Pseudonimet e drejtuesve kryesorë të udhëheqjes komuniste

Dita

Gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare, pseudonime kishin edhe drejtuesit kryesorë të Luftës.

Madje për të saktësuar duhet thënë se kishin më shumë se 5 pseudonime.

Por cilat ishin ato dhe historitë e tyre?

Opinion ka botuar disa prej tyre.

Dushan Mugosha-Kishte nofkën Çalamani pasi ai çalonte nga njëra këmbë.

Liri Gega-Kishte nofkën Harbutja, për shkak të egërsisë që e karakterizonte.

Gogo Nushi mbante pseudonimin Hyseni. Ai ishte ortodoks por banonte dhe punonte në Tiranë mes myslimanëve, të cilët e strehuan dhe në shenjë respekti e quajtën Hysen.

Nexhmije Hoxha (Xhuglini) e veja e ish-diktatorit Hoxha, një nga pseudonimet që kishte ishte Delikatja. Thuhet se këtë pseudonim ia kishte vendosur Qemal Stafa.

Ja cilat ishin pseudonimet që drejtuesit e regjimit komunist por edhe shkrimtarë mbanin gjatë Luftës.

Enver Hoxha-Ivan; Malo; Mali;Selami; Sali; Shpati; Tarasi; Usta Hasani;Valbona.

Nexhmije Xhuglini-Delegatja; Delikatja; Flaka; Fryma e re; Hiqmete Nexhani; Nezhari; Vera; Hidra (nofkë)

Mehmet Shehu-Misha; Mjekra; Vjosa

Fiqirete Shehu (Sanxhaktari)-Qorja

Hysni Kapo-Besniku

Nako Spiru-Deti

Qemal Stafa-Brutus; Petriti

Shefqet Musaraj-Bejto Brati; Buburica; Dukë Eleni; Dimo Nuri; Fshatari Bejto; Merko; Nuri Dino; Shkrimtari

Shefqet Peçi-Tërmeti

Vojo Kushi-Tarzani

Zaho Koka-Druvari; Vetëtima

Ramize Gjebrea-Besa; Interesanti

Rrahman Parllaku-Hallvaxhiu;Krajli; Sheqerxhi

Spiro Mojsiu-Majori

Manush Myftiu-Heqimi;Gjethja; Jysja

Naxhie Dume-Furtuna

Liri Gega-Muzhiku;Tefta; Harbutja

Gogo Nushi-Hyseni

Hito Çako-Bariu; Çobani; Shushica

Bedri Spahiu-Gjuetari dhe Kaçatori

Bilbil Klosi-Bilo

Dilaver Poçi-Çakalli

Ethem Gjinushi-Goliku

Kahreman Ylli-Bariu

Kiço Ngjela-Kila

Kristo Frashëri-Shkëmbi

Llazar Siliqi-Grethi;Shoku;Hylli; I riu; Shpendi

Petro Marko-Demo Koti

Spiro Çomora-Himarioti

Sterjo Spasse-Skënder Pirro

Share This Article
9 Comments
  • Zbulim te madh paskeni bere ! Bravo opinion ! Po pse u vonuat kaq shume qe ti kishim perseritur me pare ha…….ha….. Nuk thon kot .kur s;ha dot pulen do han sorren.

  • Xhihadiste komuniste qe futen ideologjine sllave te komunizmit, bolshevizmit te BRSS, dhe kryen krime kundra kombit shqiptar. Te njejte si xhihadistet vahabiste te ISISit qe zbatojne idologjine vahabiste te Arabise Saudite.

    • Lere Buna se me sa dukesh po meresh me te shkuaren e eret spo shekon te tanishmen te ndritur qe sdime se cfare bejne pa pseudonimet sna hyne shume ne pune po bemat e gjithe ketyre 25 vjeteve qe po rendojne mbi shpatullat tona.Kjo eshte e keqia qe nuk po shekojme plaget e reja qe po na japin dhimbje e kullojne gjak po ato te vjetrat qe i vine per shtat politikaneve dhe maskarenjve te djathte e te majte pa dallim qe i vine per shtat per te mbuluar e larguar vemendien ndaj maskaralleqet,krimet ,korupsionin e vjedhjet e tyre.U bene ¢u bene keto kaluan po ¢po na bejne kete spo e mendojme.

  • Po “luftetaret” e shquar te Ballit, qe luftonin me pulat ne klandestinitet te plote, qysh i kishin pseudonimet? Apo kishin vetem NJE dhe ate me fraksione, bie fjala. Pula 1 (ai me i madhi me pulengrenesi); Pula-2 e keshtu me radhe. Gjithe keto para qe moren nga shteti budalla, keta te perdhjere pularike, pse s’i mblodhen cika-cika do para e te na benin jo film artistik, po dhe nje dokumentar te shkurter, 15-20 minutesh, per te na i treguar betejat e tyre pularike e mbupularike? Lanet, race e keqe kolaboracionistesh e kuinsligesh!

    • Luftetaret e Lirise , kishin nevoje per pseudonime sepse kishin armiq pushtuesit dhe tradhetaret ! Ndersa tradhetaret dhe pushtuesit , nuk kishin nevoje nga kush te ruheshin ! Ata kishin , pushtetin , ushtrine dhe gjithcka tjeter !

      Kaq e thjeshte eshte !

      Ajo qe mbetet pa kuptim eshte , pikerisht ky artikull i Dites ! Me shume se kjo , interes do te kishte p.sh. kronika e nje beteje me pushtuesit , per lirine e vendit !

      • hahah Lleshi! Lexoje pak nofken e fundit te xhaxhit enver. Hajde merre vesh se perse eshte i vetmi qe i kane vene edhe emer femeror. Madje e paskan quajtur edhe Sali.

      • Perkundrazi ka shume interes qe te shikojne shqyptaret sot pas 70 vjetesh se ky bukurosh pa shkolle ENVER-VALBONA me buzket e kuqe, me faqet e fryra dhe me barkun si kacek drejtoi shtetin dhe Vatanin ne fillim nga vila e kunatit te vet Kryefashist Bahri Omari dhe me pas me ndihmen e Titos udhehoqi sklleverit e tij me pune te detyruar nga vila e tij ne BLLOKUN komunist te Partise se Punes.

  • Kur na paska dale edhe S.Spasse me pseudonim si antifashist ?
    Apo aty nga fundi i 1944 kur anoi kanari nga Nac.Clirimtarja !?

  • Vetem nje pasaktesi ka: Shoqes Nexhmije ate pseudonimin DELIKATJA ja ka vene shoku Dushan Mugosha. Sipas shijes tij. Mos e bejme nun kot Qemalin e shkrete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *