Koordinatori i përgjithshëm i vizitës së Papës në Tiranë, Albert Nikolla, ka publikuar planin e axhendës së Papa Françeskut.
Ai do pritet me një ceremoni të veçantë nga kryeministri Edi Rama, ndërsa do të mbajë një fjalim në sheshin “Nënë Tereza”
Axhenda e vizitës së tij është si më poshtë:
Më 21 shtator 2014, ditë e diel, Papa do të mbërrijë në aeroportin e Rinasit në orën 9.00 ku do të pritet me një ceremoni të veçantë nga kryeministri shqiptar Edi Rama.
Në orën 9:30, Papa do të mirëpritet nga presidenti i Republikës.
Në orën 10:00 do të takohet me autoritetet në sallën e pritjes së Presidencës dhe do të ketë një fjalim të Atit të Shenjtë.
Në orën 11:00 do të kremtohet një meshë në sheshin “Shën Tereza”, shoqëruan nga fjala e Papa Franceskut në fund të saj.
Në orën 13:30, papa do të takohet në një drekë me Ipeshkvinë shqiptare dhe shpurën papnore.
Në orën 16:00, papa do të takohet me krerët e komuniteteve të tjera dhe komuniteteve të krishtera në Universitetin katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” dhe aty do të mbajë nëj fjalim.
Në orën 17:00 do të ketë një kremtim të lutjes mbrëmësore në katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, ku do të ketë edhe një fjalim të posaçëm.
Në orën 18:30 do të ketë një takim me fëmijët e qendrës “Betania” dhe një përfaqësi të qendrave bamirëse të kishës katolike në Shqipëri.
Në orën 19:45, Papa do të largohet me një ceremoni nga aeroporti “Nënë Tereza”./b.l

Faleminderit Papes qe viziton nje vend te bekuar, nje komb te vjeter, me histori deri tek Pape te dale nga ky popull mjaft i lashte…
Mirsevin Pape! Vec te tjerash kur te flasesh ne emer te vatikanit,duhet te prononcoheni dhe te thoni nje te vertete shekullore qe :Toka shqipetare dhe populli i saj kan qene mbrojtsit e krishterimit kur ndalen hordhit turke qe ju leshuan Evropes me egersi,duhet te na shpallni toke dhe popull te shenjte se kemi bere sakrifica te panumerta dhe kemi paguar dhe po e vuajm akoma pasojat e asaj lufte!Po te mos ishin ndalur nga Skenderbeu sot me shume se gjysma e Evropes do te fliste turqisht!
Rrofsh o Pape qe po na viziton ! Po viziton nji vend , i vetmi vend qe i ngjan Afrikes ne Evrope ! Keshtu e kane katandis shqiptaret , qi nuk e dun hiç zhvillimin e tyne , qi kane dy shekuj edhe ma shume , qi vrasin gjindjen e tyne , prishin shtepite e tyne , zgjedhin batakçinj ne krye t’tyne , pranojne ushtri t’hueja ne vend te tyne qi manej i grabisin ….. e plot e plot te keqia i bajn vedit !
Hajde t’iu mushesh menien se te paret e tyne ishin ata qe krijun Evropen ! Dhe prandaj Evropi asht kaq kurve – ka than Gjergj Fishta i Madh ! Hajde e na mjeko plaget qi i kena hap vetes , te dame ne 5 shtete , te shtyp dhe te masakrum ene fmijte ! Se pio nuk fole ti , na nuk zem mend !
Asht nji demokristian , nji Eduard Perndocaj , ka shpall “lidhjen e veriut” ! Njat mos e ndigjo e shkulja veshin ! Kujt i morri leje ai me e nda Shqipnin ?
Hajde o Pap se mezi te kena prit !
Nje porosi kisha per Papen, nese ka mundesi ta pjerdhi ate ndertesen e kyeministrave se mbase u hapet shanci…..e kemi provuar ta pjerdhe hoxha po ngaqe nuke hante mish gici dhe vere i dilte pordha pa cileci….hajde me kembe te mbare, mos e harroni Tum Doshin..Arben Ndoken..Mark Frroqin…Armando Pringen te jen ne rreshtin e pare.