PSG-ja acarohet, Neymar s’mund të luajë as këtë javë

Gazeta Dita

Pas dy ditësh pushim, sot lojtarët e PSG-së u rikthyen në stërvitje. Ata dhe çdo qytetar i Parisit po shpresojnë që të dielën, në ndeshjen ndaj Guingampit, Neymar më në fund të luajë nga minuta e parë, por debutimi i 25-vjeçarit si parisien rrezikon të shtyhet për në javën e tretë të kampionatit.

Mediet franceze shkruajnë se PSG-ja po pret që nga Spanja të dërgohet dokumentacioni për transferimin e lojtarit, por deri tani kjo nuk ka ndodhur. Për këtë vonesë nuk dihet nëse përgjegjësit janë drejtuesit e La Ligës apo ata të Barcelonës.

Nënkampionët e Francës e kanë bërë kërkesën e tyre që të enjten e kaluar dhe, sipas rregullave, Barcelona ka 15 ditë kohë për të mbyllur të gjitha procedurat e transferimit. Gjithsesi, në Paris nuk mund të presin kaq shumë, sepse tifozët duan të shohin “222-milionëshin” në fushë. Në fund të fundit, çdo sekondë e Neymar-it me top në këmbë qarkullon para!

Nëse deri para së dielës gjendja nuk do të ndryshojë, PSG-ja do t’i drejtohet FIFA-s për të kërkuar një transferim të përkohshëm, variant me të cilin Neymar mund të luajë pa pasur frikë se mund të ndëshkohet. Tik-tak, tik-tak, ora po vrapon!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *