Skënderbeu luan sot në Çeki ndeshjen e parë të turit të tretë kualifikues ndaj skuadrës së Mllada Boleslav. Pasi kaluan Sant Hulian dhe Kairat Almatin, korçarët synojnë një tjetër triumf ndaj kundërshtarit të radhës, këtë herë për të synuar arritjen e fazës së “play off”-it, hapi i fundit para futjes në grupe.
Trajneri Ilir Daja duhet të bëjë sot pa shërbimet e Sabien Lilajt, i cili u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e kthimit ndaj kazakëve të Kairatit, si dhe pa sulmuesin malazez Goran Vujoviç, i cili është i dëmtuar. Edhe Xhejms do ta nisë nga stoli këtë takim pas disa shqetësimeve fizike dhe vonesës së pajisjes me vizë.
18:00 | MLLADA BOLESLAV – SKËNDERBEU
Formacionet zyrtare
Mllada Boleslav: Divish, Fabian, Dagllas, Çmovsh, Fleishman, Prikril, Matejovski, Rada, Maresh, Mebrahtu, Shramosta
Trajner: Dushan Uhrin
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Jashanica, Mici, Muzaka, Osmani, Nimaga, Taku, Plaku, Latifi
Trajner: Ilir Daja
Gjyqtar: Alan Mario Sant (Maltë)/panoramasport/
