PSG pranë “çmendurisë” së radhës, €200 mln për Mbappe

Gazeta Dita

Blerja e Neymar për shumën stratosferike të 222 milionë euro nga Barça, për të regjistruar edhe transferimin rekord, më të shtrenjtë në historinë e futbollit, duket se nuk është mjaftueshëm për Paris Saint Germain. Klubi parizien që dëshiron të fitojë trofeun e Champions League këtë sezon mund të sigurojë edhe blerjen e Kylian Mbappé gjatë orëve në vijim. Negociatat tashmë kanë nisur dhe duket se oferta e PSG kënaq pritshmëritë e Moncao.

180 milionë eurot që bashkë me variablat do të arrij në totalin prej 200 milionë euro do të shënojë goditjen e dytë ndaj Fair-Play financiar për klubin e PSG. Parizienët nuk kanë asnjë qëllim të hezitojnë për të shpenzuar më shumë se 400 milionë euro në këtë merkato vere, për vetëm dy futbollistë. Një çmim mjaftueshëm i lartë, për të lënë pjesën tjetër të futbollit europian tërësisht të inatosur.

Real Madrid, klubi tjetër në garë për sulmuesin francez nuk iu afrua për asnjë moment ofertës së Paris Saint Germain, duke i qëndruar bisedimeve dhe tratativave paraprake, të gatshëm për të paguar vetëm 130 milionë euro për sulmuesin 18-vjeçar të AS Monaco, që është i destinuar të dominojë futbollin europian, të paktën çmimi i tij do ta detyrojë të tentojë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *