Z.Kryeredaktor,
kjo kerkesë për heqjen e vulës së sulltanit nga fasada e Xhamisë së Parrucës në Shkodër iu drejtue kryebashkiakes, zojes Voltana Ademi në faqen e saj zyrtare në Facebook:
Para do kohe isha në Shkodër, ku kam parë një gja që më ka habitë e më ka lanë pa mend. Në fasaden publike të Xhamisë së Parrucës, nga ana e rrugës kryesore, Myftiu i Shkodrës, imami Muhamed Sytari kishte vendosë një shkrim osmanisht me përmasa të stermdha rreth pesë metra me dy metra. Ky shkrim osmanisht me kujtoi njenen faqe të një monedhe të vjetër turk-osmane. Pyeta disa miq muslimanë shkodranë dhe kosovarë për kuptimin e këtij shkrimi, por asnjeni prej tyne nuk dijti t’ma spjegonte. Atëherë iu vuna vetë studimit nga ku nxora se:
Në pjesën ma të siperme të stemes së perandorisë turk-osmane asht nji rreth ngjyrë të gjelbert, që osmanisht quhet “tuğra” e sulltanit. Duke vazhdue kërkimet, konstatova se kjo “tuğra” asht në fakt “myhyri” apo vula e sulltanve, dhe se shkrimi në fasaden e Xhamisë së Parrucës në Shkodër asht identik me “tuğren” apo “myhyrin” pra “vula” e sulltanve. Poshtë nga e majta e shkrimit osmanisht në fasaden publike të Xhamisë së Parrucës, asht shtuar data “1379” dhe djathtas mbrenda “tuğres” një datë tjetër “1761 ose 1769”. Po djathtas nga siper, jashtë “tuğres” apo vulës së sulltanit, shifet nji shkrim tjetër osmanisht, i cili duket të jetë një shprehje fetare, që lartëson vulen e sulltanve.
Data e parë 1379 e shkrimit osmanisht në xhaminë e Parrucës perputhet (afërsisht) me datën e betejës së Fushë – Kosovës të sulltan Muratit të I-rë, mbas së cilës ushtritë e turqve osmanë filluen pushtimet e tyne të mëdha në Ballkan dhe shënuen fillimin e humbjes së pavaresisë së principatave shqiptarë. Ndersa data e dytë 1761 (ose 1769) mendoj se mund të ketë lidhje me ndonjë datë me randësi të ndonjë pashai shkodran.
Lind pyetja: Pse myftiu i Shkodrës imami Muhamed Sytari nuk ka vue në fasaden publike të Xhamisë së Parrucës per shembull një shprehje fetare islame në gjuhen shqipe per harmoninë fetare, por ka vue në osmanisht, sot mbas një shekulli Pamvarsie të Shqipnisë, vulen e sulltanve të kalifatit islamik, të pushtuesve turq-osman masakrues të popullit shqiptar, a thue se xhamija nuk sherben per lutje fetare, por asht një garnizon i dikurshem turk-osman ?!
Imagjinoni Ju lutem vetem per një minutë zoja kryebashkiake, se sa do të trumbetohej me të drejtë si veprim antikombëtar dhe skandaloz, sikur nëpër fasadat e kulteve të tjera fetare të vendoseshin stemat e mbretenve të dikurshem pushtues sllavë o grekë o eruopianë !!!!
Un mendoj se rranjët i këtij veprimi të myftiut të Shkodrës, imamit Muhamed Sytari, duhen kerkue tek Enver Hoxha, i cili në vitin 1967 prishi Kisha dhe Xhamia dhe zhduku kleret tona fetare tradicionale. Për të mbushë këtë boshllek klerikësh, mbas vitit 1990, shumë të rinj shqiptarë u derguen per studime teologjike në vendet arabe, prej ku sot po na sjellin shumë gjana negative, që në vendin tonë nuk i kemi pasë, deri edhe evokimin dhe hymnizimin e perandorisë pushtuese turk-osmane.
E nderta kryebashkiake, zonja Voltana Ademi !
Vendosja në fasaden publike të Xhamisë së Parrucës në Shkodër e vulës perandorake të sulltanve të kalifatit islamik të pushtuesve turq-osman:
1 – Asht një veprim antiligjor, sepse bjen në kundershtim me vendimin e parë të Qeverisë së Parë Shqiptare të datës 28 Nandor 1912 në Vlorë mbi Shpalljen e Pamvarsisë së Shqipnisë nga pushtuesi turk-osman, vendim që asht në fuqi edhe sot.
2 – Asht një veprim antikushtetues, sepse institucionet fetare në Shqipni me ligjë janë të shkëputuna nga Shteti dhe me ligj, institucioneve fetare u asht ndalue të merren me politikë, ose të bëjnë në kultet fetare propagandë politike.
