Publicitet dhe shtëpi për të pastrehët

anazapta

Të shfrytëzosh billbordet e reklamave për t’u ofruar banesë të pastrehëve. Kjo është ideja e një kompanie të re sllovake, Gregory Ad Solution, e cila ka hartuar një plan për të minimizuar numrin e endacakëve të pastrehë.

Banesat është planifikuar të kenë strukturë trekëndore, me dy ndarje: në të parën hyrja, kuzhina, një tavolinë dhe dhoma e gjumit, ndërsa në tjetrën tualeti.

Projekti është ideuar për qytetin Banska Bystrica, por është i adaptueshëm kudo, me kusht që billbordet të jenë në vende të përshtatshme për të jetuar.

Hartuesit thonë se janë të hapur për modifikime nga ana e arkitektëve, ndërsa vijojnë punën për të gjetur sponsorët, që do të bëjnë të mundur realizimin.

2

3

4

5

6

7

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *