Mediat amerikane siguruan 15 faqe të shënimeve, të ish-shefit të FBI-së, James Comey, nga bisedat private me presidentit amerikan Donald Trump, pak pasi ato kishin kaluar nga Departamenti i Drejtësisë në Kongres.
Në këto shënime të ish-kreut të FBI-së, i shkarkuar disa muaj më parë nga Trump, përshkruhen ballafaqimet e Comey-t me Trumpin, ku ky i fundit shprehet i shqetësuar për një dosje të pasur të Inteligjencës kundër tij, si edhe i kishte shprehur rezerva për asokohe këshilltarin për Sigurinë Kombëtare, Michael Flynn. Sipas Comey-t, Trump i kishte thënë se Flynn ka probleme të mëdha në aftësinë e të gjykuarit, duke i kërkuar shefit të FBI-së t’i japë fund hetimit për të, për lidhjet me rusët.
Pak ditë më parë James Comey publikoi librin autobiografik ku përshkruante Donald Trumpin si një president “imoral, pa asnjë lidhje me të vërtetën dhe një lider që udhëheq me një stil mafioz”. Por Trump akuzoi ish-shefin e FBI-së për gënjeshtra dhe rrjedhje të informacionit të klasifikuar.

l.h/ dita

Po ky Comey, 3 here e ka takuar Presidentin Trump dhe ben liber.
Ne asnje rast ne asnje rrathane deri ne vdekje shefi i FBI nuk flet dhe nuk rrefehet per punen e tij edhe kur pensionohet, eshte kasaforte.
Coney jo qe duhet te debohej por lind pyetja, pse e kane vene ne krye te FBI, kete bythe-shpuar.
Nuk duhet te jene Kasaforte veprimet antishoqerore apo antinjerezore, aq me teper ato qe bejne lideret qe kane ne dore fatet e njerezimit. Nqf ato nuk kontrollohen rreptesisht nga strukturat e posaqme te shtetit dhe shoqeria ne teresi do te na dale ndonje lider i tipit stalin, hitler apo enver. Psh shteti amerikan nen drejtimin e Huverit ishte syri, veshi dhe siguria e shtetit, qytetarit dhe e liderve politike ne SHBA. Ishte i respektuar nga te gjithe presidentet megjithese kishte shenime per te gjithe, por FBI nuk ndikonte tek vullneti i popullit per zgjedhje,ashtu sikurse mendoj se nuk ka ndikuar edhe ne kohen tramp – klinton.