3 – Asht një veprim antikombëtar, sepse hjedh baltë mbi gjakun e mijëra patriotëve shqiptarë të qyteteve tona, të fushave tona dhe të maleve tona, të cilët pa asnjë dallim fetar, si vllazen, dhanë jeten e tyne gjatë luftrave shekullore për Pamvarsinë e Shqipnisë nga pushtuesi 500 vjeçar turko-osman.
4 – Asht një veprim shumë i damshem per mbarë shqiptarët edhe nga pikpamja politike ballkanike. Shqiptart nuk kanë asnjë interes politik të jenë hyzmeqarët e njenës apo tjetrës palë, të dy pretendentëve antishqiptarë shumë shekullorë në Ballkan, siç janë Turqia dhe Rusia. Vetem rruga europiane u garanton shqiptarëve një siguri politike, një siguri ushtarake dhe një perspektivë ekonomiko – kulturale. Këtë e vërteton shkëputja e Kosovës nga Serbia dhe futja e Shqipnisë në Nato. Jeta vertetoi se çdo rrugë tjetër asht e gabueme dhe me pasoja fatale.
Mbasi tash më shumë se 100 vjet s’asht ma Shkodra vilajet turk, si dhe per arsyet që ma nelt tregova, un, si qytetar i vjetër i këtij qyteti, kërkoj nga Ju zonja kryebashkiake, së pari ta verifikoni Ju vetë kuptimin e atij shkrimi osmanisht në fasaden publike të Xhamisë së Parrucës dhe pastaj, mbasi Ju jeni personi me kompetencë të plotë në Shkodër për problemet publike të qytetit, kërkoj:
të urdhnoni heqjen sa më parë të vulës perandorake të sulltanve të kalifatit islamik të pushtuesve turq-osman nga fasada publike e Xhamisë, fakt që është pa preçedent në Shqipni dhe në Ballkan.
Perfundoj me bindjen per mirëkuptimin dhe nderhymjen Tuej.
Me nderime, Paul Tedeschini
nje pjes e disa shkodranve te ardhur me perandorin otomane si muhamet sytari nuk jane shqiptar por turq duan sulltanin qe preu kokat e shqiptarve .per nje rroge qe ju japin organizatat arabe kan len lesh burrat e zhele grate ne kok me te than vetja qe nnuk je ne shkodren e kultures por ne avganistan
A ka qeveri dhe shtet shqiptar? Sepse Kuvend s’ka qe s’ka.
ALLAHU EKBER
PERPARA ERDOAN.
në të satëme??
ALLAHU EKBER
PERPARA ERDOAN.
Sa me larg feve dhe institucioneve fetare,qe jane vatra helmuese te perparimit.Me dukete habiteshme se sa budallenj jane transformuar ky komunitet….qe ne aparence duket se ispiron progresin,por ne realtet ecen prapa si gaforja….Shkak tjeter eshte investimi i te huajve per ti perçare skiptarte..me kisha me xhamija tyrbe e marrezira qe shkodrenjte i hane shpejt..!
Injorant.Erdoani i sateme.
ALLAHU EKBER
PERPARA ERDOAN.
Asht e thjeshte arsyeja… Imami Sytari ka qene formalisht dhe me emer nje katolik edhe familjarisht (i biri i kengetares popullore Violeta Zefi), me pas eshte konvertuar ne mysliman dhe si i tille ai mund te konvertohet ne gjithcka!!! Nuk i ka me problem pelivanlleqet.
i bashkohem këtij shkrimi të tedeskinit!!
në shqipëri nuk ka vënd për osmanët!pushtuesit që për 500 vjet e shkatërruan shqipërinë dhe e përdorën si plaçkë tregu për të shpëtuar bythën e tyre!!
si e thtotë dhe tedeskini,në fasadë mund të shkruhen plotë gjëra por jo “tapitë e sulltanëve osmanë”!
ps:tedeskini e ke shkruar mirë e saktë,por prap se prapë ja ke bërë mutin duke futur dhe “Un mendoj se rranjët i këtij veprimi të myftiut të Shkodrës, imamit Muhamed Sytari, duhen kerkue tek Enver Hoxha,”!
çlidhje ka enveri me këtë ndyrësinë e sotme të ndërhyrjes të neoosmanëve të truqisë??nëse enveri bëri një gjë që nuk mund të shahet është përpjekja për të na bërë shqiptarë të gjithëve!si ty pro vatikanit,ndjehesh më shumë vatikanas se shqiptar,atij pro turkut,tjetrit pro gërkut dhe mua shqiptrit,na dha atë që na bashkon të gjithëve!!
gjuhën dhe gjakun!!po të mos kishte qënë ajo ndërprerje 20 vjeçare?!a e mendon se ku do të ishe sot??do ta kishe erdoganin më në qëndër të sofrës se janullatosi!!
Si do baj ndryshe i pari i tuqve te Shkoders.
Pusho re kaurr…na beni dhe si trima. E pame ne luften e kosoves dhe te maqedonise se sa luftuan te krishteret. Edhe ne greqi shqiptaret ortodokse vrane shqiptaret myslimane dhe me pas u greqizuan. Ju jeni turpi historise se ketij kombi.
Kur të bahet ferra Brahim dhe kur nxit urrejtje pa asnjë lloj të drejte, njeriu bahet gazi i botës, me injorancën e tij. Shkrim që nxit urrejte dhe aspak i saktë, por plot injorancë, sepse përmbajtja e kësaj pamje të bukur nuk është ashtu si pretendoni, nuk është vula dhe as myhyri i Sulltani, por diçka që shkruhet gjithandej nëpër literaturën dhe dekoracionet islame dhe kuptimi i saj në shqip është i tillë:
“La ilahe il’lall-llah” (Nuk ka zot tjetër, përveç Allahut dhe Muhammedi është i dërguari i Tij) dhe “Bismilahi Rrahmani Rrahim” (Me emrin e Allahu, Mëshiruesit Mëshirëbërësit).
Ndërsa injoranca tjetër e madhe e jotja, që tregon se kur njeriu e ka nijetin e keq, që në fakt nuk është dhe nuk ka qenë në traditën e shkodranëve, është se data të cilën ju e keni marrë si viti 1379, në fakt është viti 1429 hixhri, që po të konvertohet në kalendarit gregorian i bie viti 2007, vit në të cilin është inauguru hapja e kësaj xhamie. Dhe në atë vit myfti i Shkodrës nuk ka qenë Imam Muhamed Sytari, por Imam Ndriçim Sulejmani.
Këto shkrime nuk i bajnë aspak mirë askujt, prandaj mos u mundo të futësh urretje, sepse Shkodra dhe shkodranët nuk e kanë pasë dhe me ndihmën e Zotit, por edhe me drejtimin e mirë që Myftiu i nderuar i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, po bën, nuk do ta lejojnë një gjë të tillë.
Ky tedeschini jeton ne itali , ne cdo artikull te tij kerkon te percaje fetarisht , kerkon te perfitoje nga propoganda Anti Islame qe beht sot DHE Njerr fetyren e tij te hipokritit dhe te anti mylimanit .
Paul, kryetarja e Bashkise Shkoder ka per detyre ta verifikojne mire kete steme qe eshte vendosur ne Xhamine e Parruces dhe te dalin me nje qendrim zyrtar publik.
Nuk eshte rastesi,qe vazhdon nje heshtje malinje nga politika( kryeministri me leshimet dhe qendrimet cfaqet si nje dylber ne haremin osmanlli.Ne vazhdojme te qendrojme dhe me kete qeveri ne menyren me absurde antare ne konferencen islamike te Saliut) dhe vecanerisht gazetaria dhe media ne pergjithesi,per keto aksione perverse,bastarde shqiptare.apo kolone aziatik te rizgjuar, qe duan me kembengulje cmendurake, te na rikthejne ne erresiren e pushtimit denatyrues anadollak.
Dhe nje naiv e kupton dhe e prek,qe keto vazhdojne dhe zgjaten shume me pertej se xhamise.
Por cuditerisht,kjo metastaze,qe vazhdon te perhapet,ne organizmin dhe shpirtin europian shqiptar,vazhdon te mbetet tabu per gazetarine dhe median,e pa prekur dhe e pa atakuar.Kur ne te njejten kohe,ajo i le dyert te hapura,per keta lloj,deri ne shpifjet me absurde,per fqinjet tane kristiane.
Ja,ketu dhe nje lloj tjeter zuzari, qe kerkon te hedhe balte,mbi ikonat e pakta historike te kultures dhe patrotizmit,te kombit tone te dhunuar nga te ´´vetet´´.
Dhe vete Konica,me mendimin e tij universal do ti pershkruante caushllaret e te gjitha kohrave:
´´Mendje te klasit te fundit e permbysin te verteten dhe e kthejne ne te share ate qe eshte nje lavdi´´.
