Skënderbeu luan sot në “Elbasan Arena” ndeshjen e dytë të grupeve në Ligën e Europës. Korçarët vihen përballë zviceranëve të Jang Bojsit në takimin e vlefshëm për Grupin B.
Të dyja skuadrat synojnë më të mirën nga ky takim pasi e kanë shprehur hapur që kanë si qëllim të kualifikohen në fazën tjetër. Në ndeshjet e para, Skënderbeu u mposht në Kiev përballë Dinamos me rezultatin 3-1, ndërsa Jang Bojsi barazoi në shtëpi 1-1 me Partizanin e Beogradit.
Ndryshe nga sa deklaroi dje në konferencën për shtyp, trajneri Ilir Daja ka zgjedhur t’i besojë një vend titullari Gjergji Muzakës në vend të Bakari Nimagës.
21:05 | SKËNDERBEU – JANG BOJS
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Jashanica, Aliti, Mici, Muzaka, Lilaj, Xhejms, Gavazaj, Sahiti, Soue
Trajner: Ilir Daja
Jang Bojs: Von Ballmos, Byrki, Von Bergen, Vytriç, Jos, Abisher, Sanogo, Sulejmani, Shik, Asale, Moumi Ngamaleu
Trajner: Adi Hyter
Gjyqtar: Kevin Blom (Holandë)
