Psg shpallet matematikisht kampion i Francës një javë para përfundimit të kampionatit, pasi diferenca me Lyonin e vendin të dytë tashmë ka shkuar në 6 pikë. Formacioni i Laurent Blanc fitoi 2-1 në transfertë me Montpellier, ndërkohë që Lyoni nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me Bordeaux. Matuidi në minutën e 25 dhe Lavezzi në të 21-tën mbyllën llogaritë për parizienët, që lëshuan pak terren duke i lejuar kundërshtarit të shkurtonin diferencën me Mounier në të 40-ën.
Për parizienët ky është titulli i tretë radhazi kampion i Francës dhe i pesti në histori. Që kur klubi kryeqytetas kaloi në pronësi të emirit të Qatari Al Khelaifi, psg ka arritur të fitoi tre tituj kampion në 4 vite, duke e dominuar futbollin francez.
Lyoni pavarësisht se mori vetëm një pikë me Bordeaux, e ka siguruar vendin e dytë, ndërsa Monaco dhe Marsiellë rivalizojnë për vendin e tretë.
Është mbyllur gjithcka përsa i përket garës për mbijetesë, pasi Lens, Metz dhe Evian, kanë rënë një një kategori më poshtë
