Pse vënë dorë mbi pasurinë?

redaktor

Gazeta Dita, ju falënderoj! Shoqëritë në tërësi kanë shumë lloj shtresash. Por këtu në vendin tonë të mrekullueshëm është shumë e lehtë për t’i dalluar. Do jap një shembull që e dinë të gjithë. Marrim “Zogun e Zi”. Sot kur kalon atje, në çdo kohë sheh disa policë që mundohen të rregullojnë trafikun, por me vështirësi. Secila makinë, gjatë kohës që pret harxhon karburant. Ndot ambientin, humbje për individin dhe për shoqërinë. Vlera monetare të humbura. E prishën barbarët. Mos i bënë dëm Ramës? Jo, i bënë dëm gjithë shoqërisë. Protestuan? Shumë mirë. Pse vënë dorë mbi pasurinë?

Barbarët shkatërruan pyjet, lumenjtë, tokat bujqësore me ndërtimet pa leje që në shumicën e ndërtimeve nuk banohen. Nga paligjshmëria ka ardhur ky shkatërrim total. Si dekorohet ky barbar që dhe pushtuesit nuk kanë bërë këtë shkatërrim? E pafalshme kjo dekoratë.

Kam votuar vetëm në ‘92-shin për këtë barbar. Kur Shqipëria e varfër fillon të bjerë erë shtet, barbari me një pjesë barbare duan ta prishin. Nuk po rendis bëma pa fund që ka bërë barbari, por kryesorja e kryesores është se për ata që i mëshojnë avazit të tij, s’ka ligje. Për pjesën tjetër të shoqërisë ka super ligje. Respekte!

 

Letër e nënshkruar

  1. Male
Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *