Besar Likmeta*
Në shtator 2012, një kompani e quajtur Vetro Silk Road Equity Ltd, bëri një ofertë prej 850 milionë USD për privatizimin e Albpetrol. Kjo ofertë nuk u materializua, pasi kompania e regjistruar në Singapor nuk e bëri pagesën për privatizimin e kompanisë shtetërore të nxjerrjes së naftës, duke çuar në dështimin e tenderit të privatizimit. Oferta e Vetro Silk Road Equity Ltd mbështetej nga një garanci bankare prej 85 milion USD, nga American Chartered Bank në Çikago
Gjashtë vjet pas dështimit të këtij tenderi publik ndërkombëtar, Kontrolli i Lartë i Shtetit shprehet se institucionet shqiptare nuk kanë bërë përpjekje domethënëse për të arkëtuar qoftë edhe pjesërisht garancinë e ofertës së shpallur fituese prej 85 milionë USD.
“Institucioni i Avokaturës së Shtetit ka pasur dijeni për mos arkëtimin e garancisë së privatizimit, në vlerën prej 85 milionë Euro nga kompania Vetro Energy PTE Ltd” që nga viti 2012. Deri tani, ky institucion, ende nuk ka marrë asnjë veprim ligjor, në bashkëpunim me ish- METE, ish-MZHETTS, tashmë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, për arkëtimin e kësaj vlere,” shkruan KLSH.
Oferta e Vetro Energy për Albpetrol ishte më shumë se dyfishi i vlerësimit të kompanisë amerikane Patton Boggs, e cila e kishte çmuar Albpetrolin në një vlerë 300 milionë dollarë.
Në një konferencë për shtyp me 5 tetor 2012, Biznesmi Rezart Taçi deklaroi se ai është pjesë e konsorciumit që ka fituar tenderin për privatizimin e Albpetrolit
Sipas të dhënave të bëra publike Vetro Energy ishte 51 % nën pronësinë e YPO Holdings –një kompani nën pronësinë e Taçit e regjistruar në Singapor, dhe 49 % në pronësi të fondit amerikan të investimeve Silk Road Equity.
Nga viti 2008 deri në vitin 2013, Taçi zotëroi një paketë kontrolluese në rafinerinë ARMO, kohë gjatë së cilës kjo kompani akumuloi borxhe të shumta ndaj tatimeve, doganave dhe institucioneve shtetërore.
Një investigim i BIRN i botuar në maj 2016, hedh dritë se si biznesmeni Rezart Taçi përvetësoi qindra milionë dollarë me anë të ‘mashtrimit, evazionit fiskal dhe kredive të këqija,’ duke shkatërruar kompaninë e rafinimit të naftës bruto ARMO – ndërkohë që institucionet dhe krerët e shtetit bënin një sy qorr.
****
*Besar Likmeta është redaktor për Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Shqipëri – BIRN Albania

Vend pa zot dihet qe keshtu do ndodhi Taci e filloi me $100 ..thote gjeni i madh…kucedrat e atij vendi…i pine gjakun dhe ai popull nuk ndjehet por vritet per nje gardh..e per nje “pse me shikon”…hak e kemi…
I lutem Kontrollit te Shtetit ta coi deri ne fund , kete mega vjedhje ne Albetrol . Ndoshta nuk eshte Rezart Taci , personi kryesor , por ai I di gjerat si jane zhvilluar ne kurriz te pasurise me te madhe nentokesore , qe ka vendi . “Birrn” , si gjithnje , jua ka dhen ete gateshme materjalin . Ju vetem , duhet te beni veshjen libjore . Harram e paci , po qe es nuk e zgjidhni kete korrupsion galopant te nivlit te larte . Ta gjykoi SPAK . Mbetem ne shprese te KLSH. Zgalem
Ne ripjellja jemi marre me ujin e papaguar per te krijuar shtet ndersa Taci jeton ne Europe.Motoja jone eshte ne rradhe te pare qytetaret.
Po qysh keshtu more shoke keta salistet akoma gezojne milionat e vjedhura ndersa rilindjote u shqyen ne forum duke share saliun. Ore po ju kot shani se paskeni votuar per Edin, Liken dhe Saliun qe te vjedhin te tre se bashku tamam si nje koalicion qelbesirash. Ndaj mos u ankoni e akuzoni kot te tjeret. Po tani si i behet me karvanin shoke? Hajde suksese ne jete e votoni perseri per kete treshe gazmore.
Pyeteni Koco Kokedhimen dhe Gjiknurin pse si marin.kerkojne dhe procedojne.
Garancia 85 milionë € vë institucionet në vjedhje për ti rrikthyer Alievit paratë që Saliu ja vodhi me dinakëri ku koka e parë ishte ajo e Drejtprit të Credins Bank.
Tani këta duhet të kthejnë lekët Alievit ose ikën koka e Saliut Ramës Likes ose Bashës dhe nga xhepat e tyre nuk kthejnë po duhet të futwn në lojë institucionet për tja vjedhur popullit kaqol Shqiptar.