PSG fitoi pa shumë mund përballë Nantes, që luajti një ndeshje të mirë për 45 minuta por nuk arriti dot të përballonte më pas forcën e parizienëve në pjesën e dytë, që në fund fituan 4-1.
Diferencën mes dy ekipeve e bënë pikërisht individualitetet, me yjet e Blanc që kur e morën seriozisht sfidën treguan se janë të papërballueshëm.
Në “La Beajoire” ndeshja nisi mirë për vendasit, të cilët në fakt patën një mundësi që në minutën e 8-të me Lenjanin. Gjithsesi momentin e mirë Nantes e shfrytëzoi në të 11-tën, kur Yacine Bammou kaloi në epërsi “kanarinat”.
Nantes mund të kishte mbyllur ndeshjen që në pjesën e parë, kur goditi dhe 2 herë të tjera shtyllën. Disavantazhi minimal e lejoi PSG që të besonte realisht te një përmbysje dhe në të 48-tën, Ibrahimovic shënoi një gol force duke barazuar rezultatin.
Lëvizja fituese për trajnerin Blanc do të vinte nga stoli, me Cavanin që futur si zëvendësues shënoi golin e 1-2 pas një goditje të saktë me kokë.
Gjithsesi në të 80-tën, Di Maria ngriti shifrat në 3-1 me një gol spektakolar për t’i lënë më pas vendit Lavezzit duke bërë të lumtur dhe një tifoz të vogël të parizienëve, të cilit i dhuroi dhe fanellën e tij.
PSG nuk kishte përfunduar ende me golat pasi në minutën e 90-të, Aurier shënoi me stil gërshërë pas harkimit nga goditja e këndit duke vulosur një sukses të thjeshtë për skuadrën e tij.
Ndërkohë që Cana dhe Lenjani luajtën të dy 90 minuta përballë parizienëve por pa lënë shumë shenjë në këtë sfidë.
