Publikohet axhenda e Kuvendit për 21 korrikun

Dita

Paketa e ndryshimeve kushtetuese që do të votohet të enjten në Kuvendin e Shqipërisë është çështja e parë e rendit të ditës së séancës plenare të 21 korrikut. Axhenda zyrtare e publikuar të martën nga Kuvendi parashikon një séancë me 10 pika.

Ndryshimet në Kushtetutë kërkojnë një miratim me shumicë të cilësuar, 2/3 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit ose 94 vota. Sipas rregullores, për draftin kushtetues do të shprehen relatorët e komisionit për reformën në drejtësi, ndërsa më pas janë parashikuar diskutime nga deputetët dhe më pas në emër të grupeve parlamentare.

Pikat e tjera të rendit të ditës së kësaj sEance, e konsideruar historike, përfshijnë dhe miratimin e pr/ligjit “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për negocimin dhe lidhjen e kontratës ndërmjet shtetit shqiptar dhe kompanisë “Star Bridge Port Development Limited”, me objekt projektimin, ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe menaxhimin e portit të Karpenit, zonës mbështetëse të portit dhe asaj ekonomike”.

Gjithashtu, është parashikuar miratimi i disa ndryshimeve dhe shtesave në vendimin “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimin e pozicioneve të punës të Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave””, si dhe pr/vendimet për plotësimin e katër vendeve vakante në Autoritetin e Mediave Audiovizive, pr/vendimi “Për zgjedhjen e Arben Malajt anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë”, si dhe pr/vendimi “Për miratimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit “Për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme”.

Share This Article
2 Comments
  • e pra ketu kemi pergjegje per show circus qe politikanet e ambasadorete tone na bejne: diskutimi qe nuk u persend nga askkush te starbridge et etj .
    Ketu fie lepuri i kesa story te stergatuar per ligjin mai Drejtesine…
    Rhume zhurm per asgje e heshtje totale per gjerat ma te rendsishme per ekonomine tone,qe do manaxhoje TAP! Donald Lu po luan rolin mjeshterisht per bossat e tij!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *