“Daily Mail” ka publikuar për herë të parë videot që tregojnë momentin brenda lokalit që u sulmua nga organizata terroriste ISIS më 13 nëntor në Paris të Francës.
Kamerat e sigurisë kanë arritur të filmojnë të gjithë momentin e sulmit, që kur terroristi zbraz mbi njerëzit armën e tij kallashnikov dhe deri te largimi nga vendi ngjarjes me një makinë. Në video shihet se si dy gra i shpëtojnë fatmirësisht vdekjes, pasi arma e terrorist u bllokua, kur ai tentoi t’i qëllonte ato nga një distancë e vogël.
Nga sulmet e organizuara nga ISIS në Paris humbën jetën 129 persona ndërsa u plagosën qindra të tjerë.
