Është publikuar në Qendrën e Botimeve Zyrtare vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Teatrin Kombëtar.
Gjykata Kushtetuese rrëzoi planin e qeverisë për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.
Dy javë pasi dëgjoi pretendimet e palëve, gjykata vendosi të shpall si antikushtetues ligjin special që qeveria miratoi në vitin 2018, nga ku nisi edhe rrugëtimi për shembjen e godinës nën argumentin e ndërtimit të Teatrit tëri kombëtar.
Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata Kushtetuese vlerësoi se ligji cenon lirinë e veprimtarisë ekonomike, parimin e shtetit të së drejtës në drejtim të procesit të vlerësimit të identitetit dhe të trashëgimisë kombëtare nga institucionet përkatëse si dhe parimin e decentralizimit dhe të autonomisë vendore të sanksionuar në nenin 13 të Kushtetutës.
Qeveria i hapi rrugë shembjes së godinës duke e kaluar pronësinë e Teatrit Kombëtar nga Ministria e Kulturës tek Bashkia e Tiranës. Edhe kjo VKM u rrëzua nga trupa, duke e cilësuar atë si antikushtetuese.
Por gjykata nuk arriti të caktonte nëse shembja e godinës së teatrit ishte antikushteutes apo jo. Kjo për shkak se për herë të parë, gjyqtarët u ndanë duke mos arritur kuorumin prej të paktën pesë votash, çka mundëson vendimmarrjen.
e.r/dita

Kush na tregon:
Teatri do te rindertohet si mendon Saliu,tamam si ai i vjetri qe u shemb apo
Do te ndertohet nje teater bashkekohor si mendojne EDI, Lali ERI etj..
Po i riu do te ndertohet, mo, i riu. Punimet per te fillojne brenda ketij viti: keshtu deklaroi dje kryetari i Baskise Erion Velija. Pritet vetem nje VKM per te percaktuar procedurat e tenderimit.
‘Teatri’ per Teatrin e ashtuquajtur kombetar, mbaroj. Godiane vjeter nuk ishte objekt i trashegimise kulturore qe mbrohej me ndonje ligj, ndaj dhe e shembën pa iu dredhur qerpiku. Gjykata kushtetuese sigurisht qe zbatoi proverbin “Mishi te piqet dhe helli mos digjet”. Që nga fillimi, qe kthye e gjitha ne nje kauze politike kjo dukej ashiqare. Bile pretendenti per kryeminister Lule Basha, neneshkroi publikisht nje marreveshje me “Aleancen per Teatrin”, se pas fitores do ua ndertonte ashtu si ishte dhe aty ku ishte!!!. Teater apo jo, ne fund mbas nje odiseje te neveritshme, sipari ra. Çfaqja mbaroi, por si ne çdo shfaqje teatrore, sipas shijeve, ajo ose u pelqen ose nuk u pelqen te gjithe spektatoreve, në kete rast elektoratit (se per zgjedhjet pra, u be gjithe ajo gurgule). Tani e tutje sigurisht qe do kete shfaqje te tjera dhe publiku nuk do kete pse te merzitet. Politika ka plot te tilla shfaqje dhe kjo e fundit do te harrohet.
Dmth gjykata kushtetuese qe mezi e prisnim, as te q…e as te leshon, keshtu me teatrin, keshtu me zgjedhjet e 30 qershorit, te shohim me shkarkimin e Ilir Metes dhe pastaj do vendosim ne qytetaret te ngreme nje gjykate te re.
Kjo eshte e ardhmja e drejtesise! As mish e as peshk! ne baye te ligjit X paragrafi N prishja eshte e justifikueshme! Ne baye te ligjit Y paragrafi M prishja eshte e pajustifikueshme! Xhungla e ligjeve na mundeson cfardo lloj vendimi!
Prandaj ja thone gjykate kushtetuese
Kush. Uditet nga ky mosvenfim?! Jo shsiptaret qe e dine fort mire sa e korruptuar eshte Drejtesia e tyre ne CDO nivel!
Deri kur keshtu eshte pyetja!