Nuk jam historian,por i besoj,imzot Nolit bashkekohesit te Konices,per te cilen shprehej para parlamentit shqiptar me 1923:
´´Dhe ku e gjeti Faiku inspiraten,per kete lufte te gjate dhe te rende me shprese kunder shpreses,kur Shqiperine nuk e deshnin as shqiptaret vet,ca me pak te huajt…Ka punuar,ndodhet sot ne prak te pleqerise,dhe nofta eshte fati i tij i shkruar te ngryse jeten ne syrgjyn,jete sakrifici dhe sherbimi,pa tjeter shperblim vec sharjeve,nga ata qe perfituan,prej mundimeve te tij…Ndofta bukuria tragjike e sakrificit te Faikut e kerkon kete denim,si kuroren prej gjembash dhe uthullen e Krishtit´´.
Pa ju bere qefin aspak z.Thano,gazeta juaj vazhdon te mbetet e vetme ne lufte pa kompromis kundrejt te keqes njerzore.Mirpo ndjej nje rrudhje dhe renie ne rutine,kur vazhdon te mos atakoje problemet e sotme,qe jane per jete apo vdekje,per kete vend,por merre revanin andej nga historia e mjegulluar.
Flitet shume pak,ose aspak,per perhapjen e islamisteve gylenist,apo erdoganist ne Shqiperi.
Cfare perhapje kane dhe kush eshte veprimtaria dhe ndikimi konkret i tyre ne kete vend?
Kemi me shume shqiptare,ne Turqi se ketu,reth 5 milion,por pothuaj asnje informacion nga media apo poltika jone per ta.
Kane mbetur shqipetar apo jane asimiluar,cfare te drejta kane per te vazhduar te ruajne emrin e origjines,ata qe duan te pakten.
Mendoj qe gazeta juaj disponon nje gazetar Bedri Islamin te ketij profili qe mund ti preke gjere ato dhe te na jape nje tablo te qarte te ketyre zhvillimeve,qe ndikojne dhe do te vazhdojne te ndikojne ne te ardhmen e ketij vendi .
Martha Gellhorn,korespondente lufte dhe shkrimtare amerikane e pyeten nje here perse kish zgjedhur te sakrifikonte jeten me kete pune qe bente.Dhe ajo u pergjigj:
E dashuroj kete profesion dhe se dyti ndjej pergjegjesin njerzore,qe me detyron ta beje ate.
Lutem z. Thano,cojini gazetaret atje ku lind lajmi apo ngjarja dhe ta analizojne me pas,ata dhe lexuesi.
Dhe Shqiperia,ka shume ´´sheshe beteje´´,ku mungon pothuajse gjithmone, arma e luftes gazetareske,trupi dhe pena e tij.
Ky Tedeschini eshte trap i vjeter ne forume, fondamentalist katolik, do kete ngaterruar kekun me byrekun me siguri absolute. Ketij i dalin sulltane ne enderr. Ka shkruar edhe gegnisht, vari lesht do thoshte jozi.
Wow. Cfare injorance. Kush eshte ai qe shkruan kete budallallek pa u informuar? Madje thote qe paska bere edhe kerkime. Hahahah.
Dhe ca budallenj gjithashtu komplet te painformuar i vihen mbrapa atij. Hajde dele hajde!!!
Ajo turga apo ku di si po i thone.Kur ishim femije luanim ne mahalle me metalike gjithefaresojit.Keto qe kishin ne njeren ane turgen i perdornim per zaruk,turre a jaze.Ishin zaruke te mire per te fitue solda metalike.
Tedeschini nuk eshte shqiptar por Italian edhe pse i lindur dhe i rritur ne Shkoder.
Ne kete rast ka shume te drejte edhe pse eshte ekstremist fetar.
Ne vendin tone nuk ka vend as per turq, as per italiane e as per greke.
Po Bismilahu me Rhamanin dhe Rrahimin perkethehen dot ne Shqip?????? Te Dhjefsha Ty dhe ate Profesorin tend ”INTELIGJENT” Allahu kupton Shqip pyete Profesorin. Po nuk kuptoi te kam dhjere mu ne Allah. Mahmut apo Muhamet pedofili. Percmoni Gjuhen Kulturen Traditen tuaj dhe PËRQAFONI te Pushtusit. Popull i dhjer pa shtyle kurrizore.
O PAOLO TEDESCHINI.
TE MOS ISHTE ISHTE PERANDORIA E NDRITUR OSMANE, SOT SHKODRA DO TE ISHTE SLLAVE DHE NJE ZOT E DI SE CFARE GJUHE DO TE FLISNIN NJEREZIT E ATYRE RAJONEVE.
BALSHICET E KISHIN NISUR KETE SLLAVIZIM TE TYRIN DHE TE GJITHE ZONES, POR NDOSHTA TI ATE DO, KESHTU QE NUK TA VEME RE.
EDHE NJEREHE
ALLAHU EKBER
PERPARA ERDOAN.