paraardhësit e tij!!
    do të këthehet në gripin e radhës,sezonal!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *