PSG ofron 120 mln euro për Ronaldon, Reali refuzon

anazapta

Real Madrid ka refuzuar një ofertë të hapur të PSG-së për Kristiano Ronaldon. Ekipi francez ka ofruar plot 120 milionë euro për portugezin.

Drejtori i Komunikimit tek Real Madrid, Joaquin Maroto thotë se Reali është i vendosur për ta mbajtur fituesin e Topit të Artë në Santiago Bernabeu.

Sipas “AS”, në 4 Korrik vetëm pak ditë pasi Parisit iu hoqën nga Uefa kufizimet në merkato lidhur më cështjen e fair-play-in financiar ka patur një takim mes drejtuesve të Realit të Madridit dhe atyre të klubit francez në Doha të Katarit.

Nëse Los Blancos do të pranonin ofertën e kampionëve të Francës dhe do të lejonin kalimin e Cristianos në Parc Des Princes për 120 milionë Euro, sulmuesi luzitan do të bëhej sërish transferimi më i shtrenjtë në futboll duke parakaluar uellsianin Gareth Bale.

Me Realin e Madridit Cristiano Ronaldo ka një kontratë deri në vitin 2018 nga e cila përfiton 21 milionë Euro në sezon, ndërsa klubi merengues në marrëveshjen që ka nënshkruar me portugezin ka vendosur një klauzolë largimi në shifrën e pabesueshme të 1 miliardë Eurove.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *