PSG shpreson tek Di Maria për të përmbysur Realin në Champions

DITA Online

 

Unai Emery duket se ka gjetur zëvendësuesin e Neymar, i cili u operua të shtunën në Brazil.

Sulmuesi argjentinas Andel Di Maria do të zëvendësojë brazilianin në ndeshjen që skuadra e Paris Saint Germain do të luajë në Champions League ndaj Real Madrid javën e ardhshme.

Di Maria po kalon një moment të mirë dhe këtë e konfirmoi edhe dje, kur realizoi golin e parë në fitoren 2-0 të PSG-së ndaj Troyes. Por detyra më e vështirë për sulmuesin argjentinas është të përmbysë shifrat 1-3 në sfidën që do të luhet në Paris, ditën e martë në Champions.

Trajneri Emery shpreson që Di Maria të realizojë edhe në sfidën e radhës. “Të dy, Di Maria dhe Neymar, janë lojtarë të rëndësishëm, me cilësi që bëjnë diferencën në fushë. Di Maria ka përvojë dhe dëshirë për të treguar vlerat, është shumë kompetitiv dhe të martën ai ka shansin të tregojë se është një kampion”, tha trajneri Emery, që në ndeshjen ndaj Troyes la pushim shumë nga titullarët, për t’i patur gati për ndeshjen e Champions. “Dua një ekip në 100% të formës ndaj Real, ku do të rikthehet edhe Mbappe, që e lashë pushim pas këshillës së mjekëve”, tha Emery.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *