Paris Saint Germain e ka nisur sezonin 2018-2019 me fitoren e Superkupës së Francës.
Kjo skuadër ka fituar ndaj Monakos këtë të shtunë me rezultatin e thellë 4-0.
Dominimi i të besuarve të Tomas Tuchel ishte i dukshëm në fushën e gjelbërt.
Në “Shenzen Universiade Sports Centre” rezultati u zhbllokua nga Angel Di Maria. Sulmuesi argjentinas lëshoi nga goditja e dënimit një silurë drejt portës së Benaglios, me sferën që u ndal vetëm nga rrjeta.
Nkunku e shtyu topin drejt rrjetës vetëm pak minuta më pas, ndërsa për realizimin e dy golave të tjerë mendoi Weah.
Angel Di Maria ishte sërish protagonist, duke hapur goleadën në fund. I ndihmuar nga Rabiot në hyrje të zonës, sulmuesi realizoi golin e katërt për PSG-në.
s.a/dita
