Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Lista e të kërkuarve, një në dy shqiptarë të rritur e ka klikuar
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Lista e të kërkuarve, një në dy shqiptarë të rritur e ka klikuar
AktualitetKronikeLajmi i fundit

Lista e të kërkuarve, një në dy shqiptarë të rritur e ka klikuar

anazapta
Published November 19, 2013
Share
SHARE

Pothuajse një në dy shqiptarë të rritur ka shprehur interesin për të klikuar në faqen e Policisë së Shtetit, për listën e personave të kërkuar për krime të ndryshme. Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit, listuan në internet një grup prej 742 personash, mes tyre edhe të njohur. Bie në sy emri i ish-shefit të shtabit të Forcave të Armatosura, gjeneral Luan Hoxha, i dënuar me 5 vite burgim për shpërthimin e Gërdecit më 15 mars 2008, i cili ka marrë edhe një azil në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zëdhënësja e Policisë së Shtetit, Laura Totraku, njoftoi mbrëmë se numri i klikimeve drejt faqes së Policisë së Shtetit, në internet, në rubrikën e personave të kërkuar, ka qenë tepër i lartë.

“Nga momenti i publikimit të informacionit, rreth orës 15:30 të ditës së diel, për personat e kërkuar në faqen e Policisë së Shtetit në internet janë evidentuar rreth 1,616,900 klikime. Ndërkohë vetëm gjatë orës së fundit numri i klikimeve nga qytetarët është rreth 53560”, tha ajo. Nëse do e llogarisim me numër të përafërt të popullsisë shqiptare, përfshirë edhe emigrantët, pothuajse një në dy shqiptarë të rritur, me mundësi interneti, (duke përjashtuar fëmijët nën 14 vjeç, ndërsa lista e votuesve është 3,2 milionë persona), ka klikuar në këtë faqe, pasi ka qenë i interesuar për të gjetur nëse ka pasur të njohur apo të afërm.

Nënvizohet se lista nuk është përfundimtare dhe vijon të rifreskohet me të gjithë emrat e personave në kërkim, të dënuar apo në hetim për krime të ndryshme. Ndoshta nga ky fakt edhe interesimi në klikime brenda kësaj faqeje është i lartë dhe vijon të tërheqë njerëz të shumtë. Policia sqaroi se ndërtimi i listës është në proces dhe do ketë rifreskime apo heqje të gabimeve të disa emrave të personave që nuk jetojnë më, apo që tashmë janë arrestuar. “Ju bëjmë me dije gjithashtu se kjo faqe do të përditësohet në vijimësi, duke hequr nga lista personat, të cilët anulohen nga kërkimi dhe shtuar persona të tjerë, të cilët do të shpallen në kërkim”, tha Totraku.

Policia e Shtetit publikoi të dhënat për personat më të rrezikshëm të shpallur në kërkim nga policia dhe organet e drejtësisë në listën prej 742 personash, ku bien në sy emrat e ish-Shefit të Përgjithshëm të Shtabit të Ushtrisë, Luan Hoxha, i cili rezulton në listën e personave të shpallur në kërkim pas vendimit të Gjykatës për çështjen “Gërdeci” dhe i dënuar me 5 vite burg, por me azil në SHBA.

Një tjetër emër i rëndësishëm është dhe ish-komandanti i Gardës së Republikës në vitin 1997, Xhahit Xhaferri dhe Arjan Cengës, ish-Shef Operativ të dënuar nga gjykata për rebelim, dezertim i kuadrit komandues. Në listën e të kërkuarve janë dhe persona të vdekur, Çajup Qejvani, i dënuar për grabitje gjatë 1997, është vrarë në 19 tetor 2008 në Athinë të Greqisë. Po kështu rasti i Izet Haxhisë, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit në vitin 1998, që figuron në listën e personave të shpallur në kërkim, pavarësisht se është i arrestuar në Turqi që prej 2006-ës. E njëjta gjë për Enver Dondollakun, i arrestuar në vitin 2006 në Padova të Italisë. Dondollaku është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda për një seri vrasjesh të kryera si pjesëtar i Bandës së Lushnjës. Në listë, 47 persona janë dënuar me burgim të përjetshëm dhe 101 me nga 25 vjet burgim, për krimet e vrasjeve.

 

 

anazapta November 19, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments
  • BESIANA GUSHI says:
    November 18, 2013 at 9:30 am

    Eshte skandaloze mungesa e mbi 80% te fotove te personave te kesaj liste. Si eshte e mundur qe policia shqiptare te mos kete foto te tyre, apo mos publikimi i tyre eshte nje lloj mbrojtjeje e kushedi kujt….!

    Reply
  • dada says:
    November 18, 2013 at 10:18 am

    Duhet te pyete ish ministri NOKA.

    Reply
  • ARUSHA says:
    November 19, 2013 at 12:45 pm

    SA SHUME KISHTE NGA KORCA DHE KOLONJA ???????????????KJO TREGON SE SHTETI SHQIPTAR NUK KA DHENE KURRE PARA NE KETO ANE ; SEPSE KORCARET NUK JANE VRASES E AQ ME TEPER KOLONJARET ;KETA TE DY QYTETE E FSHATRA JANE TE PUNES E TE LLUKSIT DHE TE KENGES DHE TE SHKOLLES E PATRIOTA !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    FATKEQESI SE U SHKATERRUA MORALISHT JUGU NE KETO 24 VITE ME QEVERI VRASTARE DHE KOPUKE

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?