Publikohen imazhet e para të Windows 10 për smartfonët

Dita

Planet e gjigandit të softuerit ishin të qarta, Microsoft do të lançonte Vëzhgimin Teknik të Windows 10 për telefonët këtë muaj.

Ndërsa sapo kanë mbërritur edhe pamjet e para të platformës. Një përdorues në Twitter ka postuar tre imazhe të sistemit operativ mobil.

Në ekranin e parë shfaqet përditësimi i Vëzhgimit Teknik të Windows 10. Imazhi i dytë paraqet qendrën e re të njoftimeve.

Qartësisht vëmë re se është shtuar numri i shkurtesave nga 4 në 12 të tilla. Imazhi i fundit paraqet ridizenjimin e panelit të cilësimeve në Windows 10.

Ky panel ngjason së shumti me atë që kemi parë në ndërtimin 9926 të Vëzhgimit Teknik për desktop./ATA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *