Psikologët kërkojnë të vaksinohen, letër Manastirliut dhe Rakacollit: Nuk kemi ndalur asnjë ditë shërbimin, jemi po aq të rrezikuar sa mjekët dhe mësuesit

Rovena Cerka

Presidentja  e Urdhrit të psikologut, Valbona Treska i ka dërguar kërkesë për vaksinim të psikologëve Ministres së Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Drejtoreshës së Komitetit Teknik të Ekspertëve Mira Rakacolli.

Treska thekson rëndësinë e vaksinimit të profesionistëve që punojnë në fushën e psikologjisë. Shkresa nënvizon se edhe gjatë pandemisë, psikologët e kanë vazhduar punën. “Nuk e kemi ndalur asnjë ditë shërbimin. Madje, edhe në ditët që i gjithë vendi ka qenë në karantinë të plotë”.

Sipas kërkesës, psikologët përballen me të njëjtat vështirësi si mësuesit. Disa prej tyre, kanë qenë edhe pjesë e strukturave spitalore. Kjo, për të dhënë ndihmë ndaj pacientëve që trajtohen nga Covid-19.

c.r / dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *